Edhe një talente e re e artit dhe fjalës së shkruar! - Bota Sot
Edhe një talente e re e artit dhe fjalës së shkruar!

Libra

E premte, 25 maj 2018

Edhe një talente e re e artit dhe fjalës së shkruar!

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 19:04
Marigona Krasniqi

Doli nga shtypi libri i parë "Trëndafili kërkon shi" i autores Marigona Krasniqi.

“Edhe një talente e re e artit dhe fjalës së shkruar, doktoresha e ardhshme Marigona Krasniqi, sjell veprën e parë me poezi në të cilën gjejmë të ndërtuar një trase të standardizuar dhe të ndërthurur bukur me gjithë format, ritmin, figurat, metriken po edhe lloje të elementeve tjera përfshirë në opusin e shprehjeve të saj poetike

Sapo të keni lexuar vargjet e para të kësaj përmbledhje poetike, keni për të vërejtur çiltërsinë, dëlirësinë dhe pacenueshmërinë e asaj që e quajmë njerëzore. Një botë me plot optimizëm, por edhe barierat gjatë këtij rrugëtimi. Dhe aty ku gjendet e bukura... / kërko hënën për pak shkëlqim/ E nëse hëna s’të bëhet mike/bëj dritë hënës ti miku im! Këto dhe disa nga porositë që shprehë autorja ne shkrimet e saj, më shumë se në çdo profesion tjetër kërkohen prej studentëve të mjeksisë. Atje ku është dashur të lidhet dashuria me çantat, me supet e ngarkuara plot libra, me biblioteka e laboratorë, për ti shërbyer popullit dhe shëndetit të tyre. Të dëshprohem s’më ngelet kohë kam shumë punë për të bërë, identifikohem me librin unë, shërbëtorja e shëndetit. (poezia,“STUDENTE E MJEKËSISË) Po edhe kur shkruan për etjen, ku pranë saj ishte buzeqeshja, lumturia… Për ty isha trëndafili më i bukur në jetë, E ti për mua ishe shiu që më ujisje me dashuri të vërtetë. (Vargje të poezisë “TRËNDAFILI KËRKON SHI”). 

Me ritmin e rimes, me thyerjen e tingujve dhe rrokjeve, Marigona na jep kënaqësinë sapo lexojmë vargjet e shkruara për babain. Je diell i ngrohtë që nuk i lë zemrat tona të ftohen, e gjithë jeta jote është kryevepër mirësitë tua nuk harrohen. (Për babain). Me mjeshtri pene jep shembullin se si duhet pritur pacientin për të cilin duhet përkushtuar kohë të gjatë në studime. Ta afrojmë e mjekojmë dinjitetshëm ashtu siç kemi dhënë betimin se… Do të mjekojë me fytyrë të buzëqeshur me fjalë të mira dhe me delikatesë, për ty do të tregojë shumë kujdes e ti dhimbjen nuk do ta ndjesh. kam dhënë atë betim, Ta ndihmojë çdokënd që ka nevojë për shërim.

(“Pacientit tim”) Poetja porositë që askush te mos bie në zgripsin e zhgënjimit siç kishte rënë qengji në poezinë “Frika e qengjit” apo në vargjet me titull “Përpëlitje”, por të gjitha sfidat dhe turbulencat t’i kapërcejë brenda vetes… Aty ku do jesh,/ I fundit që mbyllë natën/ dhe i pari që hapë mëngjesin. Ishin këto disa nga vargjet e poezisë ,”Kërko veten brenda vetes”) për të vazhduar më streset dhe traumat që na ka lënë lufta, mizeria e asaj kohe… I ndjekur nga serbët, nga Kosova u largove, mallin për familje në zemër e mbolle. ( Vargj nga poezia “FISI QË NUK SHUHET”) Një përshkrim për të sotmen, autorja ia dedikon mjedisit ku lexon e studion. Ia dhuron bibliotekës me plot libra që i marrim falas… /Orë të shenjta,kohë e artë,/thesari dhurohet falas… Nxitoni! (Poezia, “NË BIBLIOTEKË”) Janë këto vetëm disa nga vargjet e thurura bukur në veprën e Marigona Krasniqit, me 50 tituj të poezive dhe me mbi njëqind mençuri, duke zënë kështu, vendin e merituar vitrinave të librave dhe e cila premton se ka për të na sjell edhe shumë e shumë shkrime tjera letrare”. (pjesë nga recensioni dhe vlerësimi i shkrimtarit dhe poetit Sheremet Prokshi).

TRËNDAFILI KËRKON SHI”- Marigona Krasniqi

Botues: Meshari

Biblioteka: Orfeu

Redaktor: Nezir Prokshi

Recensent: Sheremet Prokshi

Biografia e autores:

Marigona Krasniqi u lind më 24 dhjetor 1993 në Negroc të komunës së Drenasit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë. Aktualisht është studente e rregullt e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Krahas studimeve Marigona ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme ku është shpërblyer me çertifikata të shumta. Në qershor të këtij viti ajo ka qenë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Me krijime letrare merret qysh prej shkollës fillore, ku disa prej tyre janë botuar në revistën e shkollës dhe në revista të tjera në kuadër të komunës. “Trëndafili kërkon shi” është libri i parë i autores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test