U promovuan katër librat e Mr.Prof. Bajram Bytyçit

Libra

U promovuan katër librat e Mr.Prof. Bajram Bytyçit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Pamje nga promovimi

Tani më kur po ofrohen festat me datime historike të kombit tonë,shkrimtarët,poetët,krijuesit letrar dhe kritiket letrar,promovojn dhe organizojn manifestime kulturore – letrare.Çdo vepër letrare që shkruan është një sfidë , emocion njerëzor, është një përvojë, është një e nesërme. Është shkronja që të bëhet më tej një lloj bashkësie me ditën që prek.E pikrisht është fjala për poetin,eseistin,magjister,profesor Bajram Bytyçin , i cili bëri promovimin e katër librave të tija: “NOVELA POPULLORE SHQIPTARE”,”PERRALLA DHE PERRALLEZA SHQIPTARE”,”ANEKDOTA POPULLORE” dhe përmbledhje poezish “VALJETA” , në njërën ndër sallat më të mëdha në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”, në Prizren.Në këtë event shumë madhështor , morën pjesë,poet,shkrimtar pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare,vlen të theksohet se në këtë promovim mori pjesë edhe kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë ,Dega në Kukës,magjister ,znj.Vera Istrefaj e shoqëruar me veteranin e arsimit dhe poetin e mirënjohur në botën e shkrimeve shqipe, profesor Hakik Vishajn. Nga auditori i audiencë së udhëhequr të programit profesori i gjuhës shqipe Sabri Bresa,fillimisht , të të gjithë të pranishmëve iu uroj mirseardhje për nderin që i bënë profesor Bajram Bytyçit.

Pas fjalës përshendetëse nga profesor Bresa u ftua Nysret Gigollaj që të lexoi një anekdotë të autorit Bytyçi. Pastaj në vazhdim me kumtesen e saj u ftua kryetarja e Lidhjës së Shkrimtarëv  të Shqipërisë ,Dega në Kukës ,mr.znj.Vera Istrefaj për ta marrur fjalën.Fjalët e saj në çdo manifestim kulturor apo simpozium,janë fjalë mirë të thurura nga zemra dhe shpirti i poetës me namë,ku në atë ambient që ndëgjohet fjala e saj edhe muret ndegjojnë zërinë e saj oratorik.Vera Istrefi , foli për rreth krijimtarisë së profesor Bajram Bytyçit dhe elaboroi poezit e tija , ku poeti me anë të poezis së tij paraqet të kaluaren e tij dhe të tashmen e tij . Gjithmonë e kam konsideruar urtësin e odave të burrave si një lloj parlamenti ku diskutoheshin çështjet dhe merreshin vendime , ashtu natyrshëm, pa nevojen e kumtesave , të parapregaditjeve , të percaktimeve të pergjegjësive apo të rendjes pas meritave a titujve.Kohët ndërruan e tani njerëzit gjithnjë e më pakë mblidhen me njëri-tjetrin e aqë më pakë të mblidhen  në takime të atyre përmasave që kanë patur odat e burrave . Kështu u bë  e nevojshme mbledhja , selektimi dhe përcjellja e anekdotave dhe gjejërastin të shpreh vlersimin për punën e vlefshme të autorit profesor Bajram Bytyçi, i cili sot ka sjell para nesh librin “Anekdota Popullore”, me redaktor Daut Demakun.Profesor Bajram Bytyçi ka arritur të përcjell tek lexuesit e nderuar filozofin popullore në mënyra të ndryeshme , pa i cenuar asnjë ngjyrë apo vibracion.Kjo është veqoria e një autori që ka përkujdesje të madhe në atë çfarë rrëfyesi i ka lënë në dorë dhe profesor Bajram Bytyçi e ka çmuar saktë vlerën e këtij thesari që i është besuar.Treguesi i kësaj përkujdesje kaq të veçantë , ndër të tjera , është edhe fakti se ka dhënë shpjegime për çdo fjalë dialektike apo fjalë të huazuar.Në fund kryetarja e LSHSH-së,Dega në Kukës,mr.znj.Vera Istrefi tha se :Unë nuk marr përsipër të them më shumë, veçse ta prezantoi para jush me një vlersim maksimal për mendjehollësin e bashkëkombasëve të mi dhe për përkushtimin e autorit.Suksese të tjera për profesorin e nderuar Bajram Bytyçin. Pas fjalës se znj.Vera Istrefaj , u ftua Vezire Krasniqi që ta lexoi një përrall të shkruar nga autori. Në vazhdim u ftua profesor Agim Berisha për një interpretim analitik.

Pos përshendetjeve, profesor Agim Berisha u ndal te vëllimi i titulluar Përralla dhe Përrallëzat shqiptare, ku autori e pa të arsyeshme se edhe ai do të kontribonte sado pak në mbledhjen dhe ruajtjen e folklorit tonë, duke ia percjellur gjeneratave të reja këtë thesar që u krijua ndër breza.Proza gojore në letërsinë shqiptare është shumë e pasur dhe e zhvilluar.Ajo paraqitet në forma të ndryeshme. Një nga format më të përhapura e më të zhvilluara, është pa dyshim përralla.Përrallat shqiptare shquhen për  larminë e fantazisë së tyre  dhe për thurjet interesante të subjekteve.

Roli i fantazisë  edhe në përrallat tona është shumë i madhë.Në fund pas shumë fjalëve rreth përrallave dhe përrallëzave të autorit profesor Bajram Bytyçit, prof.Agim Berisha tha se:Ky vision  optimist e realist e ka burimin te kombi ynë, ku përmes folklorit ai shpreh solidaritetin dhe qëndrueshmërin e popullit përballë problemeve të jetës dhe veshtirësive që i dalin përpara.Pas këtij interpretimi analitik nga profesor Berisha u recituan disa poezi , pas poezive të recituara nga nxënësit , mori fjalën profesor Sabri Bresa i cili foli për Novela popullore shqiptare.Edhe letërsia popullore është pjesë përbërëse e letërsisë popullore botërore, vlera e së cilës qëndron përballë cilësdo letërsi popullore të popujve tjerë në botë, qofshin ata të vegjël apo të mëdhenjë.Letërsia popullore shqiptare është e pasur me një mori temash e motivesh të shprehura përmes formash të shumta e të ndryeshme të krijimit gojor.Pra edhe në krijimtarin popullore ndeshim gjini të ndryeshme letrare si : lirika , epika,drama dhe farët e dendura.Pas shumë fjalëve elaboruese për novelen e profesor Bytyçit në fund profesor Bresa,tha se : Letërsia popullore , për nga vlera e saj letrare artistike që ka,qëndron përballë edhe letërsisë së shkruar , të cilën na është bërë zakon ta quaj letërsi artistike, për dallim nga letërsia popullore,e cila gjithashtu është letërsi artistike.E gjithë në fundë e përgëzoi autorin për punen e tij kolosale që e ka bërë dhe i dëshiroj jetë të gjatë dhe suksese duke na sjelluar akoma botime tjera titujsh-librash . Para se t’i jipet fjala autorit u recitua një  poezi e autorit nga nxënësi i shkollës së mesme  dhe një pik muzikore me violin.Si çdo herë fjala përmbyllëse i takon autorit të promovimit , e këtë radhë u ftua autori i promovimeve të katër librave të tija,magjister.profesor Bajram Bytyçi , që ta marr fjalën para të pranishmëve që ia kishin bërë nderin në pjesmarrjen e tij promovuese.Profesor Bajram Bytyçi tani edhe i shtyer në mosh , ai i përshendeti të gjithë të pranishmit duke i falenderuar përzemërsisht dhe pjesmarrjen e tyre që këtë event të organizuar nga profesor Bytyçi me prezencen e tyre e bënë shumë madhështor.Ju kthefsha për të mirë ju miqet e mi që sot me nderuat.Në fund nga audienca e organizuar e programit , pra nga profesor Sabri Bresa u ftuan të gjithë të pranishmit në një koktel shumë të bollekshëm,ku edhe aty plot një orë nuk u ndal komunikimi në mes poetëve dhe krijuesve.

KY ËSHTË, MR . PROF . BAJRAM BYTYÇI

Emri i krijuesit , shkrimtarit dhe poetit,mr.prof.Bajram Bytyçit , tani më ka krijuar emër në analet e poezisë , sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve dhe poeteve tanë me namë jo vetëm nga bota e shkrimeve shqipe por edhe gjithë andej në  globin e botës . Kjo letërsi , e cila tashmë , ka arritur t’i kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues . Pa mëdyshje në mesin e tyre , patjetër bënë pjesë edhe poeti i jonë , tanimë i njohur,mr.prof.Bajram Bytyçi. Poeti me përmbledhje të poezive,eseve,anekdotave,prrallave dhe përrallëzave dhe novela të tija vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjerimit poetik në vargje. Vlen të theksohet se poezit e shkrimtarit , profesor Bajram Bytyçit , janë shprehje sublime e emocioneve të trazuara , është shpërthim i tundimeve shpirtërore , është gershetim i ndjesive të tija të shkruara në artin poetik , poeti është mbret që e kupton letërsin si një ansambël meditimesh sociale , patriotike e filozofike . Pra e gjitha në fund është se :- poeti magjister.profesor.Bajram Bytyçi , ndriqon në gjerdanin e poezisë së shkruar , i cili ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të tij kristalor apo të njejtë me një malë të pa epur duke ia kushtuar  mallit të vendlindjes së tij , dashurisë dhe opusit letrar.

Profesor Bajram Bytyçi ka gjithsejt tetë titujsh librash të botuara dhe në të ardhmen presin edhe disa titujsh librash të tija ta shofin driten e botimit që lexuesit e dashur t’i kenë në duart e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat