Një tematikë ambicioze për një studiues të ri të pasionuar ...

Libra

Një tematikë ambicioze për një studiues të ri të pasionuar ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 gusht 2017 Në ora: 09:49
Pamje nga amfiteatri i Biblioterkës Kombëtare në Prishtinë ku u bë promovimi i librit të Astrit Zemajt

Autori Astrit Zemaj meriton vëmendjen dhe respektin në rend të parë për kurajon e një studiuesi koshient për mungesën e burimeve dhe literaturës së mjaftueshme në gjuhën e tij amtare por ambicioz dhe i bindur për rëndësinë e pasjes në dorë tek lexuesi shqiptar të një studimi të bazuar në burime dhe literaturë gjermanofone

Në librin me titullin Evropa në udhëkryqin e lindjes dhe ngritjës të  të tretë në Gjermiani gjatë viteve 1918- 1939 nga Rajhut në këndin e vështersive politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomik ndërmjete dy luftarve botërore ishte tema kryesore e promovimit të librit e të autorit Astrit Zemaj, zëvendës ambasdadori I Republikës së Kosovës në Berlin ku ishin të pranishem edhe deputet, akademik, diplomatet dhe dashamirët e shumtë  të publicistikës që u bë në Bibliotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani në Prishtinë. Në fjalen e redaktorit të  librit akademik Frashër në mes tjerash tha:” Trajtimi i ngjarjeve dhe figurave historike nga perspektiva multidimensionale janë sa të rëndësishme po aq edhe moderne. Qasja multiperspektive e studimeve shoqërore dhe humane hyn në kuadrin e studimeve të gjithmbarshme në të cilat gjejmë informacione nga më të ndryshmet nga fusha të rëndësishme të shkencave të cilat kanë korelacion ndërmjet tyre. Studimi “Evropa në udhëkryq - Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939” i autorit Astrit Zemaj shqyrton fenomenet e zhvillimeve politike, shoqërore, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të njërës nga fuqitë kryesore të kontinentit të vjetër. Kjo periudhë kohore njihet si faza e rimëkëmbjes dhe forcimit të Gjermanisë e cila kishte dalë me humbje të mëdha njerëzore, politike dhe ekonomike nga Lufta e Parë Botërore. 

Vendimet që u morën në fund të Konferencës së Paqës së Versajës, sidomos Traktatit i Paqes të dëmtoi në masë të konsiderueshme interesat e Gjermanisë. Madje kundërshtarët e saj siç ishte Franca, vendimet e Versajës i konsideronin si “shumë të buta” dhe kërkonin që Gjermania të copëzohej e të ndahej edhe më shumë në mënyrë që ky vend të mos paraqiste rrezikshmëri për “rendin e ri” dhe për paqen dhe stabilitetin evropian e botëror.

Periudha kohore që përfshihet në këtë studim- tha bë vazhdim të fjales së tij redaktori i librit Frashër Demaj është njëra ndër periudhat më të debatuara dhe kontradiktore, jo vetëm në historinë e popullit dhe shtetit gjerman, por në gjithë historiografinë evropiane. Kjo problematikë është trajtuar edhe nga ana e historianëve gjerman dhe evropiane  të cilët në qendër të vëmendjes së studimeve të tyre kanë vënë tema të cilat kanë për subjekt trajtimi periudhën midis dy luftërave botërore dhe fenomenet shoqërore të kohës.

Libri u ofron lexuesve fenomenet e zhvillimeve politike, shoqërore, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike

Periudha 1919-1939 shënon “rilindjen” dhe përpjekjet e Gjermanisë për tu rikthyer në grupin e shteteve që përbënin grupin e Fuqive të Mëdha. Si rezultat i këtyre përpjekjeve në Gjermani brenda këtij harku kohor u instalua një sistem i qeverisjes me bazë nacional socialiste, që më kalimin e kohës mori tipare shoviniste dhe ekspansioniste me pretendime për zgjerimin dhe fuqizimin e shtetit gjerman.

Studimi  “Evropa në udhëkryq - Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939” mbështetet në burime arkivore të përzgjedhura me kujdes dhe sipas rëndësisë që kanë në trajtimin e një tematike të tillë. Krahas burimeve primare të studimit, autori ka marrë në trajtim edhe burime elektronike dhe burime nga arkivat e elektronizuara për tu pasuar me literaturë relevante kryesisht botime në gjuhën gjermane.

Brenda këtij studimi- tha Demaj gjejmë pasionin për tu thelluar në zbërthimin dhe demistifikimin e konstrukteve politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake si dhe aftësinë për ti trajtuar faktet dhe faktorët e shumtë që kanë pasur ndikim në rrjedhën e ngjarjeve jo vetëm në Gjermani por edhe në Evropë dhe më gjerë. Autori Astrit Zemaj meriton vëmendjen dhe respektin në rend të parë për kurajon e një studiuesi koshient i cili lexuesi shqiptar po u ofron një studimi të bazuar në burime dhe literaturë gjermanofone.

Autori i këtij libri meriton vëmendjen dhe respektin në rend të parë për kurajon e një studiuesi koshient                                                        

Në fjalen e tij të rastit të  ambasadori- Bekim Sejdiu,duke folur për librin e Astrit Zemaj në mes tjerash tha:” Së  ky liber lexuesit i ofronë një këndvështrimi burimor mbi këtë temë nëpërmjet të cilës gjurmon këtë njollë të errtë të historisë njerëzore, duke shkuar në zanafillën e saj, përkatësisht në lindjen dhe ngritjen e nacizmit në Gjermani, ndërmjat dy luftrave botërore. Së këndejmi, vlera e këtij libri qendronë, jo vetëm në faktin së ai shtjelon një temë të rëndësishme dhe e benë këtë në disa dimensione, por në radhë të parë ai pasqyron një kënvështrim “ nga brenda”, përkatësisht nga burimet dhe literature gjermane. Përgjatë nëntë kapitujve të llibrit- tha në vazhdim Sejdiu të cilin po e promovojmë analizohet  sfondi i përgjithshem dhe dinamikat të politikes, ekonomise dhe diplomacisë, që ?onë në shkatrrim Republikën e Vajmarit në kapjen e shteti gjerman nga Hitleri dhe partia e tij nacionaliste. Fillimisht ky libër e venë në spikam Marrëveshjen e Versajit dhe ndjenjen e peruljes që ajo e shkaktoi në Gjeemani krizën ekonomike, trazirat dhe përplasjet kronike politike, si dhe  ?orrientimin e diplomacisë të fuqive të medha të kohës që për pasoja kishte një  indiferencë ndaj zhvillimeve në Gjermani. Gjithashtu ky libër hedh dritë dhe fakte të rëndësishme, shpesh herë të hedhura në hije narracioni i përgjithshëm për të mos thënë standard mbi Gjermnin  naziste. Me fjalë tjera diga e parë e mbrotjes  ndaj nacionslizmit gjerman ishin segmente e poltikës dhe të shoqërisë gjermane që kundershtuan dhe u ballafaquan fuqimisht me ideologjinë nacionaliste të viteve të njëzeta dhe tridhjeta të  shekullit XX.  Në këtë drejtim librit i Astrit Zemajt venë në pahë  episoden nga përpjekjet e përcaktuara diplomatike të Republikës së Vajmarit për rehabilitimin e Gjemnaisë në skenen pokitike nderkombëtare. Andaj, sukseset për rehabilitimin në skenen  ndërkombëtare dhe për rimkëmbjen ekonomike ishin të pamjaftushme për të forcuar Republikën e Vajmarit kundruar gërryerjes së themeleve të saja.  Kjo përfshinë jo vetëm turbullirat e vazhdushme politike, poe rdhe shkurtpamësinë dhe oportunizmin politik të shfaqura në momente të caktuara nga udhëheqësi politike dhe shteterore gjermane të asj kohe kundruall fenomenit “Hitler”.

Autori Zemaj në librin e tij gjithashtu na sjell dëshmi burimore të shembujve të kundërt.  Ngjarjet duke fillua nga vitit 1933 e deri në maj të vitit 1945 i kanë lënë njerëzimit një faturë të lartë  morale. Andaj, përgjatë kapitujve pesë deri në  të nëntin- libri i Astrit Zemajt lexueve u ofronë një përshkrim të bollëshëm dhe analitik mbi zhvillimet në Gjermani pas marrjës së pushtetit nga Hitleri e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat