Lexoni libra që ju zgjasin jetën

Libra

Lexoni libra që ju zgjasin jetën

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 08:09
Ilustrim

Librat kanë fuqi të madhe te njeriu ku nëpërmjet tyre ndërtohet një individ por edhe një shoqëri e tërë.

Një lajm i mirë vjen pë rata që lexojnë pasi një studim i fundit thotë se të lexuarit e librave të zgjat jetën.

Në një studim nga Universitetit i Yale, morën pjesë 3 600 persona mbi moshën 50-vjeç ku ata që lexonin 3.5 orë në javë jetuan 2 vjet më shumë se ata që nuk lexonin.

Studimi ndoqi për 12 vjet pjesëmarrësit.

Të lexuarit, rriste jetëgjatësinë pavarësisht gjinisë, pasurisë apo edukimit.

Studimi nxori që të lexuarit e librave ishte më efikas se të lexuarit e revistave apo gazetave.

Leximi i librave, përfshinë më shumë të menduarit sesa leximi i revistave.

Studimi nxori gjithashtu se kjo mirëmbante funksionimin e trurit dhe çonte në jetëgjatësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat