Promovohet libri shkencor, Elektriciteti Statik dhe Rrufeja, të autorit Njazi Tafilaj

Libra

Promovohet libri shkencor, Elektriciteti Statik dhe Rrufeja, të autorit Njazi Tafilaj

Më: 6 prill 2017 Në ora: 20:06
Nga përurimi i librit

Elektriciteti statik dhe rrufeja, ishte libri shkencor i magjistrit të elektrikes, Njazi Tafilaj, i promovuar në Deçan. Promovimi i këtij libri kishte të veçantën, ngase ishte promovuar para nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës Fillore "Drita" të Gramaqelit, ku autori Tafilaj ishte nxënës i kësaj shkolle, si dhe ishte libër profesional i Lëndës së Fizikës.

Për drejtorin, Mujë Avdiu, përzgjedhja e shkollës së tij për një promovim të tillë, ishte nderim i pa përshkruar, kur dihen vlerat njerëzore e profesionale të inxhinierit shumëvjeçar të elektrikes, Njazi Tafilaj, si dhe të familjes së tij, jo veç në Kosovë, por edhe në Amerikën e largët dhe Emiratet e Bashkuara. Ndërkaq, autori Tafilaj, në fjalën e tij, është shprehur se nxënësit e kësaj shkolle, por edhe të shkollave tjera, do jenë shkencëtarët dhe zbuluesit  e ardhshëm të Fizikës, siç ishte Teslla, Franklini....ndaj edhe këtë punim shkencor ua dedikon nxënësve dhe mësimdhënësve, të cilët janë baza dhe ardhmëria shkencore.

Libri Elektriciteti statik dhe rrufeja, ishte botuar nga shtëpia botuese "Jalifat Publishing", i biznesmenit të njohur në Emiratet e Bashkuara, Ramiz Tafilaj, pos shkollës mikpritëse dhe shkollave prezentë të Gllogjanit, Baballoqit dhe Rastavicës, do iu shpërndahen edhe shkollave tjera, jo vetëm të Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat