“Zjarri poetik” – antologji e poezisë së Dardanës

Libra

“Zjarri poetik” – antologji e poezisë së Dardanës

Nga: Emrush T. Shkodra Më: 9 maj 2017 Në ora: 16:39

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit gjilanas, Shefik Shkodra, “Zjarri poetik”, në botim të SHB SOGJETIME, Gjilan, jo Kurora, si shënon njëri prej vlerësuesve të këtij libri. Ky libër modest për kah vëllimi, ngërthen në brendinë e kopertinave rreth njëzet e pesë autorë të Dardanës me rrethinë.

Punimet janë kryesisht në poezi për të rritur. Nga këta autorë është marrë një, dy, tre, eventualisht ndonjëri katër poezi, të cilët kanë pasur një e më tepër përmbledhje të botuara.

Këta janë: Alketë Spahiu, Muza e përtërirë; Baki Krasniqi, Ecje e qëndresë; Daut Maliqi, Dhimbje ballkanike; Gani Sadiku, Udhëtoj me dhimbjen; Haki Bunjaku, Mallëngjime; Halil Matoshi, Dëshmitë; Hasije Selishta – Kryeziu, Grimca poezie; Hysen Këqiku, Përdellime; Ibrahim Ibishi, Parandjenjë e përjetime; Mehmet Surdulli, Toka ime; Mehmetali Rexhepi, Pjekuria e Dashurisë; Muharrem Shahiqi, Kujtime e mallë;  Mustafa Morina, Përtëritje; Mustafa Spahiu, Mallëngjime e shpresë; Nebih Bunjaku, Djepi i dashurisë; Nexhat Rexha, Për dashurinë ideale; Raif Gashi, Gur fuqie; Rrustem Geci, Këngë ilirike; Sabile Keçmezi – Basha, Ndeshjet perfide; Shaban Cakolli, Dhimbje e mallë; Shaip Krasniqi, Mallë e shqetësime; Shefik Shkodra, Eklips kohësh; Shpresë Ajvazi, Kujtim i dashur; Zeqir Fazliu, Zjarret historike, dhe Zymber Beshtica, Qëndresë përballë sfinksave.

Gati të gjithë këta autorë i përshkon notë dhe motiv i ngjashëm. Megjithatë, këtu gjejmë edhe poezi meditive, por edhe lirika të holla dashurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat