Brikena Ceraja vjen me “Më fal pak dashuri”

Libra

Brikena Ceraja vjen me “Më fal pak dashuri”

Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:27
Brikenë Ceraja-Beka “Më fal pak dashuri”.

Ka dalë nga shtypi libri më i ri me poezi i autores Brikenë Ceraja-Beka “Më fal pak dashuri”.

 Pas librave “Fytyra e babait”, dhe “Udhëtim me fjalën e vrarë”, ky është libri i saj i tretë, , i cili i vjen lexuesit me një gamë të gjerë tematike e motivore.

 Poezia e autores Brikenë Ceraja – Beka ështe vlerësuar nga kritika disa herë. Ajo ka marrë dy herë çmimin poezia më e mirë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë si dhe  është vlerësuar edhe në shumë konkurse tjera letrare.

Libri “Më fal pak dashuri” u botua nga shtëpia botuese “Deon AB” dhe u financua nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat