Shënime rreth “Fjalorit Frazeologjik Rusisht-Shqip” të pr. dr. Eshref Ymerit

Libra

Shënime rreth “Fjalorit Frazeologjik Rusisht-Shqip” të pr. dr. Eshref Ymerit

Nga: Skifter Këllici Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:47
Kopertina e librit

Nga fillimi i vitit 1955, gjatë mësimit të gjuhës ruse në vitine 4-tvtë gjimnazit,mësuesja, na shpjegoi disa fjalëtë urta që ndodheshin ne teks. Midis tyre më kujtohet shprehja të cilën, për lehtësi të lexuesve, po e shkruaj me shkronja shqipe: ” U kogo kto bolit,tot pro to igovorit”.E përkthyer fjalëpër fjalë,kjo shprehje në gjuhën shqipeështë: “Ai që ndjen dhëmbje ve$ për të flet.”. Mirëponë metodë ne, nxënësit,  lexuam shprehjen:” Ku dhëmb dhembi, vete gjuha”.

Ndonëse e përshtatur me fjalë krejt të tjera, shprehja e dytë ishte më kuptimplote dhe më domethënëse se se e para,aq më tepër se ishte dhe  shprehje e goditur frazeologjike,  e marrë  nga populli.Të tilla shprehje  në atë metodë,për fat të keq e dobëtpër të mësuar sado pak  mirë gjuhën ruse, ishin shumë të pakta, si$ ishin  tëpakta edhe tregimet, poezitë eshkrimtarëvetë mëdhenj rusë, si dhe përrallat dhelegjendat e krijuaranga populli rusnëshekuj.

M’u kujtuankëtongjarje, kur mora në duar “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip”, me 24.160 shpehje frazeologjike tëautorit tënjohur nëkëtëfushë,pr. dr. Eshref Ymerit. Them i njohur, sepse  kjovepër është vazhdë e “Fjalorit sinonimiktë gjuhës shqipe”dhe të“Fjalorit frazeologjok italisht- shqip”, përgatitur me bashkautorë të tjerë.

 Nuk më përket mua  të bëj krahasime, sepse $dovepër ka vlerat e saj, por nuk di sepërse më krijohet bindja se ky fjalor dëshmon edhe më shumë për përpjekurinë gjithnjë në rritje të autorit në këtë fushë; ose,me fjalë tëtjera,  vepër që arrin nivel edhe  më  të lartë, krahasur me fjalorët e mëparshëm  frazeologjikë.

Të qëmtotsh shprehjefrazeologjike nga një gjuhë e huaj, dhenërastintonëngarusishtja,kjo nuk është shumë e vështirë, sepse ato I gjen në fjalorë frazeologjikë tërusishtes, të cilat autori I ka kaluar nëëpër duar dhe I ka shfrytëzur me durim dhe kujdes. Por që përballë tyre të vesh shprehjefrazeologjike të gjuhës shqipe,kjo është punë që nuk kërkon vetëm durim dhe kujdes, por edhe talent. Dhe Ymeri ia ka arrtur t’ia dalë mbanë kësaj detyre kaq të vështirë.

Po rendis vetëm tre shembuj nga ky fjalor, (gjithnjë me shprehjet ruse të shkruara sipas alfabetit tonë) :

“Dusha’ nje lezhit”.Fjalë për fjalë kjo shprehje përkthehet në shqipe:”Zemra nuk shtrihet, (nuk qëndron)”. Nuk ka kuptim. Por autori krahas kësaj shprehjeje ka vënë domethënien e saj në shqipe: “Nuk i ngjit në zemër, s’ia ngroh zemrën,  nuk i qan zemra për dikë …”. (faqe353)

“Bëit v Rime I ne videt papëi“.  Përkthimi :“ Të jesh në Romë dhe të mos shohësh papën”. Kuptimi: “Të shkosh për ujë dhetë mos shohësh burimin’; ose :”Të shikoshe $’nuk të shikosh, por kryesorentë mos e dallosh’. ( faqe 746).

“Smotri u menja”. Përkthimi:”Më shiko mua”.Kuptimi:”Shiko,mos guxo!”;”Leri numrat me mua!”.(faqe 1099).

Vite më parë,kur bisedoja këtë profesor të nderuar,mësoja edhe të dhëna të jetës së tij.Mësoja për fëmijërinë të kaluar në fshatine lindjes,Mesaplik të Vlorës,për vitet në gjimnazin e këtij  qyteti, për studimet e larta për gjuhë ruse në Univërsitetin e Lenigradit, vetëm për dy vjet,  për kthimin në atdhe më 1961, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, për vazhdiminestudimeve, po për gjuhë ruse në  fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të  Tiranës, për mbarimin me sukses të mësimeve  dhe caktimin e tij pedagog në fakultetin e gjuhëve të huaja, për meritë të njohjes së mirë  të rusishtes….

Por a mundtë quhesh njëmend njohës i thellë i një gjuhe cilido që ka përfunduar shumë mirë lëndët esaj për 4 vjt në një fakultet tëtillë?. Kurrsesi jo! Po të ishte mjaftuar  vetëm me atë njohje tërusishtes, Ymeri mund të kishte mbetur një pedagog I mirë, sa për  t’u mësuar studentëve këtëgjuhë. Dhe vetëmkaq. Por  ai vazhdoi me ngulmim  të thellonte njohuritë e tii në  këtë gjuhë, të kridhej në tunelet e minierëssë saj së pashtershme,  jo vetëm duke dhënë leksione, jo vetem duke përkthyer nga rusishtjanë shqip vepra letrare, duke përfshirë edhe autoë të mëdhenj, si Dostojevski,por edhe duke përkthyer nga shqipja në rusisht, duke vjelë nga pasuria e guhës shqipe fjalë edhe shprehjefrazeologjike, i ndihmuaredhe nga fakti se  ka origjinë fshatare. Jo vetëmkaq,por duke vjelë shprehjetë tilla edhe nga veprat më të mira  të autorëvë tanë tëtraditës.
Dhe me këtë pasuri të përvetësuar bukur mirë, që nga viti   1972 dhe deri më 2012 Ymeri  iu punës që shprehjet frazeologjiketë shqipes t’i ballafaqonte me  shprehje të  një gjuheaq të madhe si rusishtja.

Për probleme të mësipërme kam pasur rast të bisedoj, së pari me Sejfulla Malëshovën, (1900-1971), që edhe sot mbahet jo vetëm si njohësishkëlqyer i rusishtes, por edhe përkthyes nga rusishtja në shqip të autorëvë tëmëdhenj klasikë rusë ,(kujtoni vetëm tregimet e pavdekshme të Gorkit në rini të tij),por edhe anasjelltas.

Rritur edhe ai në fshatin Malëshovë, pra njohës i thellë I gjuhës së krahinës së vet, ai, ve$ italishtes dhe frengjishtes, ishte edhe njohës I thellë i rusishtes,të mësuar sëbashku me xhaxhain tim, Reshat Këlli$i, gjatë viteve të qëndrimit dhe studimit në Bashkimin Sovjetik,(1925-30…).

Kam pasur rasttë bisedojpër këto ptobleme edhe me pr. Androkli Kostallarin, (1922-1992)edhe ai njohës i shquar I shqipes dherusishtes. Metë parin, Malëshovën këto biseda janëbërë deri më 1956,pra para se ai të internohej nga Enver Hoxha në Myzeqe,kur njohuritëe mia ishintë një studenti 18- vje$ar, i dhënë pas gjuhës shqipe, që mësonte me zell edhe rusishten, kur ai më përsëriste se shqipja kathesare të mëdha në fjalë dhe dhe shprehje  frazeologjike, tëdenja pr rusishten dhe $do gjuhë tjetër .

Por me Kostallarinpuna ndyshonte, se kambisduar me të, jo vetëm sistudent itij,  në vitet 1955-1959, por pastaj edhe si gazetar dhe shkrimtar, duke u ndalur  edhe  te  pasuria e madhe e“Fjalorit të   gjuhës shqipe”, (1980),   ku,  sipas fjalëve, janë  përfshirë  shprehje frazeologjike,  meritë edhe e tij, si kryeredaktor.

Por për problemetë frazeologjisë së gjuhës shqipe gjatë viteve1957-1960, kam pasur rast të bisedoj dhe të diskutoj edhe me  Galina Tregubovën, studentepër gjuhë perendimore në Universitetine Moskës,  e cila erdhi në fakultetin tonë për të mësuar shqipen. Dhe për dy vjet, me punë shumë këmbëngulëse, arriti që,  të hynte në brendësi të shqipes, madje edhe edhe  të dialekteve  të saj .

E mahniste pasuria frazeologjike e shqipes . Vinte buzën në gaz kur i thojashprehjetëtilla: “Ka gisht   në këtë punë  ,”Ha bukë ve$”, ” I shkon kungulli mbi ujë”’;“Me këmbë të lehta”;”Ka lindur para shejtanit”;ose fjalë të urta si: “Shiu i butë, lag të  marrë dhe të butë;”Dy kunata në shtëpi, shtëpia mbetet pa fshi”; “Gojën qepur, këmbët lepur”; ” Si ma ke kalin që të ngordhi vjet?”, “Borxhin s’e tret dheu”….

Kishte dëshirë që pasmbarimit të studimeve të punonte në një institut gjuhësor në Bashkimin Sovjetik dhetëstudionte pasurinëfrazeologjike tëshqipes. Por u martua menjë diplomat të Amabasadës Sovjetike në Tiranë, që më pas  u emërua me këtë detyrë në vend të tjera të Evropës.

Nuk di nëse Kostallari që u nda nga jetamë 1992, ka pasur siqëllim hartimine  nje fjalori frazeologjik  rusisht -shqip, aq më tepër, që gruaja e tj ishte ruse. Por, potë ishte gjallë , duke qenë edhe njohësi mirë i italiashtes, dota përgëzonte Ymerin për  hartimin e fjalorit të parë frazeologjik  italisht shqip, dhe sidomos për hartimne fjalorit të dytë frazeologjik rusisht-shqip, për arsyen e thjeshte se ai ishte  diplomuar në Universitetine Moskës, pikërisht në  gjuhësi, pra natyirsht edhe në   gjuhën ruse.

Në hyrjen që I bën këtij libri,  pr.dr. Hajri Shehu shkruan: “’Thonë se fjalorët janë librat mëtë mirë që mundtë shkruhen për të tjerët.Ky Fjalor është libri më I mirë qëështë shkruar dëri taninë fushën e frazeologjisë dygjuhëshe, me kolonë të dytë shqipen. Në fjalor shqipja ballafaqohet me një gjuë të madh e të lëvruar si rusishtja, dhe frazeoogjia dygjuhëshe gjuhëehuaj-shqip pasurohet më shumë”. Mbi të gjitha,  pas fjalëve të shoqëruarame shprehje përkatëse frazeologjike,  autotori, si në ”Fjalorin frazeologjik italisht- shqip”, ka renditur dhe shpjegimetëkarakterit historik dheshoqëror, që ijapin fjaloritedhe karakter enciklopedik.

Ky fjalor duhej të kishte tërhequrvemëndjen edhe të institutevegjuhësorë të Rusisë, sepse dëshmon për krahasimin serioz të  frazeologjisë së gjuhës ruse me gjuhën shqipe, të  një populli, nga gjuhët më të lashtat  e Evropës.  Dhe kjo mundtë bëhej nëpërmjet kanaleve diplomatike, ose më thjesht nganjoftime të Ambasadës së Rusisënë vendin tonë. Nuk duhej të ndikonte nëkëtë mes veprimtaria publicistike e pr.dr. Eshref Ymerit, sidomos për artikujt dhe punimet e tij, në të cilët  ka kritikuar ashpër  synimet e ethshme të krerëë të sotëmtë Kremlinit, qëende  nuk njohinpavarësinëe Kosoves, dhe që nëpërmjët Serbisë  përpiqen të ndërrhyjnë dhe në punët e brendshme  tësaj, të cilët  me   mënyra të ndryshme kërkojnë edhe të rrisinndikimin etyre në Ballkan.Politika nuk duhet të ngatërrohet me shkencën.

Në  mbyllje  të  këtyre shënimeve, besoj se specialistëtë gjuhës ruse, ve$ pr. dr; Hajri Shehut, do të shkruajnë për këtë vepër artikuj  më të hollësishëm dhe do të venë në dukje  vlerat e mëdha  shkencore të këtij fjalori, që zë vend tërëndësshëm në fushën e gjuhësisë shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat