Aforizma për një shoqëri që synojmë

Libra

Aforizma për një shoqëri që synojmë

Nga: Muhamet Mustafa Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:00
Kopertina e librit "Gjenocidi i hirtë"

Aforizmat janë një lloj sintezë , esencë që del pas sitjes se të menduarit, shoshitjes se fakteve, për dhe kundër, që e pason leximin, studimin, reflektimin. Roland Spahiu është i preokupuar shumë , mendon dhe shoshit nëpëmjet kundrimit kritik të fenomenve nga më të ndryshmet që përthekojnë realitetin dhe botën shpirtërore . Ky krijim nëpërmjet të të menduarit kritik siç thotë ai në fillim të librit ka për qëllim “ të shërbejë për tejkalimin e tymnajës së moskuptimit ... e për “arritjen e së mirës “. Autori pranon ekzistimin e “së keqes ‘’ , ajo pranohet si fakt që e shqetëson atë , po Rolandi synon që ti kundërvehet të keqes me vlerat e së mirës.

Pra autori i kundërvihet së “keqes” me fuqinë e mendimit kritik që promovon të mirën dhe enrgjinë pozitive. Ai këtë e bën me “Aforizmet” e tij të titulluara “ Gjenocidi i hirtë“. Për një të ri që ka përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm studimet në ekonomi, këtu në Riinvest, që një ditë , në fillimet e studimeve të tij, në vitin e parë të studimeve, erdhi në zyrën time dhe me prezentoi një lakore që shprehte ndërvarësinë midis dijes dhe zhvillimit, një sintezë dhe abstrakcion interesant , që nuk mund të them se nuk me befasoi , duke me lënë disi pa tekst, sepse nuk dija se si ta marrë .Në dukje të parë mund te merrej edhe si improvizim po edhe si mendim tejet i thellë.

Tash pas këtij libri ndoshta mund ta kuptoj më mirë atë përqasje. Në njëren nga aforzimat e tij Rolandi thotë “ Universitetet e kohës duhet të japin dituri për të qenë në kërkim të ideve, ndërsa duhet të jenë në kërkim të ideve për të dhënë dituri”! ose “ Nëqoftse nuk mendoni, jeni të rrezikuar që të tjerët të mendojnë në vend tuajin, drejtpërdrjet ose tërthorazi. Dhe kjo është një nga varfëritë më kolosale njerzore.”... “ nëse mësojmë si të mendojmë , mësojmë edhe si të jetojmë“ ...”Ceshtja e diturisë është ta mbaj njerzimin e gjallë‘... ‘ Shkenca nuk duhet të flasë më tepër se sa që di”... “liroje veten për të kuptuar se kush je , por duke e liruar mos e shfreno veten se atherë kupton kush nuk je” ; “Injoranca është gjenocid i bardhë“ dhe të përmbyll këtë citim të aforizmave me diçka për çfarë duhet të mendojmë ne që dalim para studentëve : “Mësimdhënës : edukoni me mendje . Nëse nuk mjafton edukimi me mendje , edukoni me shpirt . Nëse nuk mjafton edukoni me zemer. Nëse nuk mjafton , edukoni me vepra . Nëse nuk mjafton as kjo dhe ju nuk brengoseni thellë , distancohuni nga mësimdhënia”!

Këto mendime të Rolandit i zgjodha për ti cituar këtu para jush sepse janë të drejtpërdrejta , sepse ma shpjegojnë tani lakoren që me soli në zyrë at ditë të hershme dimri me diell, duke i përzgjedhur midis shumë të tjerave që të bëjnë të medosh thellë për mendimin depërtues dhe reflektues R. Spahiut. Shumë mendime të tjera meritojnë të lexohen ngadalë për tu thelluar në to dhe gjetur porosinë e tyre, me të cilat porosi Rolandi do ti bëjë njerzit ‘ qenie njerzore’ misioni ti të cilave duhet të jetë që këtë botë ta bëjnë një botë më të mirë. Themeluesi i “Kibernetikës’, Norbert Wiener ( 1948) , që me librit të tij “ Cybernetics, or control and communication in the animals and machine” kishte revolucinarizur qasjen mendimit njerëzor duke u shndërruar në një nxitës të zhvillimeve të reja në shkencë e teknologji, që sollën tek përdorimi sintetik i gjithë asaj që kishte arritur mendimi njerëzor deri atherë.

Kjo prodhoi një sinergji mahnitëse e cila në vitet pasuese solli kompjuterët, teknolgjitë telekomunikuese dhe inteligjencën artificiale , dhe duke e promovuar dijen dhe informatën si faktor shumë më të rendësishëm zhvillimi se sa materien e energjinë. Kjo rëndësi e informatës për feeback e komunikim ( veprim kthyes, informatë kthyese mbi rezultatet e sistemit me qëllim të mësuarjes dhe përsosjes së funksionimit te sistemeve) ishte edhe një nga idetë nisëse të kësaj shkence atherë të re.

Wiener kishte promovuar idenë se arritjet e mendimit njerëzor kanë ardhë në një stad kur mund të sajojnë sisteme (teknike, sisteme organizative e edhe sociale) duke përdorë analogjinë e qenieve të gjalla, pra duke mësuar nga parritshmëria e Krijuesit Absolut , që përdorin mekanizmin e përsosur kontrollues e rregullues qe ne e njohim sot si “feed back”. Por në vitet e mëvonshëme, diku në vitën 60’ të shekullit të kaluar Wiener në librin e tij “Kibernetika dhe shoqëria “ ( 1964), kishte filluar të brengosej , për pasojat edhe sociale e edhe etike se ku mund ta shpiejnë njerzimin këto zhvillime nëse keqpërdoren nga njerzit që nuk i dinë kufijte e vet, ndaj ai po pledonte me një kërkesë: “ Human use of human beings”, pra për diçka si përdorimi i njerëzishëm i mendjes njerëzore. Ndërsa Rolandi diku në librin e tij tërheq vërejtjen se “ Vrasjen nuk e bëri të lehtë teknologjia, por injoranca” dhe pastaj edhe ai preokupohet me këtë rrezik dhe thotë “ Në këtë shekull do të kodohemi ashtu apo kështu. Cfarë ju mbetet të bëni është kodet ti bëni më relative kushtimisht dhe, të zgjidhni ato më të përshtatshmet për natyrën e njeriut”... dhe pataj “Njerzit në vend të njeri- tjetrit duhet të vrasin egon e tyre”...

Këto kohet e fundit , thuaja ne secilin takim që kemi pasë bashkë Rolandin me ka thenë një brengë të tij të madhe : Tek ne lexohet pak, sidomos te rinjtë lexojnë pak...Dhe këtë , vlerën e leximit e pasqyrojnë edhe “aforizmet e tij”, dhe jo vetëm leximi por, mendimi kritik, nxjerrja e më të mirës nga leximi, kuptimi i të lexuarit , që tek ne po pasqyrohet me dobësi deri në dhembje e kjo buron nga degradimi i nivelit të shkollimit tek ne, ( PISA 2016). Ai thotë se “ Leximi është një prekje e ditur!” dhe pak më vonë sojon edhe vargjet “ Lexo i thashë ; I mbylli sytë dhe lexoi, kur i mbylli sytë , me tha Leximi ka shumë mënyra”! Le te na frymzojë edhe ky libër e një Alumni tonë, Roland Spahiut ‘ që këtu në Riinvest ta promovojnë dashurinë ndaj leximit, të mësojmë se si te lexojmë dhe nga leximi se si të mësojmë nëpërmjet mendimit kritik.

Dhe diçka që duhet të shohim si një rrugë për përmirësimin e situatës tek ne, që del nga mendimi kritik, pas të ciëit duhet domosdo të pasojë angazhimi civil, për ta bërë shoqërinë më të mirë sepse Rolandi thotë edhe këtë në librin e tij : “Politikanet i lazdruam më tepër se sa fëmijtë!”!

Faleminderit Roland për këto mendime të mrekullueshme, te perzntuara në një libër jo të zkonshëm por shumë të nevojshëm për shoqërinë tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat