U promovua libri i shkrimtarit Fadil Curri “mendime të arta”

Libra

U promovua libri i shkrimtarit Fadil Curri “mendime të arta”

Nga: Prof. Zymer Mehani Më: 9 prill 2017 Në ora: 08:27
U bë promovimi i librit “Mendime të arta” të shkrimtarit Fadil Curri

Në sallën e Kuvendit Komunal  të Kastriotit, dje më 8 prill 2017 u bë promovimi i librit “Mendime të arta” të shkrimtarit Fadil Curri, e botoi SH B “RUGOVA ART” e Prishtinës.

Libri “Mendime të arta” i shkrimtarit Fadil H. Curri është një libër në vete me vlera njohëse të pakrahasueshme, që përmban informacion të gjithanshëm nëpërmjet fjalëve të urta, aforizmave dhe thënieve filozofike të njerëzve të shquar.

Tematika e fjalëve të urta popullore dhe e aforizmave në faqet e këtij libri kaq interesant është tepër e gjerë dhe tepër e larmishme. Mund të thuhet se s’ka aspekt të jetës së njeriut, s’ka cep të mendimit e të psikologjisë së tij, ku të mos ketë depërtuar drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e mençurisë së proverbit dhe e aforizmit, të përzgjedhur, por edhe të krijuar nga autori Fadil H. Curri. Në këtë mënyrë, njeriu me anën e proverbave shtron dhe zgjidh probleme që i kanë dalë në jetë gjatë historisë. Dhe ai përpiqet t’i shohë këto probleme në shumëdimensionalitetin e tyre, të depërtojë në thellësinë e tyre, t’i ndriçojë nga të gjitha ato anë që paraqesin interes. Për këtë arsye janë krijuar një varg proverbash rreth të njëjtit problem, fenomeni, situate, etj., që plotësojnë njëri-tjetrin dhe në tërësinë e tyre e japin mendimin për këtë problem në gjithë gjerësinë e thellësinë e tij.

Siç thamë edhe më lartë, tematika e proverbave e përmbledhjes

“Mendime të arta” të shkrimtarit Fadil H. Curri është e gjerë dhe e larmishme, ajo përfshin: atdheun, vendlindjen, lirinë, dinjitetin

trimërinë, besën, punën dhe qëndrimin ndaj saj, disiplinën në punë, kursimin, miqësinë dhe bashkimin, bujarinë dhe kolektivitetin, mirësinë, mirënjohjen, drejtësinë, ndershmërinë, të vërtetën, sinqeritetin, aftësinë dhe mençurinë, maturinë, masën, kujdesin, mirëbesimin, fjalën dhe veprën, aftësimin mendor dhe pajisjen me njohuri, urtësinë, fjalën e ëmbël, thjeshtësinë, diturinë, përvojën, edukatën, traditën, sjelljen dhe veprimet, jetën e optimizmin, njeriun, mjedisin dhe individin, kolektivin, rininë dhe pleqërinë, rregullsinë, zhvillimin, familjen, farefisin, fqinjësinë, mënyrën e jetesës, mjetet materiale, njeriun, mjeshtëritë, motin, gjendjet, marrëdhëniet klasore, shtetin, politikën, fenë, klerin, psikologjinë, etj.

Dhe, kështu vërtet kjo përmbledhje na del një enciklopedi në vete e mendimit njerëzor. Prandaj, ne shkrimtarin Fadil H.Curri e urojmë dhe e përgëzojmë për këtë përmbledhje kaq interesante, kurse lexuesve tanë të shumtë u urojmë lexim të këndshëm!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat