Çmimin e parë e fitoi poezia "Mi kthe lotët e gëzimit" të autorit Agim Desku nga Peja

Libra

Çmimin e parë e fitoi poezia "Mi kthe lotët e gëzimit" të autorit Agim Desku nga Peja

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:35
Pamje nga salla e kuvendi komunal në Drenas- ku u mbajte manifestimi tradicional letrar Sofra poetike

Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në sallën e Kuvendit komunal në Drenas u mbajt manifestimi letrar tradicional, Sofra Poetike "Ymer Elshani 2017”.

Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin poetë e shkrimtarë dhe aktivistë tjerë  të jetës kulturore nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të familjes së shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Ymer Elshani, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, në fjalën e tij përshëndetëse të pranishmit  iu dëshiroj suksese në krijimtarinë e tyre letrare, si dhe shumë adhurues të poezisë shqipe të Komunës së Drenasit, Kosovës dhe Shqipërisë. 

Në konkursin letrar për poezi në këtë manifestim defiluan me poezitë e tyre tridhjetë e dy  krijues të poezisë, ndërsa juria në përbeje prej Sheremet Prokshin-kryetar, Selman Mulaj dhe Sadbere Uka Elshani anëtare, përzgjodhën poezitë më të mirët e këtij konkursi tradicional. 

Paraprakisht fjalën e mori shefi i kabinetit të kryetarit, z. Gani Sylaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport - Flutura Avdiu e cila e shpalli të hapur manifestimin. Pastaj u lexua një kumtesë letrare nga shkrimtari Zeqir Bekolli dhe dhjetë  poezitë më të mira. 

Juria për  çmimin të tretë e ndau për poezinë me titull "Biri im" të autorit Dren Bujupi nga Drenasi, çmimin e dytë për poezinë me titull "Në vend të errësirës ia ndau autorit Ruzhdi Berisha nga Podujeva dhe çmimin e parë iu nda poezisë me titullin "Mi kthe lotët e gëzimit" të autorit Agim Desku poet nga Peja. 

Ndërsa çmimi special i Sofrës Poetike "Ymer Elshani 2017” kësaj radhe ia ndanë shkrimtarit I. Abdyli nga Drenasi. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport  për kontributin e dhënë  ndau mirënjohje familjes së respektuar të Ymer Elshanit, të cilën e pranoi vëlla i tij  Veli Elshani.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat