Promovuar libri “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”

Libra

Promovuar libri “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 18:28
Promovimi i librit univeristar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”

Të enjten është promovuar libri univeristar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”, me autorë Lavdim Osmanaj dhe Alfred Lako.

Nga të pranishmit u vlerësua se duke parë mungesën e literaturës mësimore në fushën profesionale, është shumë e rëndësishme të ceket se ky është libri i parë i tillë në trojet shqiptare.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se ndihet i privilegjuar si menaxhues i sektorit të mjedisit dhe si punëtor arsimor në UP, duke vlerësuar se është një tekst shumë i nevojshëm dhe domosdoshëm për studiuesit e rinj, për studiuesit e sektorit të mjedisit, për studiuesit e sektorit të ujit dhe për shkencën në përgjithësi.  

Shala: Një tekst që ka munguar tash e sa kohë

“Është një tekst që ka munguar tash e sa kohë. Ky tekst, vjen me të veçantat e veta sot në duart e lexuesit, në duart e studiuesve të rinj dhe të vjetër. Vjen sot në kohën më të mirë të mundshme ku Qeveria e Kosovës, MMPH me gjithë kapacitetet e veta ka fokusuar në top prioritet sektorin e ujërave në përgjithësi në nivel vendi. Po investohen qindra milionë euro nga buxheti vetanak i vendit dhe donatorët zviceranë, gjermanë dhe skandinav. Pra, e fokusuar nga sektori i ujit si njëri nga faktorët kyç të jetës, mirëqenies, shëndetit të popullit tonë dhe popujve tjerë. Ne sot këtij karvani të zhvillimit po i bashkëngjisim edhe pjesën më shkencore, më teknike, më profesionale që këtë rrugëtim zhvillimor social shëndetësor dhe mjedisor ta kompletojmë dhe fuqizojmë ende më shumë”, deklaroi Shala.

Shefi i departamentit të inxhinierisë së mjedisit në Tiranë, Olti Marku ka lexuar një përmbledhje të shkurtë të përgatitur nga profesori Gjergj Ikonomi recensent nga fusha e ujit dhe mjedisit në Shqipëri. Sipas tij, recensenti Ikonomi ka dhënë disa sugjerime mjaft të vlefshme për këtë tekst dhe është më se i bindur se të gjitha sugjerimet e  tij janë reflektuar dhe i kanë dhënë një vlerë akoma më tepër këtij teksti.

Marku: Liberi është në përputhje të plotë edhe me programin e lëndëve

“Ky libër është në përputhje pothuajse të plotë edhe me programin e lëndëve të cilat zhvillohen në departamentin e inxhinierisë së mjedisit”, shprehet shefi i departamentit të inxhinierisë së mjedisit në Tiranë Marku. 

Ai shtoi se recensenti Ikonomi, këtë recense e ka nisur me rëndësinë që po has sektori i ujit jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë dhe në rajon, por në mbarë botën dhe për këtë arsye Ikonomi i ka mëshuar fort idesë që ky libër  është mese i domosdoshëm dhe vije në kohën më të mirë të mundshme për sa i takon të dy shteteve qoftë për Shqipërisë qoftë Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat