U botua libri me poezi “Dritë Dielli për Atdhe” kushtuar Ukshin Hotit

Libra

U botua libri me poezi “Dritë Dielli për Atdhe” kushtuar Ukshin Hotit

Nga: Ahmet Pllana Më: 16 maj 2017 Në ora: 18:20
Ballina e librit "Dritë Dielli për Atdhe"

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë sot u përurua libri me poezi kushtuar Ukshin Hotit me titull “Dritë Dielli për Atdhe”, botim i Klubit Letrar “Zahir Pajaziti” nga Podujeva. Libri është përgatitur nga kryetari i këtij Klubi letrar, Rudi Berisha, ndërsa në libër janë përfshirë 50 autorë me nga një poezi.

Përurimi i librit u bë në shenjë të solidarizimit dhe ngritjes së vetëdijes për ndriçimin e rastit të zhdukjes së Porf. Ukshin Hoti më 16 maj 1999, kur u lirua nga Burgu i Dubravës së Istogut dhe që nga ajo ditë nuk dihet më për fatin e tij.

Me këtë rast, Rudi Berisha i falënderoi të gjithë autorët që kontribuan për botimin e librit, si dhe financuesin e librit nga Gostivari, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Në kuadër të këtij promovimi u nda Mirënjohje Afrim Mustafës, autor dhe botues i librit për dëshmorët “Bardhësitë e Atdheut” dhe sponzoriizuesit të librit nga Gostivari.

Poezi kanë botuar këta autorë: Rudi Berisha, Besianë, Shqiponje V. Tahiri, Ferizaj, Dibran Fylli, Klinë, Fatime Kalimashi, Rahovec, Zvicër, Lulzim Hajdari, Kukës, Xhemile Aliu, Skënderaj, Gjermani, Ramadan Asllani, Ferizaj, Bilall Maliqi, Preshevë, Erina Blakçori, Podujevë, Seli Murati, Kanada, Izet Hoti,  Prishtinë, Muharrem Kosumi, Kamenicë, Izet Shala, Malishevë, Xhevrije Nimani, Prishtinë, Rrahman Hyseni, Medvegjë.

 Agim Desku, Pejë, Driton Smakaj, Skënderaj, Qazim Berisha, Prishtinë, Rajmonda Malecka, Tiranë, Rrahim M. Sadiku, Drenas, Hamdi Meca, Krujë, Naxhije Doci, Prishtinë, Xhelal Luca, Tiranë, Minire Rukovci, Prishtinë, Odise Plaku, Tiranë, Milazim Kadriu, Podujevë, Lumturije Drenica, Athinë, Sheremet Prokshi, Drenas, Maxhun Osmanaj, Istog, Dilaver Asani, Gostivar, Ahmet Pllana, Kastriot.

Fadil Curri, Mazgit,Isuf Grajçevci, Kastriot, Shahbaze Vishaj-Grajçevci, Kastriot, Albana Vokrri, Mirëditë, Hajrulla H. Buzani, Vushtrri, Abide Gashi, Mitrovicë, Zymer Mehani, Podujevë, Fahri Sejdiu, Podujevë, Xhemajl Rudi, Zvicër, Sherife Thaqi, Suharekë, Ilmi Tahiri, Podujevë, Mirvete Kabashi-Leku, Prizren, Namik Selmani, Tiranë, Tyran Prizren Spahiu, Prizren, Rexhep Bajrami, Shkup, Rabije Rabije Bytyqi, Prizren, Hajrush Redenica, Prishtinë, Hysen Grajçevci, Prishtinë, Shaip Bllaca, Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat