Libër i cili është një sprovë e atyre njerëzve që përpiqen të përsosen

Libra

Libër i cili është një sprovë e atyre njerëzve që përpiqen të përsosen

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 tetor 2017 Në ora: 09:49
Ballina e librit me të poetes dhe shkrimtares sonë Alma Feruni

Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë që do të ndash dashurinë tënde me të tjerët do të vesh re paqen që arrin në mes teje dhe tyre. Ku është paqja është Zoti, e kështu Zoti derdh paqe dhe gëzim në zemrat tona. Pra, ky është  “Qyteti I florinjte” që vjen para lexuesit plote natyrshmëri e vërtetësi, nëpërmjet  të cilës autorja e librit është  munduar të skalis fate e karaktere e atyre librave të lexuar normale që ndjen një ndjenje të pakontrolluar.

Krahas punës  dhe përkushtimit të vazhdueshëm - pasioni i kësaj poete dhe shkrimtare të vyeshme  është poezia e cila deri me tani ka botuar katër vëllimet poetike: “Ëndrrat e bardha”,`Prarim i bardhe”, “Tempull i dashurisë”,  Pentagram  jeta”. “Qyteti i florinjte” dhe  tregime të shumta. Libri me i ri  me  titullin“ Qytetit i florinjtë”, të shkrimtares Alma Sinan Feruni që  këto dite doli nga shtypi dhe u promovua ne pranin shkrimtareve dhe dashamireve të shumtë të librit. Ne fjalët përshëndetëse të redaktores të librit Elvira Ferinaj- Besho, Mark Simonit, autores se librit Alma Feru Sinani Ferunit dhe të tjerëve në mes tjerash  u theksua se:” Merita e kësaj  shkrimtare dhe poete të vyeshme  të librit në fjalë  për  lexuesit prodhon  ballafaqime  dhe dëshirat  te mëdha që  për letërsinë tonë, ka qene orientimi i leximeve drejt librave, qe flasin per qytetet.

Image
Alma Farini autore e katër vëllimeve poetike dhe shumë tregimeve

Po. Po me kane pëlqyer gjithmonë letërsitë dhe shkrimet e ndryshme, ese, tregime, novela e romane, qe merreshin me qytetet. Me ato te mëdhatë ku gratacelat prekin qiellin..dhe me ato qytetet e vogla, ku pothuaj banoret e njohin njeri- tjetrin me emër. Kam lexuar  gjate viteve te adoleshencës e me pas, - “Kronika e Titanikut”` te Ivo Andriqit.``Stambollin”`e Orhan Pambukut”, “Novelat e qytetit të veriut” të Migjenit.  

“Qytetin e shtazëve”, të Izabel Aliendes, “Qyteti prej letre” të John Grin”, “Mjegullat e Tiranës” të Kadaresë, “Qyteti i fundit” I Petro Markos.- e kam ngelur e mrekulluar dhe e mahnitur.  Qindra e mijëra fate ndërthurur aty, me mijëra dritare kujtese që zgjonje kujtimet e me mijëra e me mijëra pengje..Jete ndërthuret në qytetet, në jetët, në fatet, në shpirtrat njerëzore. Qindra e mira faqe që ndërthurnin dhe ndërtonin në përfytyrimin  e çdo kujt, e në arkitekturën me të çuditshme, ku shpalosen hapësira te pafund ndërtesash, urash, kishash, e sinagogash të reja, piramida e tempuj, rrënoja shekullore e fantazma shekujsh, legjenda urbane nga me mahnitëset e me misteriozet, subjekte dhe ngjarje nga me vezullueset, që ndriçojnë gjeografinë e imazheve e përfytyrimeve të çdo kujt.

Sa fate, hyjni, nder shpirt poezi  
Dhe ndjenjat trazon sa diejt mërgojnë
Me hiret si ti,
Me drite ne sy.
Nga mëma  Shqipëri sa ndjenje ke në gji
 me mallin aty. E lashte kjo toke, qiej piedestal
Kjo jete bekim, gëzim di të fal..

Ky libër është një sprove e vërtet e atyre njerëzve që përpiqen të përsosen vazhdimisht, nga dita në ditë

Ky është  “Qyteti I florinjte” që vjen para lexuesit plote natyrshmëri e vërtetësi, dhe jam munduar të skalis fate e karaktere. Pas gjithë atyre librave të lexuar normale që ndjen një ndjenje te pakontrolluar. Si mund te pritet ``Qyteti i florinjte`` nga lexuesi?

E aty prezentë ngjarje, fate nga jeta e përditshme.

Ndoshta gjithkush do të mendonte se kish shëtitur e vizituar, deri në fund boten letrare të qyteteve. Po a ka fund dituria?

Ndoshta secilit, do ti ketë mbetur pa thëne diçka nga udhët e rrugicat me kalldrëme ku ishte rritur, dashuritë e thashethemet e mësallave të vogla plote zhurme, njerëzit që zhurmonin lagjeve të ngushta me një drite neoni mbi krye, stilin e jetës, këngët e hallet e shume ngjarje dhe aktivitete, që mbushin jetën e qyteteve, provincave e fshatrave përreth, here në mënyre të drejtpërdrejte, e here në mënyre misterioze.

Ndoshta ky libër është një sprove e vërtet, ndoshta e florinjte jeta e atyre njerëzve që përpiqen të përsosen vazhdimisht, nga dita në dite. E natyrshëm vinë një zë i lehte i të shenjtës nënë Terezë,që le porosite - ne nuk mund të bëjmë gjera të mëdha ndoshta, por mundemi të bëjmë gjera të vogla me dashuri të madhe. E ndoshta ky libër me tregime ishte një sfidë me vete nga jeta jone nga dashuritë, e nga përpjekjet kolosale të njerëzve për të ndërtuar secili jetët, të lere gjurme në qiejt e shekujve, skalitur veprat në piedestal të ëndrrave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat