Kadri Kryeziu promovoi librin “E drejta romake”

Libra

Kadri Kryeziu promovoi librin “E drejta romake”

Më: 7 prill 2017 Në ora: 20:13
Kadri Kryeziu

Prof. Dr. Kadri Kryeziu, prorektor në UPZ, sot promovoi librin universitar “E drejta romake”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Universitetin “Ukshin Hoti”, rektori i UPZ-së, Ramë Vataj e vlerësoi lartë punën akademike të Kryeziut.

“Ne si universitet, kemi nderin të promovojmë librin e radhës të profesorit dhe prorektorit Kadri Kryeziu, me titull “E drejta romake”. Profesorin e përgëzojmë për punën e çmuar që ka bërë për studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së, por edhe gjithë Kosovës dhe më gjerë. Profesori Kryeziu meriton vlerësim pasi që me gjithë angazhimet që ka si profesor dhe si prorektor në UPZ ka gjetur kohë që të shkruan edhe libra”, theksoi rektori Vataj.

Recensentja e librit Prof. Jorida Xhafa e përgëzoi Kryeziun për librin, duke theksuar se libri është për çdo lëvdatë.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Juridik në UPZ, Prof. Dr. Arif Rizaj, e falënderoi profesor Kryeziun për punën e madhe që ka bërë në shkrimin e librit të radhës, i cili do tu hynë në punë studentëve por edhe profesorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat