U bë promovimi i tri veprave të reja letrare

Libra

U bë promovimi i tri veprave të reja letrare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 9 prill 2017 Në ora: 10:26
Ballina e librit me titull “Mendime të arta” të poetit Fadil Currit

Ky libër me aforizma dhe fjalë të urta mbetët kurdoherë interesant edhe me përmbajtje dhe vlera filozofike nga aurorë, shkrimtarë e filozofë të kohës, vendas dhe  atë botërorë, por dhe urti e proverba nga popuj të ndryshëm, që secilit lexues i vlejnë si thesare të fjalëve dhe të  mendimeve të përcëlluar me filozofi domethënëse

Në sallën e kuvendit komunal në Obiliq nën  mbështetje të Drejtorisë për Kulturës Rini dhe Sportit të kësaj komune në pranin e shume dashamireve të librit, të penës, krijuese, shkrimtareve, poeteve dhe shume mysafireve  të tjerë ku u bë përurimi i tri veprave letrare “ Sykaltra’’ dhe “ Misteri në sy” të autorit  dhe petiti mërgimtar. Mërgim Osmani,si dhe libri me aforizma me titull “ Mendime të arta” të autorit Fadil H. Curri.

Image
Pamje nga promovimi i tri veprave letrare në sallën e kuvendit komunal në Obiliq

Në fjalën e redaktorit shkrimtarit Naim Kelmendi për librin  me titull “Mendime të arta”të autorit. Fadil H. Curri  zënë një vend shumë me rëndësi të thesarit, të mendimeve, të urtësisë të mendimeve njerëzore të personaliteteve shqiptare dhe botërore të shkencës, të filozofisë, të letërsisë dhe të historisë,  që kurdoherë janë me interes për secilin lexues, pa dallim moshe apo  gjinie e mendimeve  të tyre të cilat shkëndijojnë në thesare të shumta, sikur janë thënie, fjalë të urta të mendimeve të arta, siç i quan vetë autori i librit.

Andaj ky libër me aforizma dhe fjalëve të urta- siç tha në vazhdim të fjalës së tij Kelmendi mbetët kurdoherë interesant edhe për plot përmbajtje dhe vlerë filozofike nga aurorë, shkrimtarë e filozofë të kohës, vendas e botërorë, por dhe urti e proverba nga popuj të ndryshëm, që secilit lexues i vlejnë si thesare të tilla fjalë e mendime dhe filozofi domethënëse. Krijuesi, shkrimtari dhe poeti  Fadil H. Curri i falënderon të gjithë për pjesëmarrje në përurimin e librit në pasditen e librit në  Obiliq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat