Beqir Musliu është zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare - Bota Sot
Beqir Musliu është zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare

Libra

E martë, 20 shkurt 2018

Beqir Musliu është zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:20
Dorshkrimi i lënë, i të ndjerit, prof.dr.Yrjet Berishës doli në dritë me botimin e librit “POETEKA E BEQIR MUSLIUT”, falë angazhimit të familjes së tij dhe mbështetjes pjesërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria për Kulturë, Rini e Sport .

Kur të shkruan për pendat e mëdha të letërsisë , është krenari , e sidomos kur atë person e ke njohur, dhe kur ke fatin që për së afërmi e ke njohur apo edhe e ke pasur mësimdhënës.Sot në këtë shekull ku më së shumti i nevoiten vendit nuk gjinden , pra në mesin tone, janë në botënë e përjetësisë , e njëri ndër krijuesit e letrave shqipe,studiues i Letërsisë dhe poet ishte i ndjeri që dha shumë për kultur , jo vetëm në qytetin e tij,ku ai jetoi, në Prizren , por , për gjithë Letërsin Shqipe në  gjithë vendin , profesor doktor Yrjet Berisha. Pas shumë librave të botuara të prof.dr.Yrjet Berishës, nuk kishte arritur sa ishte gjallë të botoja disa dorshkrime të mbetura të  tija , e një nër to  ishte edhe një dorëshkrim I mbetur që nuk mundi të botoi deri sa ke gjallë për poetin dhe studiuesin e Letërsisë Beqir Musliun,ku këtë vitë trashëgimtaret e profesorit Berisha arriten  dhe i dolen në ndihm për botimin e këtij libri që të shof dritën e tij dhe të shkoj në duar e arta të lexuesve me ndihmen e institucioneve më të larta të shtetit , pra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të digasterit, të Ministrisë së Kulturës.

Çdo vepër letrare që shkruan është një sfidë , emocion njerëzor , është një përvojë,është një e nesërmë.Eshtë shkronja që të bëhet më tej një lloj bashkësie me ditën që prek.Kjo liber e radhës e profesorit të ndjer Yrjet Berisha ,njeri i lartësuar tani me namë jo vetëm në botën shqiptare por gjithë andej në europën dhe botën e civilizuar është shkruar në trajtë rrëfyese dhe në mënyrë kronologjike që i kushton poetit dhe studiuesit Beqir Musliut .E gjithë kjo e cila mund të thuhet pa mëdyshje se:-Kjo Letërsi , e cila tash më , ka arritur t’i kultivoi shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar  edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues . Në mesin e tyre ,patjetër bënë pjesë edhe poeti dhe studijuesi shkencor i Letrave shqipe tani më i ndjeri prof.dr.Yrjet Berisha.I cili me shkrimet e tija si në poezi,novela,romane , ese dhe punime studiuese shkencore në fushën e Letersis së bukur Shqipe, vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjerimit poetik në vargje e shkrime që ai i thurte me mjeshtërin e ku buronin  nga zemra dhe shpirti i tij kristalor.

Tani veq kur edhe doli në drit botimi i librit të autorit prof.dr.Yrjet Berisha duke ia kushtuar poetit dhe studiuesit Beqir Musliut e titulluar “POETEKA E BEQIR MUSLIUT”,autori thotë :-Beqir Musliu është zë i vaçant në Letërsinë Bashkëkohore Shqiptare.Fillimisht nis të shkruaj poezi.Dhjetë vjet më vonë nis të krijojë edhe në gjini të dramës e të poezisë.Lirika e Beqir Musliut ka intertekstualitet nga mitologjia antike , folklori,konfesionet , mistika,etj,që I pasqyron me mjete artistike , si me metaphor,figura,protesta,ironi,sarkazëm,alegori ;pasqyron me ndjeshmëri artistike natyrën e vrazhdë shqiptare nën shtytje asimiluese , paragjykime, kontradikta,komplekse sociale,etnike,filozofike.Ndër të tjera tani më i ndjeri profesor Berisha shkruan.Në këtë studim , sprovoj të shkruaj mbi veçoritë e lirikës së poetit Beqir Musliut , vështruar në formën e intertekstualitetit (ky term buron nga latinishtja intertexere, që në shqip përkthehet : thurje,gërshetim).Termin intertexere e futi në filologji teorikja bashkëkohore frënge Julia Kristev , mbështetur në teorinë e Mihail Bahtin-it ,të njohur si “fjalë të dialogizuar” dhe “polifonizim i romanit” , prej nga  J.K. nxori termin intertextualitete , një fjalë e re ose neologjizëm që shpjegohet “teksti si prodhim ose transferim”.Pikërisht në këtë prizëm do të interpretoj lirikën e Beqir Musliut , që e kam ndarë në nënkapituj , sipas tematikës së tyre.

Dr.Nehas Sopaj thotë se: Një studim serioz për Beqir Musliun, “Poeteka e Beqir Musliut” , fillimish tezë doktorat e autorit Yrjet Berisha , tashmë i ndjerë , i ka parametrat e një studimi serioz për Beqir Musliun , njërin nga korifejet e Letërsisë Bashkëkohore Shqipe,themeluesin e syrealizimit shqiptar , shkrimtarin më të dalluar të (post)modernizimit te ne.Duke e çmuar faktin se studijuesi Yrjet Berisha në vepren e tij ka arritur t’i ndriçojë disa nga aspektet esenciale estetike të veprës së autorit Beqir Musliut , synimi i autorit që  të na e paraqesë shkrimtarin në planin e përgjithshëm i detekton këto rrafshe të preokupimit krijues të shkrimtarit:poezinë , prozën dhe dramaturgjinë , që paraqesin materialin bazik të Letërsisë të shkrimtarit tonë.E gjitha në fund thotë dr.Nehas Sopaj :-Në përmbyllje të poetekës së Beqir Musliut , autori i rimerr edhe një here në shqyrtim të tri gjinitë letrare të autorit me çka i thotë mendimet finale të tijat me synim të një vlerësimi përgjithësues të krijimtarisë letrare të shkrimtarit tone.”Poeteka e Beqir Musliut” , përmbushë në një masë të mire boshllëkun e madh që ndjehet sot në analizat e veprave letrare të Beqir Musliut , sidomos për shkak të mënyrës së re të qasjes autorit.

Profesor doktor Yrjet Berisha , tanimë i ndjer, lirisht mund të thuhet se ishte një studiues serioz i Letersisë Shqiptare,pra ai me shkrimet e tija si shkencore, si të atyre në poezi,ese ,roman e novela, ndriçonte në gjerdanin e art të Letersisë Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test