Përfundon panariri i 20-të i librit “Tirana, 2017

Libra

Përfundon panariri i 20-të i librit “Tirana, 2017

Nga: Luan Livani Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:23
Foto ilustruese

Dje, ngjarja më e madhe e librit në vend, Panairi i Librit 2017, ka mbyllur dyert. Pas një maratone pesëditore me shitje librash, promovime, përkujtime shkrimtarësh e diskutime, ky panair ka përfunduar me sukses edicionin e 20-të. Sipas organizatorëve sivjet këtë ngjarje e vizituan 40.000 persona dhe pati ngritje të shitjeve për 30%, në krahasim me vitet e kaluara.   Libri është tërësia unitare (sipas Wikipedia), e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime. Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit të UNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blihet nga publiku, nuk del në formë periodike dhe ka së paku 49 faqe. Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë:

a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe

b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra.

Kjo veprimtari e madhe kulturore, mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme për jetën kulturore, artistike. Në këtë panair marrin pjesë rreth 87 shtëpi botuese madje edhe shtëpi botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, gjatë ceremonisë së hapjes së panairit tha se politikat e shtetit për librin duhet të jenë të drejtuara tek lexuesi.

“Sot hapet një aktivitet, që nuk duhet të jetë aktivitet fjalimesh, por leximesh. Duhet të lëmë lexuesit, autorët, përkthyesit, pastaj botuesit dhe institucionet në shërbim të tyre për një gjë që më duket shumë e rëndësishme në komunikim përmes leximit. Pa lexues nuk ka as botues, as autorë, as përkthyes, vdes edhe libri vetë. Duhet një punë shumë e madhe bindëse dhe edukative me lexuesin më shumë sesa në burimin vetëm të botimit që është më shumë pjesë e profesionalizmit”, u shpreh Kumbaro. Por shumë herë realitetet janë ndryshe nga sa dëshirojmë. Si çdo vit edhe ky panair pati të veçantat specifike por shihet se pjesëmarrja e Shtëpive Botuese ishte më e vogël, por dashamirësit e librit më të shumtë. Këto ditë janë të ditët e një angazhimi tërësor  lexues-botues, pasi lexuesi e ka më të lehtë të kërkojë atë çka dëshiron, ndërsa botuesi e ka më të lehtë të paraqesë atë çka mendon se kërkohet.

Aktivitetet dhe rëndësia

Pavarësisht se nuk mungojnë aktivitetet gjatë çdo panairi, por në të ardhmen duhet të mendohet për tjetër format të organizimit të aktiviteteve gjatë panairit; duhet të mendohet krijimi i atmosferës letrare edhe jashtë panairit, në trafikun urban, në hapësirat publike, e më gjerë, me plot reklama, afishe, aktivitete, bashkëpunime me shkollat e bizneset, etj. etj. Duhet të krijohet atmosferë libri edhe jashtë hapësirës fizike të panairit, duke pasur edhe stenda mobile(lëvizëse), duhet të krijohen disa salla diskutimesh të ndryshme ku mund të bashkëbisedohet për autorë të rinj dhe frekuentuesit të kenë mundësi të ndjekin ligjërata të ndryshme, për lloj-lloj letërsie dhe zhanri letrar e më gjerë, duke përfshirë panelin miks prej shumë sfondesh profesionale. P.sh., në panairin e Lajpcigut, pa pretenduar për të arritur atë nivel edhe shumë dekada, por si model, mund të na shërbejë se si blerësit takohen me autorët e ndryshëm e shtëpitë botuese, se si ka salla të ndryshme për të folur herë për letërsinë e vendeve të Ballkanit, herë të Evropës Lindore, herë të letërsisë gjermane, etj. Nuk mund të bëhet panairi i librit në Tiranë, sinonim me emrin e përveçëm të një publicisti apo shkrimtari që ka fuqinë e vet mediatike për promovim dhe për të promovuar vetveten politikanët e ndryshëm. Sa u jep hapësirë autorëve të rinj ky panair? Sa diskutohen problemet, me të cilat ballafaqohet çdo autor me shpërndarjen dhe shitjen e librit të tij? Sa ndeshen problemet e mosleximit, sfidat e leximit sot, ndikimi i teknologjisë?

Të metat dhe nxitja

Panairet e librit, qoftë edhe ky i Tiranës, kanë humbur fuqinë sidomos edhe me botimin, shpërndarjen dhe shitjen online. Ka shumë faqe ku mund të mbushet aplikacioni si autor, të krijosh xhirollogarinë tënde (si p.sh., "createspace") dhe të futësh librat aty, për t'i botuar e shitur online. E porosisni përmes internetit dhe ju vjen në shtëpi kopja fizike, e shtypur në shtypshkronjën jashtë Tiranës, pa nevojën për atë lokale! Kjo i mundëson shumë autorëve të qasen direkt në tregun lokal e botëror, përmes shitjes online. Janë disa vështirësi edhe në këto e-tregje, të cilat kurrë nuk bëhen probleme në panelet e panaireve.  Panairi është një fenomen dhe veprim ekonomik që mund t'u shërbejë palëve të ndryshme në interesa të ndryshme nëpërmjet takimit apo mbledhjes në këtë vend. Një panair organizohet nga mbështetja dhe nxitja e organizmave të ndryshme psh: "nxitja nga qeveria. Panairi është vendi ku nëpërmjet mbledhjeve dhe ekspozitave takohen tregtarë, lexues, intelektualë, fonde dhe shkëmbehen informacione duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin e tregtisë së librit, si dhe duke tërhequr investime për të nxitur zhvillimin e botimeve të ndryshme.

Vizioni së ardhmes dhe çfarë duhet të lexojmë

Dihet mirëfilli se edhe në historinë njerëzore, që nga fazat e hershme të zhvillimit shoqëror, libri ka qenë i rëndësishëm për të gjitha segmentet e një rregullimi shoqëror. Por, koha e leximit të librit tek ne është zëvendësuar me kohën e pirjes së kafes nëpër bare e kafeteri, interesimi për librin është zëvendësuar me kohën e lojërave të pakufijë të internetit. Pra, bota e digjitalizuar e internetit dhe komunikimit virtual, kafeteritë, klubet e natës, lojërat e fatit, janë bërë “modë”, me ç’rast libri mbetet nën hijen e tyre. Ndoshta mosleximi i librit sot është një preokupim jo vetëm i krijuesve , por edhe i gjithë shoqërisë bashkëkohore në përgjithësi është e qartë sentenca, se njerëzit si s`lexojne edhe s`mendojnë, apo edhe për evoluimin e progresin e një tipi të ri të njeriut, gjithmonë libri ka qenë ai ndikuesi relevant. Andaj njeriu është pjesë e çdo gjëje që ka ndeshur në jetë, por në formimin e personalitetit të tij dhe avancimin e tij në shoqëri, njeriu është edhe pjesë e asaj që ka lexuar gjatë zhvillimit të kohës Ndaj në kohën që jetojmë duhet të kemi parasysh që botuesit duhet ti përshtaten kërkesave të lexuesve, vizionit të tyre, kohës që jetojmë, problematikave por dhe grupmoshave. Shtëpitë Botuese duhet të mendojnë filozofinë e ndërtimit të punës në funksion të lexuesve dhe të ardhmes së lexuesve. Kjo kërkon studim por edhe seleksionim, ku kryesore të jetë edukimi jo fitimi. Ndoshta janë këto cilësi që shtëpitë Botuese “Morava” dhe “ Bota Shqiptare”  i kanë pasur parasysh në strategjinë e punës së tyre që kanë sukses në shitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat