Promovohet libri “Historia dhe e vërteta në rapsodi”

Libra

Promovohet libri “Historia dhe e vërteta në rapsodi”

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 14:18
Promovohet libri “Historia dhe e vërteta në rapsodi”

Sot u promovua libri monografik “Historia dhe e vërteta në rapsodi”, i autorit Ilir Dugolli, kushtuar rapsodëve Selman Balaj dhe Adil Dugollit.

Adem Gashi, redaktor i librit, tha se kjo monografi për dy rapsodët e njohur,  vjen  me plot metodologji e strukturë, dhe se ky libër kompleton figurat e dy rapsodëve.

Gashi: Ky libër kompleton figurat e Selman Balajt dhe Adil Dugollit

“Këtu gjen faksimile dokumentesh fotografish, shënime, të dhëna të pajisura dhe me tregues emrash, shpjegime fjalësh të rralla arkaike, shpjegime akronimesh, burime të dhëna të shumanshme informata që kompletojnë pakundërshtueshëm figurat e Selman Balajt dhe Adil Dugollit. Duke e lexuar nga dora e parë këtë dorëshkrim, ndonjëherë kujtohesha se gjërat me vlerë mund t’i bëjmë, por nuk i bëjmë“, tha ai.

Ndërsa recensenti Mehmet Rukiqi tha se këtë monografi e bën të shquar lënda që përmban dhe se kjo është një vepër e rëndësishme për folklorin dhe etnologjinë shqiptare.

Rukiqi: Vepër e rëndësishme për folklorin shqiptar

“Ilir A. Dugolli sot para lexuesve po del me një vepër të rëndësishme për folklorin dhe etnologjinë shqiptare. Vepra mban titullin “Historia dhe  e vërteta në rapsodi”.  Ideja për hartimin e saj është me peshë të veçantë artistike dhe historike. Projekti shtjellimi metodologjia e materializimit të kësaj ideje janë në nivel të duhur letrar dhe shkencor”, tha Rukiqi.

Vëllai i autorit Bujar Dugolli me këtë rast tha se nga sot folklorit burimor shqiptar iu shtua dhe një vepër meritore.

Dugolli: Kemi një vepër meritore për folklorin burimor shqiptar

“Sot kemi një vepër qysh u tha dhe nga recensentët meritore, që radhitet në opusin e folklorit burimor shqiptar dhe është një vlerë që për studiuesit e rinj të folklorit, t’i kujtojnë dhe këta dy rapsod,  që kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës, jo vetëm me këngën shqipe, por dhe me arsimin”, tha Dugolli.

Ndërkaq autori Ilir Dugolli tha se libri i cili u botua sot, është përpjekje e tij për pasqyrimin e jetës dhe veprës së dy kolosëve të folklorit shqiptar.

Dugolli: Kjo është përpjekje e imja për veprën e dy kolosëve të rapsodit

“Ky libër  i karakterit monografik, është përpjekje e imja që sado e vogël po del të jetë modeste, për jetën dhe veprën e dy kolosëve  të folklorit, të cilët bëjnë pjesë ne domenin e rapsodisë shqiptare në përgjithësi, e sidomos të kësaj kosovare në veçanti. Më duhet të them se Selman Haradin Balaj dhe Adil Cen Dugolli, jo rastësisht deri tani kanë mbetur në pluhurin e harresës, sa i përket karrierës së tyre artistike. Kishin  një kryeneçësi të pashoqe, kur ishte në pyetje ruajtja e autenticitetit të këngëve”, tha Dugolli.

Ndryshe, në promovimin e librit dhe në përvjetorin e vdekjes së rapsodit Adil Dugolli, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale e meritave, që është medalja më e lartë  presidenciale në fushën e kulturës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat