Rima e vargut të trazuar

Libra

Rima e vargut të trazuar

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:29
Kopertina e librit

Çdo vepër letrare që shkruan është një sfidë , emocion njerëzor, është një përvojë , është një e nesërme. Është shkronja që të bëhet më tej një lloj bashkësie me ditën që prek.

Vargjet e  poetit Mitat Krasniqi janë grishje e ndjeshmërisë për temat , motivet për të cilat thurë vargje , në një anë , por ajo është edhe një stil i ligjirimit me ritem  të natyrshëm  e krejt spontan .

Libri i mirë është ai që na e kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektër mendimesh e ndjenjash të bukura.Pra frymëzimi i poetit Mitat Krasniqi buron nga syri magjik , nga gjaku i bekuar i dashurisë dhe zëri i zemrës .Pra poeti është mbret që e kupton letersinë si një ansambël meditimesh sociale,patriotike dhe filozofike .E  gjithë në fund Mitat Krasniqi është krijues i heshtur që hapat e parë në letrat tona i bëri  si nxënës.

Vëllimet me vjerrsha të poetit janë modeste.Vargjet e tij mëtojnë dhe ia arrin qëllimit ta ruajn timbrin dhe jehonën e poezisë son tradicionale.Karakteristik kryesore dhe dominuese të vëllimeve të tija është mesazhi i poezisë së sinqert.Vargjet e tilla poeti që i krijon me talentin e tij shumë mjeshëror lehtë mbahen në mend.

Pra vjershat e profesor Mitat Krasniqit prekin aktualitetet e kohës që ai vet i ka perjetuar. Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim , janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjëtrim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetrimi! Pra e gjitha në fund është se:- poeti,profesor Mitat Krasniqi , ndriçon në gjerdanin e poezisë së shkruar , i cili ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të tij kristalor apo të njejtë me një malë të pa epur duke ia kushtuar të djeshmës dhe të sotmes dhe opusit letrar.

Në tempullin e dijes , në shtëpinë e vjeter të  SHKA “ AGIMI”,në Prizrenin e datave historike profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Mitat Krasniqi promovoi librin e tij “DJE DHE SOT”, në këtë event madheshtor tw  përurimit  tw librit  morwn pjes shumë krijues,poet prizrenas,  poet nga Kukësi, Rahoveci dhe Gjakova , si dhe koleg të autorit , pra  profesor.Fillimisht këtë event madheshtor e hapi redaktori i librit Berat Batiu i cili i pershendeti të gjithë të pranishmit  pjesmarrës.Ai e përgëzoi autorin e librit i cili vjen me këtë përmbledhje modeste poetike, ku tha se poeti me këto poezi (vargje) e përshkruan kohen e kaluar dhe të tashmen, ku i dëshiron suksese dhe botime tjera.

Para të pranishmëve u ftua Ulpiana Krasniq të lexoi  vjershen “Lulet e Rinisë”, më pastaj nga moderuesi i programit u ftua që me kumtesen e tij për librin të flas recenzenti I librit “DJE DHE SOT”, profesor Ilam Berisha.Mitat Krasniqi , veç punës me nxënës,është marr edhe me aktivitete të lira në shkollë ku ka punuar e ku punon , dhe , ka shkruar edhe poezi , të cilat , sot ka ardhur rasti t’i botojë.

Pra , në dor kemi librin ,”DJE DHE SOT”.Libri “DJE DHE SOT” , përmban 60 poezi , dhe sikur rastësisht , përputhet me moshën e autorit , sepse , edhe autori i ka 60 vjet.Ndër të tjera profesor Berisha tha se : fola pak për poetin , ndërsa , shkurtimisht do të bëjë një vlerësim të shkurtër për librin,vlersimin e kam titulluar kështu “Rima e Vargut të trazuar”

Këto ditë vjeshte , kur fletët shkëlqejnë , që parandej i kanë rrëmbyer rrezet e arta të diellit , dhuratë në duart e lexuesit na vjen edhe një përmbledhje me poezi të autorit , Mitat Krasniqi, me titull , “DJE DHE SOT”.Për poetin , Mitat Krasniqi , atdheu është  mbi çdo gjë . Atdheu është i shenjët e i shtrenjët . Atdheu është jeta e poetit.Pra recenzenti i librit,profesor Ilam Berisha në fund tha se : Mitat Krasniqi, mbi dyzet vite , nektar i shpërndarjes së diturisë , me dashurinë dhe përkushtimin më të madh , qëndisë vargje për fatosat , vargje për ata , bota e të cilëve do të jetë e tyre.

Duke përfunduar përmbledhjen poetike “DJE DHE SOT” , Mitat Krasniqi , ndonëse jo i kënaqur me të tashmen , tek  ai , triumfon forca e optimizmit , se për të gjithë shqiptarët kudo që janë , në liri e në robëri , ditët e bardha së shpejti do të vijnë.Mitat , urime,shëndet dhe presim edhe tituj poezi dhe shkrime tjera !pastaj u ftuame një pik muzikore nxënësi i shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” me piano Zgjim Gollopen,radhazi doli profesori Milazim Bajra për të recituar vjerrshen e librit të autorit “Tokë e Arbërit”,i cili edhe e përgëzoi autorin në fjalë. U ftuan që ta marrin fjalën nga moderator i programit të këtij eventi shumë madheshtor edhe jashtë protokolit të agjendes së programit , i cili e mori fjalën kolega i autorit profesori Agron Çeku.Para se të flas autori si çdo herë, fjala përfundimtare i bie  autorit, një nëxënëse e shkollës së mjekësisë e cila pos që pretendon të bëhej mjeka ajo të njejtën kohë mendon ashtu siq ia do zemra e saj të bëhet edhe aktore, ku u ftua të i recitoi apo t’i aktroi me shkathtësin e saj vargjet e monologut “Morra rrugën për Janin”.

Pastaj edhe i vije fjala autorit të librit ,profesor Mitat Krasniqit.Autori i përshëndeti të gjithë të pranishmit që gjetën kohen e ardhjes për ta nderuar si dhe në veqanti i përshendeti sponzoruesit e librit të cilët e ndihmuan , që ky titull i librit ta shofë driten e botimit dhe të shkoj në duart e lexuesve,ata janë, profesor Çerkun Bytyçi,mërgimtar në Gjermani dhe Shoqata për Kultur dhe Art ‘FIDANI” në Prizren. Pas përfundimit të fjalës autori të gjithë të pranishmit i ftoi në restorant PASHTRIKU për kafe dhe pije,ku vertet gjatë qendrimit në restorant PASHTRIKU na emocionoi një nxënës i autorit , ku vertet dy vjerrsha të librit i recitoi dhe i aktroi si një aktori.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat