Vepra jetësore dhe historike në kronika, si udhërrëfim për brezat

Libra

Vepra jetësore dhe historike në kronika, si udhërrëfim për brezat

Nga: Aziz Bytyçi Më: 2 tetor 2017 Në ora: 10:04
Pamje nga promovimi i librit

Kur ke fatin dhe mundësin të shkruash për figura të mëdha , është veprim i shenjët.Në këtë eveniment shumë madhështor , vertet i ngjanë shumë sesionit shkencor se sa promovimit të DITARIT të ngjarjeve historike  përmbledhëse të vuajtjeve dhe sakrificave të popullit shqiptarë ndër vite ku ishte pjesë edhe vet autori dhe tani me pjesmarrjen madheshtore në këtë manifestim përurimi të librit vertet duket si sesion shkencor.

Në Amfiteatrin e Universitetit të  Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren u përurua libri i shtatë , i vazhdimësisë së librave të përparëm , “SHqiptarët e rrezikshëm për  Jugosllavinë”, të autorit Faridin Tafallarit.

Fillimisht në fillim të këtij evenimenti shumë madhështor të promovimit kronologjik të DITARIT të ngjarjëve historike që populli shqiptarë i përjetoi nga soldateska famkeqe serbo-sllave – fashiste ndaj ketij  popullit më të lashtë në ballkan , popullit  shqiptar . Ngjarje këto të përmbledhura nga emblem e gjallë e shkendijave të lirisë Faridin Tafallari.

Nga prezantuesi i programit , fillimisht u ftua me kumtesen e tij për ta deklamuar para një numri të konsiderueshem pjesmarrës në këtë event madheshtor , krijuesi  i mbi 103 librave të tija të botuara Gëzim Ajgeraj . Si mik e shok , e ka të vështirë të ndajmë pjesen emocionale nga vepra dhe përshkrimi i saj, si dhe veprimtaria e Faridinit , megjithatë , do përpiqem te rishpalosë jeten dhe vepren e Faridinit në vija të trasha, kur e kemi parasyesh se tani më ajo është shumë e gjërë dhe kërkon kohë . Si veprimtar , krijues dhe mërgimtarë , kam nderin dhe previlegjin ta njohë veprimtarin e tij jetësore , ndoshta ma mirë se gjithkush këtu në Prizren. Ka shumë arsye , për të cilat nuk do ndalemi shumë.Na kanë bashkuar idealet , aktivitetet , rajoni dhe në një apo edhe libri i Faridinit.Zot të kësaj toke jemi ne , ku kam patur nderin të jem recenzentë.Në këtë shpalosje , do të bëjë një paraqitje sa  të veprimtarisë , po aq edhe të veprës  së shkruar të tij.Libri që sot na bashkon këtu “Shqiptaret e rrezikshëm për jugosllavinë” , është një vazhdimësi sa e veprës dhe veprimtarisë së Faridinit , po aq edhe e pikpamjeve dhe qëndrimëve për zhvillimin e mëvonshëm në hapsirat shqiptare. Krijuesi i letrave shqipe me një bagazh të gjërë dhe me njohjen e këtij ideologu ku sot po promovohet libri i tij z.Gëzim Ajgeraj thotë: Veprimtaria atdhetare e Faridin Tafallarit , siq e permendëm edhe më lartë , lidhet ngusht me veprimtarin e levizjeve të mirfillta atdhetare dhe njerëzve të devotshëm të kombit , që kontribuan për lirinë e tij , e njëri nga ata patriot e atdhetarë ishte edhe vetë Faridini.E gjithë kjo veprimtari , ka bazamentin e mirfilltë të një tabani kombetar,i cili lindi e frymëzoi edhe breza të cilët sa kalonin vitet rritej si lumë në rrjedhë për ta zgjeruar rrethin e veprimtarëve dhe luftetarëve të kombit , të cilët më vonë do t’i prinin edhe luftetarëve çlirimtar , për çlirimin e trojeve shqiptare.Kur flasim për veprimtarin atdhetare të Faridin Tafallarit sigurisht se kujtojmë veprimtaret dhe kreret e levizjeve ilegale në Europë, me të cilët punoi dhe veproi Ai.Dhe kur permendim Jusufin,Bardhin , Kadriun , Ramizin , kujtoi se shumëqka dihet më edhe për Faridinin , si shok dhe bashkëveprimtar i tyre.Duke e bartur vizionin që e trasuan shokët e Faridinit ,Jusufi,Bardhi,Kadriu,Remziu,Fehmiu dhe patriot tjerë maja të idealit kombëtar, por edhe duke i qendruar besnik po atij ideali , dhe në ditët e sotme . Në këtë libër Faridin Tafallari vë në spikam zhvillimet në kohë dhe pikpamjet e tija për këto etapa deri këtu ku jemi.Pikërisht ,është ky vizioni , qendrimi dhe pikpamjet që veprimtari , patrioti , atdhetari dhe autori i këtij libri , na shtonë si teza dhe si vision se nga duhet të shkojmë ne si komb.Në fund  Gëzim ajgera thot se: Unë nuk do të zgjas më shumë , duke e uruar Faridin Tafallarin për shendet , të mira e suksese në vazhdimësi.

Pas kumtesës së z.Ajgerajt u ftua gazetari opojar Demir Reshit që tam err fjalën e tij.Demir Reshiti pas një pershendetje të të gjithë të pranishmëve ai tha se vertet ndjehem i previligjuar të flas për figura të mëdha të kombit.Unë vetem dua të them se Faridin Tafallarin para dy javësh e kisha në emisionin e natës, ku ajo natë pos që kishte me mija pelqime por ajo nat mu dukë se kaloj shumë shpejt.Unë këtij patrioti të madhë të kombit i uroj shëndet në jetë dhe suksese.

Si çdo herë nëpër promovime me kumtesat dhe fjalet e marrura në prani të të pranishmëve e madhështoj edhe recitimet e vargjeve të poezizë e në këtë radhë u ftua edhe apsolventja e Gjuhës dhe letërsisë shqipe ,studentja Saranda Tafallari për ta recituar një vjershë, ajo vjershë krijoj emocion dhe lotë nga të pranishmit dhe vetë autorit të librit,ideologut të çështjes kombetare Faridin Tafallarit me recitimin e vjershës “PER TY QAMERI”.

Pas recitimit u ftua me kumtesen e tij gazetari i Kombetares “Bota Sot” Aziz Bytyçi që ta  merr fjalën dhe të deklamoi kumtesen e tij të pregaditur para të pranishmëve.Sot në këtë vend të shenjët,në këtë tempull të dijes , në  UPZ “Ukshin Hoti” në Prizren po e promovojm librin e shtatë të radhës “Shqiptaret e rrezikshëm për Jugosllavinë” , të ideologut të çështjes kombetare-shqiptare të bashkëveprimtarit të vëllezërve Gërvalla dhe Zeka, zotri Faridin Tafallari . Kuzhina famëkeqe e kryeqytetit të Jugosllavisë , Beogradi serbo-sllave thonin : Shqiptaret janë të rrezikshëm për Jugosllavin e Titos , e një ndër ta ishte edhe Faridin Tafallari.Jo as shqiptaret nuk ishin të rrezikshëm për Jugosllavin e Titos e as veprimtari i çështjes kombetare Faridin Tafallari, por populli dhe liridashësit shqiptarë nga sunduesit e Jugosllavisë famëkeqe , për këtë popull të lashtë e të shumë vuajtur kërkonin lirin e tyre dhe tokën e tyre që vetë zoti e krijoi.Parollat e viteve 1981 ishin Kosova Republik, që për këto dy fjalë shumë shqiptar u vranë e u zhduken,u burgosen e u alivinosen u përzuan dhe u larguan me dhunë nga trojet e tyre shekullore vetem e vetem se janë shqiptar  , e në këtë radhë ishte  një ndër ta edhe bashkëveprimtari i sofres së ngushtë  të vëllezërve Gërvalla dhe Zeka , Faridin Tafallari i cili sot është me ne. Faridin Tafallari i cili deshi zoti të shpëtoi sepse ishte halë në sy për regjimin Titist serbo-sllav të shekullit që lam pas, të asaj kohe , i cili mbi 20 vite nuk guxoi ta shkel vendin e tij , Kosovën e Isa Boletinit , ky vend i Arbërit e Fole e Shqiponjave, deri kur filluan shkendijat e lirisë të djemëve e vajzave të kombit të radhitur në Ushtrin e shenjët e të bekuar nga Zoti në tri shkronja të arta , të stolisura UÇK.Atëher Faridin Tafallari mobilizohet dhe vjen nga mërgata(Gjermania) në Shqipëri për të hyrë në Kosovë dhe për të ju bashkuar vëllezërve dhe motrave në radhët e UÇK-së , ku njëher e përgjithmon për t’i shporr makinerin gjakatare serbo-sllave për kërdin që bënin ndaj popullatës civile të pa mbrojtur të këtij populli të stërvuajtur në trojet e tyre shekullore e mijëra e mijëra vjeqare.Libri “Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë” , ndahet në tri etapa, në etapen e parë përshkruhen ngjarjet nga viti 1981 e deri në luften e fundit, ndersa  etapa e dytë në ditarin e ideologut Faridin Tafallarit i kushtohet luftës së lavdishme të UÇK-së dhe në etapen e tret shkruan për lirinë e Kosovës dhe ditëtë të sotme të lirisë.Pas shumë fjalëve të pregaditura në kumtesen e tij të gazetarit Aziz Bytyqit në fund e pergezon autorin dhe me disa fjalë i thotë : Ne e përjetuam lirinë e Kosovës në vitin 1999 , kur UÇK-së së bashku me miqët tanë amerikan shporrën makinerin gjakatare paramilitare,ushtarake e policore serbe , njëherë e përgjithmon nga ky vend i shumë vuajtur, ku neve sot e gëzojm lirinë,por dua të them … se një ditë po si  po do ndodhë , por dhashtë zoti që edhe  neve kjo gjenerat e mesme ta përjetojm Bashkimin e Trojeve Tona Etnike me një Shqipëri ashtu siç ishte dikur,siç e krijoj zoti SHQIPERIN NATYRALE. Urime,suksese dhe jetë të gjatë t’i emblem e gjallë e shkëndijave të lirisë Faridin Tafallari përfundoi Aziz Bytyçi.

Në këtë eveniment të rëndesishëm që po mbahej përpos që moren pjesë  poet,shkrimtar,politikaj,doktor e publicist moren pjes edhe disa shokë të idealit të Faredin Tafallarit e një nder ta ishin disa shokë të ditëve të vështira kur i dolen në ndihmë Faridinit ata nga Shuipkovica e Tetoves.E bija  e Tasim Vokws Melita Voka foli nw emwr tw babait pwr shoqwrimin e Faridinit me Tasimin dhe veprimtarin e pwrbashkwt patriotike tw asj kohe nw ilegalitet.Bija e Tasimit Melita e emocionuar e pershendeti Faridinin dhe e pergezoi per punen e bere tani edhe ne moshen e shtyer.Urime dhe suksese.  

Për jetën dhe biografin foli vëllau i bashkëveprimtarit dhe ideologut të çështjes kombetare të Faridin Tafallarit vëllau i tij profesor Xheladin Tafallari.Me Theks të veçant të pelivanëllëkut ,d.m.th, babai ynë kishte deshir që Faridini ta ushtron sportin e mundjes , gjë që edhe ia ka arrit,ngase Faridini vërtet bëhet kampion për disa fshatra për rreth Struzhes.Kampion apo" bash "si i kemi pas thënë në dhe këtë bashllek e mbajte në atë anë afër 15-të vite rresht.Vëllau i tij  Xheldini edhe pse ishte 2-3 vjet më i madh , ai gjatë ushtrimit korrte fitore të panderprera .Gjatë shoqërimit me Tasin Voken nga Shipkovica e Tetovës ,Faridini frymzohet me trimrin dhe heroizmin e Xhemë Gostivarit , person që n’ato anë ka dhënë më së shumti për bashkimin kombtar. Shkuarja në Gjermani dhe kontakti i parë me Jusufin dhe betimi i dhënë para flamurit deri në fitore per bshkim kombëtar.Më vonë me këshillimet nga Shqipëria ndrrojnë kërkesa dhe thirren gjithni në Kosovën Republik. Bashkëshortja e Faridinit Zadja krah për krah me bashkëshortin ajo bijë shqiptare  ka prit dhe ka percjellë basshkatdhetar nga Kosova të cileve pa pritesë dhe ia ka gatuar me vite të tëra ,te cilët Faridini i merrte në demostrata,udhtimi me qindra e qindra kilometra për të gjetë shok të idealit për t’iu bashkngjit LPK-së.Organizimin e demostratave nëpër Europë kryesisht në Gjermani.Sulmet e ndrmara ndaj UDB-ashëve të dërguar nga Jugosllavia  për t’i vezhguar.Thyerja e kamrave dhe kacafytja me ta per t’ia marrë materialet që do silleshin në Jugosllavi , pastaj, për  t’i ndjek shqiptaret pjesmarrësit e sidomos organizatoret.Strehime dhe ndihma edhe me të holla të shqiptarëve që pergatiteshin për të hyrë në Kosovë , në fillim për të kryer aksione guerili ,më vonë për në luftë . Bashkveprimi me Avdyl Krasniqin si ndërmjetësues me qeverin Nano për të marr armë dhe  për tu sjell në Kosovë . Kthimin në Kosovë pas 20 vteve me çrast nuk i gjejnë as më të dashurit e tyre si Faridin e si bashkëshortja e tij Zadja , të cilëve ndër kohë u kishin vdekur , pra prindërit  dhe vëllau i Sefidini poashtu bashvepritar i Jusufit,ndërsa Zades prindërit dhe dy motra e vëllau dhe shume kusherinjë të cilet kurr si takuan.

Në këtë promovim u ftua tw marr  fjalën edhe luftetari i lirisë tani deputet në Kuvendin e Kosovës , Zafir Berisha i cili i emocionuar i pershendeti të gjith të pranishmit e në veqanti ideologun ë çështjes shqiptare Faridin tafallari.Berisha para të pranishmëve tha se: sot kur kisha nderin të marr pjes në këtë përurim të një veprimtarit të madhë të çështjes kombetare kam vertet emocione të mëdha ku po më kujtohen ditët e hershme të ilegalitetit, por unë Faridin Tafallarit i uroj suksese dhe shendet.Pas shumë folësve u ftua njëri nga familjaret e Faridin Tafallarit që të flaës për biografin e Faridinit.Doli në foltore vëllau i autorit profesor Xheladin Tafallari i cili elaboroi shumë fjalë për jetënë dhe veprimtarinë e vëllaut të tij që nga fëmijëria i cili ishte dhe është i brumosur për çështjen kombetare

 Para se të përfundoi ky manifestim i cili manifestim do të jetë edhe i pa shlyer doli rapsodi i mirnjohur Ali Krasniqi ( vëllau i rapsodit më të njohur në tërë boten shqiptare tani më i ndjer i madhi Feriz Krasniqi), me këngën e tij të kushtuar deshmoreve të kombit.

Pastaj si çdo herë  fjalën e fundit e merr autori, u ftua që ta marr fjalën Faridin tafallari.Ju pershendes nga zemra që ju sot erdhet nga Tetova nga Mitrovica e Prishtina nga shkupi e Ulqin për të me nderuar.Unë sot ndijeh edhe më i fort  por një gjë dua të ju them se populli ynë kaloj me shekuj të tërë nënë thundrat e shumë e shumë sunduesve, neve gjeneratave të vjetra që akoma jemi gjallë vepruam në ilegalitet në atë kohë kur Jugosllavija famkeqe e Titos në çdo birë ë skut na kërkonte porn eve së bashku me djemt e vajzat e kombit ia arritem me luften e shenjët të UQK-së t’I shporremi njëher e përgjithmon këto hardhi gjakatare sebo-sllave nga kjo tokë e shejtë Arbëror, ku sot neve po e gëzojmë lirin dhe po e shijojm, por neve akoma nuk i kemi kryer obligimin e tërë, neve sot mund të punojmë më lirshëm se san ë kohen e shekullit të kaluar, andaj lus politikanet tanë të Prishtinës dhe Tiranës që t’i hapim syt shumë dhe të shkojmë drejt finalizimit të shumëpritur për realizimin e çështjës së pazgjidhur për Bashkimin e trojeve shqiptare,për një Shqipëri ashtu siç e krijoj Zoti Shqipërin Natyrale. Edhe shumë e shumë fjalë që foli ky ideolog vertet shkuan shpejt minutat, por ai porosity se të jemi të bashkuar njëher e përgjithmon dhe të realizojmë ate që breza e breza të paraardhësve tanë e dhanë jetën  që  ta përjetojmë një Shqipëri ashtu siç e krijoj Zoti,përfundoj Faridin tafallari

Të gjithë të pranishmit u ftuan në një koktel të bollakshëm ku edhe aty mbi një orë vazhdoi ahengu duke e komunikuar me njëri tjetrin për librin e këtij ideologu dhe bashkëveprimtari të vëllezërve Gërvalla dhe Zeka  , kjo emblem e gjallë e shkendijave të lirisë Faridin Tafallari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat