Mbi konkursin në Itali dhe poetët fitues

Libra

Mbi konkursin në Itali dhe poetët fitues

Nga: As. dr. Nikollë LOKA Më: 9 maj 2017 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Festivali i librit, filmit dhe letërsisë që filloi me daten 4 maj 2017 ne Cirò Marina përfundoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsinë, që u zhvillua në Torre Melissa, me pjesëmarrje të poetëve dhe prozatorëve nga vende të ndryshme të botës dhe me pjesëmarrje të madhe të shkrimtarëve nga të gjitha trevat etnike shqiptare. Kjo pjesëmarrje sipas kryetarit të Jurisë së letërsisë poetit të madh italian Dante Maffia “shpjegohet me afërsinë gjeografike dhe lidhjet tradicionale që ekzistojnë midis të dy popujve”. 

Duhet theksuar se kritika italiane, e vendit ku lindi letërsia dhe që po vazhdon të mbetet në majat botërore të arritjeve, na pranoi në konkurim si të barabartë. Kjo është një shenjë vlerësimi, por edhe miqësie, prandaj duhet të shprehim mirënjohjen tonë, si detyrim që vjen nga tradita shqiptare. 

Juria kishte vendosur të dilte nga tradicionaliteti i shpalljes së pak fituesve, duke bërë një vlerësim pothuajse për të gjithë pjesëmarrësit. Kishte dy lloj vlerësimesh: çmimet sipas vendeve dhe çmimet e nderit. Kërkuam një intrepretim të ndryshimeve të dy vlerësimeve dhe u sqaruam se “vlerësimet e nderit janë për veprat që meritojnë vlerësim të veçantë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e Jurisë. Ndërsa veprat e tjera janë bërë mbi bazën e një shkalle renditje brenda vendeve nga vinin”.

Në të dy rastet kemi arritje. Të gjithë u nderuan prej një Jurie profesionale të nivelit të lartë, në një mjedis artistësh të njohur në Itali dhe në të gjithë botën. 

Nga Shqipëria vlerësimin “ Çertifikatë e meritës” e mori poeti Hasan Selimi dhe çmimin e nderit per poezi: Valbona Jakova, Helena Halilaj, Drita Lushi dhe Rita Hoxha. Në vlerësimet me çmime sipas vendeve, për Shqipërinë vendin e parë e fitoi poeti Agron Shele, dhe me radhë Sibora Huda, Fatime Kulli, Entela Kasi dhe Irsa Ruçi. 

Kështu është vepruar edhe për Kosovën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat