Poeti kryengritës që përsëgjalli nuk donte të botojë libër

Libra

Poeti kryengritës që përsëgjalli nuk donte të botojë libër

Nga: Kalosh Çeliku Më: 31 mars 2017 Në ora: 20:10
Shaqir SADIKU – SHAQA (1952 – 2008)

Dhe një ditë ndërrojmë jetë ne të pavdekshmit

( Mikut tim të penës: Shaqir Sadiku )

 

Dhe, ndërrojmë jetë një Ditë - Natë

Ne të pavdekshmit. Rebelët.

Që, me libra në duar iu sulëm Dijes

Lapsa në brez. Në Kërçovë. Gostivar.

Shkup. Dhe, në Prishtinë.

 

Ehu, vëllai im! Që, dikur në Kërçovë

Te “Elita” ma fale për grua amerikanen.

Dhe, më the: merre se ti shkruan libra

Unë e dua më shumë vendlindjen. Vendosa

T’i qëndroj besnik. Heq dorë nga poezia.

Vetë nuk deshe të bëhesh shkrimtar.

 

Dhe, ndërrojmë jetë një Ditë. Natë

Ne të pavdekshmit. Rebelët.

Që, ndezëm zjarre. Dhe, grua e patëm Lirinë...

 

Shkup, e shtunë 29 mars 2008

           

      

        Shaqir SADIKU – SHAQA

                  (1952 – 2008)

 

      Shaqir Sadiku – SHAQA (1952 – 2008) - lindi në fshatin Llagje të Kërçovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Kërçovë e Gostivar (arsyeja e mbylljes politike të paraleleve shqip të gjimnazit të Kërçovës). Studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës përderisa studioi në Prishtinë, si student i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punoi edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës si gazetar e redaktor i emisionit për Arsim dhe Kulturë.      

         Në vitin 1981, në rrethana të njohura të asaj kohe, Shaqir Sadiku emigroi në Zvicër. Gjatë kohës të qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar me Jusuf Gërvallën, ku merrej me përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në një trup të vetëm veprues për Atdheun. Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i dëshpruar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë, me personalitetet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë por edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës.

         Shaqir Sadiku – SHAQA, përsëgjalli nuk botoi ndonjë libër. Shkaku, se: sipas tij ende është herët për libër. Kohën e fundit, ai hoqi dorë edhe nga poezia. Herë pas here, kur takoheshim tek restoranti “Elita”, dhe i propozoja që t’i mbledhim poezitë e tia të arratisura nëpër gazeta e revista letrare, në Shkup e Prishtinë dhe t’i botojmë një ditë si libër! Përgjigjej shkurt me një buzëqeshje ironike, Jo! Ia pae ti hajrin poezisë, tashti më ka mbetur edhe unë të futem në atë hurdhë mes shelgjeve e rrënjëve. Vetëmse, mirë do të ishte të më dëgjosh mua, dalësh mbi ujë në sipërfaqe: unë kur isha në Amerikë, u njoha me një grua pasanike. E, me që unë më nuk shkruaj poezi, me gjithë zemër po ta jap ty se, ti shkruan ende libra.

        Dhe ja, vështirë e kisha ta bind Shaqën për botimin e një  libri. Pas ikjes së tij të papritur nga kjo botë, si mik i tij që nga fëmijëria gjatë verës në breg të Lumit të Zajazit, bangave shkollore dhe studimeve në Prishtinë, u përpoqa t’i mbëledh disa poezi të tia të publikuara në gazetat dhe revistat letrare. Dhe, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup, arrita t’i nxjerrë në dritë si libër me titullin: Zjarr dhe flakë, (2013). E di se, një numër i poezive të publikuara dhe ndonjërës në dorëshkrim kanë mbetur jashtë këtij libri. Poashtu, edhe mjaftë poezi për fëmijë të asaj kohe, kur poeti plot vrull shpërthente përmes vargjeve. Patjetër, në një të afërme të shkurtër me ndihmën e miqëve, me siguri edhe ato do t’i strehojmë në një Shtëpi të përbashkët me çati mbi kokë, dhe do ta kompletojmë veprimtarinë e tij letrare si poet krynegritës… 

         Shokët e tij të studimeve, rrëfejnë se pagën mujore, të cilën e merrte e ndante me ta me arsyetim se paratë ua jepte hua, dhe që ata kurrë nuk ia kthenin, ngase s’kishin se ku i gjenin në atë kohë si studentë. Veproi edhe në kuadër të Shoqatës Kulturore të Studentëve “Ramiz Sadiku”, në seksionin e dramës. Studentët kërçovarë, të cilët studionin në atë kohë në Prishtinë do të kujtohen se Shaqa, ka marrë pjesë në të gjitha dramat që përgatiste ajo shoqatë kulturore studentore, ku gjithnjë ka luajtur rolin kryesor. Qysh herët, si gjimnazist, ra në sy të pushtetmbajtësve me referatin e lexuar në sheshin e Gostivarit të titulluar: “Kush e vrau Sefer Selimin?!” Zëri i tij kumbues, tmerroi skenaristët kobzi të komiteteve keqbërëse të sistemit sllavo-komunist. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Jusuf Gërvallës, me të cilin në Pallatin e shtypit të “Rilindjes” do të botonte ilegalisht “Lajmëtarin e Lirisë”. Në redaksinë e Televizionit të Prishtinës ka punuar e përgatitur edhe shumë dokumentarë, me disa prej të cilëve ka marrë edhe çmime prestigjioze.

       Në vitin 1981, për rrethana të njohura të asaj kohe, Shaqir Sadiku emigroi në Zvicër. Gjatë kohës të qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar me Jusufin, ku merrej me përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në një trup të vetëm veprues për Atdheun. Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i dëshpruar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë, me personalitetet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë por edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës.

       Ehu, po kthehem pas me kujtime mbi pes?dhjet? vjet. Vite, kur ne si f?mij? gjatë stinës së verës me vapë laheshim te Lumi i Zajazit. Edhe at?, asaj kohë me vargjet e para të vjershave për fëmijë pa brek?. Vet?mse, e kishim nj? zjarr n? gji: Lapsin dhe Librin. Edhe k?rcenim n? hurdh? bythekrye pa e ditur, se: nj? dit? do t? k?rcejm? n? zjarr e flakë me gjithë poezi e libra...

         Vitet iknin nj?ri pas tjetrit me vapë e borë. Ne u njoh?m më së miri n? faqen e f?mij?ve t? “Flak?s s? v?llaz?rimit” (Shkup, 1965). Krah p?r krahu botonim vjersha për fëmijë n? at? koh?, qysh si nx?n?s t? shkoll?s fillore. I prisnim me g?rsh?r?  si vendas vjershat e botuara t? nj?ri - tjetrit n? gazet? edhe pse nuk njiheshim miqësisht dhe i ruanim me xhelozi mes fletoreve e librave të këndimit. Zoti e deshi q? t? njihemi edhe personalisht n? vitin e par? t? gjimnazit t? K?rçov?s (1967/68), paralelja e t? cilit n? gjuh?n shqipe u hap me shum? përpjekje e mundime nga veteranët e atëhershëm të arsimit. Edhe, i ndiqnim m?simet krah për krahu në një bankë. Paralele kjo, e posa hapur në gjuhën shqipe, ku të gjitha lëndët mësimore i kishim në gjuhën maqedonase me përjashtim të gjuhës shqipe. Edhe, ishim të “barabartë” në “vëllazërim – bashkimin” e asaj kohe komuniste, e kishim një lëndë më tepër se nxënësit e shtetit të “përbashkët”, gjuhën e “huaj” shqipe. Kohë ajo, kur në fund të vitit shkollor na kositnin si barin në livadh profesorët shovenistë maqedonas.

       Miku im i pen?s, ne me shok? e shoqe që në atë kohë ecnim n?p?r zjarr e flak?. Flaka e tij na ndiqte k?mba - k?mb?s si  hije, dhe pas një viti papritmas në pabesi na ndau nga bankat shkollore, i mbylli dyert e gjimnazit për nxënësit shqiptar: un? ika n? Shkup e ti n? Gostivar. Megjithat?, nuk e ndal?m luftën me pen?. Librat e paktë në gjuhën shqipe në bibliotekën e Kërçovës, që në atë kohë i numronim në gishta. Shumica të përkthyer nga gjuha serbo-kroate. Edhe letra i shkruanim nj?ri tjetrit plot mall, her? pas here edhe ndonj? poezi “idilike”.

         E kryem edhe shkoll?n e mesme t? ndar?, po na bashkonte poezia. Edhe flamuri komb?tar kuqezi, që e vizatonim vetë dhe e fshehnim në mesin e librave. Portreti i Sk?nderbeut, q? ti edhe n? at? koh? nuk trembeshe t? m’i d?rgosh me anë të postës bashk? me letrat n? Shkup. Ende e mbaj në mend udhëtimin tonë të përbashkët aventuristik me biçikletë e më këmbë nga Shkupi, në Kërçovë. Mu si sot, më kujtohet ajo rrugë, kur në fund të vitit shkollor, fillkat vetëm u nisa nga Shkupi me biçikletë për në Gostivar. Qytet, ku më prisje ti për ta vazhduar së bashku rrugën për në Kërçovë. Përgjithë ditën me biçikletë, ende pa perënduar dielli arrita në Goastivar, ku ti më prisje me orë në stacionin e trenit. Malli na kishte marrë për njëri-tjetrin, dhe pasi u përqafuam u nisëm për në Kërçovë. Rrugës, posa dolëm nga qyteti na zuri nata. Herë rrugës e herë mes binareve të hekurudhës ecnim nëpër errësirë. Hekurudha ende punohej dhe nuk ishte lëshuar në përdorim. Papritnas, ti mbi hekurudhë e gjete një karrocë të braktisur treni me katër rrota. I hipëm që të dy me gjithë biçikletë. E shkurtuam pak rrugën teposhtë, por ajo shpjet përmes maleve hasi në tatëpërpjetë. Nuk mundëm ta shtymë më matanë kodrës, e lamë në mes të hekurudhës. Rrugën e vazhduam këmbë.

       Pasmesnate, arritëm në fshatin Padalishtë. Tuneli për në Kërçovë më ishte hapur, por ende nuk kalonte treni. Ne asaj kohe ishim treni i parë që kalonte nëpër tunel për në Kërçovë. Unë me biçikletën ecja para përmes binareve të hekurudhës, ti pas meje me një bateri xhepi më bëje dritë. Papritmas, mes tunelit me siguri të zuri gjumi dhe u rrëzove në errësirë. Bateria nuk bënte më dritë. Mezi e gjetëm në errësirë dhe pasi e ndezëm, vazhduam rrugën. Herët në mëngjes, ende pa dalë drita dolëm nga tuneli. U gëzuam, kur i pamë dritat e ndezura të shtëpive ende në Zajaz.

       Fati e deshi q? ne pas kryerjes s? shkoll?s mesme t? bashkohemi p?rs?ri si studentë n? Prishtin?. Vitet e studimeve t’i kalojmë mbi libra. Edhe nj? vit ndejt?m s? bashku n? nj? dhom?, n? nj? banes?. Edhe n? k?t? an? provokime, ndjekje, p?rgjime nga kolegët tanë që merrnin bursa për studime të APJ dhe shokut Tito... Ndonjëri, fatkeqësisht edhe i vendlindjes që në atë kohë përpiqeshte t’i bëj bashkë dy vargje sakatë në ndonjë revistë letrare të kohës si “patriot”. Ose, gazetë policore. Vetëmse, kurrë nuk u bë poet. Gjithë jetën për së gjalli mbeti këlysh patetik me  zgjebe dhe i paruallave të thata nëpër gazeta dhe fjalimeve “patriotike” teknefese nëpër varre...

       Nj? dit? pas studimeve ik?m edhe nga ky qyetet. Shkaku: edhe pse punuam pak vite, unë si mësues i gjuhës dhe letërisë e ti si gazetar në RTP, nuk gjetëm strehim të sigurtë. Partizanët titist edhe këtu na ndiqnin hap pas hapi. Ti u arratise n?p?r bot?, e un? u ktheva n? vendlindje. Vite m? von?, ne p?rs?ri u takuam edhe n? Kërçovë. P?rm?keq, pas daljes nga burgu ti si i “çmendur” e un? gjithë natën i hedhur dor? më dor? nga xhindet majë lisave mbi çatia në Katund.

       Ehu, miku im poet! E di, edhe vet? ma ke th?n? se, t? kan? munduar shum? shkaku im n? burg: t? thuash ndonj? fjal?. Nuk dinin asgjë për mua si shkrimtar. Kolegu ynë “poet”, që në atë kohë na ndiqte këmba – këmbës, pas disa përpjkjesh me provokime policore, nuk ia kishte arritë qëllimit të më rras edhe mua në burg. Përmëtepër, isha dhe mbeta për ta enigmë. Nuk arriti edhe për mua ta marrë shpërblimin e merituar: një torbë taxhi. Ose, siç thoshte im Atë: gjithë jetën mbeta sahat me një akrep: që, nuk dihet, kur është 12.00 e kur 13.00.

       Megjithatë, unë posa u ktheva në dhomën time me libra, kur mora vesh se ke rënë në burgun e Kërçovës, i dogja të gjitha ato letra, poezi patriotike. Frikë kisha mos më bastisin papritmas, të m’i gjejnë në shtëpi si “materiale të rrezikshme” kundër Shtetit. Eh, sot sa më vjen keq për ato “letra të rrezikshme, poezi idilike”!

         Vet?m se, ti ishe i madh: nuk e hape goj?n, nuk më shite një torbë taxhi. Edhe, pas gjithë atyre torturimeve të papara në burg. Premtimeve të vendeve të punës. Miq?sin? vëllazërore dhe fshehtësinë ton? q? e kishim q? nga bankat e shkollës fillore e more me vete n? varr...

      Edhe nj? gj?: Q? t? dy nuk kishim para si të papunë. Edhe ti edhe un?, në atë kohë punonim p?r popullin shqiptar. Përmëkeq, shkruanim vjersha. Shkaku: ishim rritur e edukuar me poezitë e rilindasëve. E populli, shumica në fillim punonte për Partinë Komuniste, e më vonë p?r partit? politike “demokratike” shqiptare. Zanatin e vjetër ia lamë vendasit tonë t’i shëtis dhe t’ju shkruaj “poezi dashurie” edhe këtyre partive politike “demokratike”. E di, ti e kishe m? s? v?shtiri n? jet?. Un? e shisja nga nj? ar? të Babait sa p?r ta mbajtur veten gjall?, botuar ndonj? lib?r, ose organiazuar ndojn? manifestim kulturor t’ju bëj ballë kulturofagëve, dal në dyluftim në fushën e mejdanit me këta “burra patriotë”. E gjith? kjo do t? thot?: nuk kisha koh? t? vij edhe n? vendlindje. Kok? m? kok? ta shtronim përsëri si burrat n? Tavern?n “Elita”, në Kërçovë. E shtronim ndonj?her?, po shum rrall?. Shkaku, se: kishim barr? n? kok?, zemër, mbi shpinë...

       Papritmas, një dit? edhe ike nga mesi yn?, u arratise mes poezive...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat