Krimet e luftës në Kosovë pasqyrohen në tre libra të rinj

Libra

Krimet e luftës në Kosovë pasqyrohen në tre libra të rinj

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:18
Promovimi i tri monografive te Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës

Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, është bërë promovimi i tri monografive të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës.

Botimet të cilat u përuruan janë: 1. Prof. Dr.sc. Fejaz Drançolli, Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë 1998/99 / 2. Mr.sc. Fetnete Ramosaj, KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999 3. Mr.sc. Baki Svirca, Plaçkitja dhe Shkatërrimi i Fondit Arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës 1998-1999.

Zëvendësministri i drejtësisë, Munir Basha, tha se përmes këtyre tri botimeve, me tekst dhe foto prezantohen masakrat që janë bërë në popullatën civile të Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës e ndërgjegjshme për këto viktima, me vetëdije të plotë themeloi Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Ai në emër të Ministrisë së Drejtësisë përgëzoi autorët për punën e bërë.

Kurse, ud i drejtorit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Ismet Salihu, tha se çdo promovim i librit është i rëndësishëm për kulturën e një vendi, por se promovimi i librave që vënë në pah gjenocidin e shtetit serb mbi popullin shqiptar është i një rëndësie të veçantë.

Ai tha se me këto libra ruhet edhe kujtesa për të kaluarën e popullit të Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, tha se është një aktivitet i një përmase jo të zakonshme që sjell në mendje gjithë shtresat e popullit të Kosovës ku paraqitet e gjithë ngjarja që ka ndodhur me popullin e pafajshëm të Kosovës.

Në emër të autorëve foli Fetnete Ramosaj, autore e librit KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999, tha se kur të bën padrejtësi dikush tjetër mund të ankohesh, por kur i bënë padrejtësi vetës gjërat janë më ndryshe.

Ajo tha se kemi bërë pak për të zbardhur të vërteten e gjenocidit që i ka ndodhur popullit kosovar. Ajo ka apeluar tek drejtësia e Kosovës që të bëjë dokumentimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat