Halim Hasani – maestro i aforizmit shqiptar

Libra

Halim Hasani – maestro i aforizmit shqiptar

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 korrik 2017 Në ora: 08:15
Ballina e Librave: “Aforizma të kohës”, “200 aforizma”, “Aforizma bashkëkohor”, “Fjali pa mahi”, “1021 Aforizma”, “2400 Aforizma”, Halim Hasani

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, gjatë javës së parë të muajit gusht, fillon veprimtaritë në fushën e zhvillimit, afirimit dhe promovimit të vlerave kulturore, me moton: Vera kulturore “Lugina poetike 2017”.

Ky eveniment i lartë kulturor, do të filloj me promovimin e veprimtarisë letrare të maestros së aforizmit shqiptar, Halim Hasani, një krijues i talentuar, që i dha botës shqiptare, jo më pak se 2400 aforizma, i cili më shumë se dy decenie, ia kushtoi kultivimit të këtij zhanri, shumë të kërkuar në letrat shqipe.

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, jo rastësisht, ka përzgjedhur, në agjendën e veprimtarisë kulturore, Halim Hasanin, legjendën e aforizmës shqiptare, pikërisht gjatë periudhës së ardhjes së mërgimtarëve për pushime në vendlindje.

Duke u motivuar nga autoritetet e qeverisjes lokale, në Komunën e Bujanocit, e cila 1 Gushtin e ka shpallur ‘Ditën e Mërgimtarëve, BKSH “Perspektiva”, ka vendosur për ta nisur verën kulturore me një program të psur kulturoro-artistike.

Adhuruesit e fjalës së shkruar artistike nga trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën tonë të çmuar, do të kenë rastin, në këto ditë të ngrohta verore, të freskohën me fuqinë magjike të mendimit filozofik shqiptar, të autorit Halim Hasani, të cilat paraqesin një thesar të pasur dhe një kontribut të çmueshëm, drejt çuarjes përpara, të traditës sonë aforistike.

Pak fjalë për personazhin e kalendarit veror të veprimtarive kulturore të “Perspektivës”: Vera kulturore “Lugina poetike 2017”.

Halim Hasani – maestro i aforizmit shqiptar

Për 24 vjet, rresht Halim Hasani, nga Dobrosini, Komuna e Bujanocit, publikoi,  pesë libra me aforizma, duke shkrirë inspirimin, përvojën jetësore, nëpër këto mendime të larta filozofike.

Libri i parë i tij, mban titullin “Aforizma të kohës” (2005), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjali pa mahi” (2013), “1021 Aforizma” (2012) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar, me aforizma të tjerë, të cilët do të arrijnë lartësinë në 3000 sish, të cilat do të botohen në një libër të vetëm.

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, për publikun e Luginës së Preshevës, ka servuar edhe emra të tjerë të njohur të kulturës shqiptare, përmes të cilëve do të begatohet jeta shpirtërore e qytetarëve të kësaj krahine, të përmendur për fisnikëri, mirësi e dashamirësi, ndaj fjalës së bukur artistike.

Nëpër këto aktivitete të BKSH “Perspektiva”, do të marrin pjesë edhe krijues jashtë Luginës së Preshevës, nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini dhe Diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat