Libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, edhe në bullgarisht

Libra

Libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, edhe në bullgarisht

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 12:50
Promovimi i librit “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”

Është promovuar në gjuhën bullgare libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores Fetnete Ramosaj. Libri është studim dhe është përkthyer në gjuhën bullgare nga albanologu i njohur bullgar, Anton Panchev nga Universiteti i Sofjes.

Paraprakisht ky libër ka pasur dy botime të tjera në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze.

Në fjalën e tij, recesenti i librit, Kolë Krasniqi ka thënë se libri ka trajtuar çështjen e sigurisë në Kosovë dhe ka zgjuar interesim të madh të lexuesve vendor dhe ndërkombëtar.

Ai ka potencuar se autorja Fetnete Ramosaj ka argumentuar ekzistimin e organizatave ekstremiste serbe në Kosovë.

"Ushtria çlirimtare serbe ishte tipike militante, "Shqiponja e Zezë" dhe "Tigri" ishin tipike terroriste. Kështu autorja ka arritur ta argumentojë ekzistencën e tyre në Kosovë, por edhe strukturën e tyre", tha ai.

Albanologu bullgar, Anton Panchev, njëherit përkthyes i librit, është shprehur se libri është një punim i shkëlqyeshëm dhe autorja në këtë studim ka përdorur burime të shumta me theks të veçantë, burime serbe.

"Librin nuk e kam përkthyer shumë shpejt sepse nuk i kam ditur shumë ngjarje brenda librit. Libri duhej të përkthehej në bulgarisht sepse ne bullgarët nuk dimë shumë për ngjarjet në Kosovë", tha ai.

Ai tha se ky hulumtim është i nevojshëm të përkthehet në sa më shumë gjuhë dhe lexuesit të kuptojnë për të vërtetën e Kosovës.

"Në mediat tona shpeshherë po hyjnë lajme prej Beogradit dhe po përpiqen të krijojnë një opinion të rrejshëm për shqiptarët", shtoi ai.

Autorja e librit, Fetnete Ramosaj ka thënë se ndjehet mirë që libri është vlerëduar nga ekspert të fushës dhe nga vet lexuesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat