Libër faktografik për UÇK-në dhe luftën për liri

Libra

Libër faktografik për UÇK-në dhe luftën për liri

Nga: Bedri TAHIRI Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 21:19
Në Sallën e Kuqe në Prishtinë është përuruar libri “Drenica djep i UÇK-së” nga autori Hamdi Thaçi.

Shumë të respektuar familjarë të dëshmorëve, luftëtarë, veteranë, invalidë të UÇK-së, në veçanti Ju që ishit pjesë e Batalionit I të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”!

I nderuari autor i librit që sot po e përurojmë, z. Hamdi Thaçi!

Të nderuar të pranishëm!      

Sot, më shumë se kurrë, kur vlerat e luft?s son? çlirimtare po cenohen q?llimsh?m e pa t? drejt?, me burgosjet dhe dënimet e çlirimtarëve, kemi obligim moral e kombëtar që ta nderojmë dhe ta lartësojmë veprën e madhe të komandant Adem Jasharit dhe t? UÇK-së, formacionit më të lavdishëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij, ta nderojmë gjakun e dëshmorëve që solli Lirin?. Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lëvdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne, por ne kemi nevojë të krenohemi me ta.

Këtë, siç duket, më mirë se të tjerët e ka kuptuar historiani dhe studiuesi i palodhur, profesor Hamdi Thaçi, i cili, duke u nisur pikërisht nga këto parime, i hyri një pune të vështirë, por shumë të rëndësishme, hartimit të një libri për një nga bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Batalionin I të Brigadës heroike “FEHMI LLADROVCI”, me një titull përmbledhës e simbolik “DRENICA DJEP I UÇK-së dhe BATALIONI I i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.

Autori, i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm se historinë tonë duhet ta shkruajmë vetë, me një akribi fanatiku, duke mbledhur si bleta nektarin, duke gjurmuar e sistemuar një mal dokumentesh e informatash, kryesisht të dorës së parë, nga vetë pjesëmarrësit e betejave e aksioneve luftarake, ia ka dalë me sukses të pasqyrojë, me fakte e argumente, luftën e drejtë e çlirimtare të UÇK-së, që me sakrifica e gjakime të mëdha, deri në vetëflijim, ia solli vendit lirinë dhe riktheu dinjitetin e nëpërkëmbur.

Libri “DRENICA DJEP I UÇK-së dhe BATALIONI I i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” në vete ngërthen material aq të shumtë, por  mbarështrimi e sistemimi i mirë i tij, e bëjnë të afërt e të kapshëm, gjë që lexohet lehtë e lë gjurmë të pashlyera në mbamendjen e secilit. Dorëshkrimi që unë e pata në dorë, i përpiluar sipas metodologjisë humlumtuese, analitike e shkencore, është konceptuar në disa kapituj e nënkapituj, që edhe mund ta ruajnë mëvetësinë, por të gjithë së bashku përbëjnë një tërësi harmonike që sublimojnë luftën tonë çlirimtare...

Rënia e Komandant Adem Jasharit nuk shënoi rënien e luftës për liri. Përkundrazi, ajo u shndërrua në frymëzim për flijim. Ardhja e një grupi të madh luftëtarësh nga mërgata, të cilët ishin ushtarë të Adem Jasharit, bashkëluftëtarë të tij, bashkëthemelues të UÇK-së dhe njerëz të gatshëm të flijoheshin për liri, në një masë e mbushën boshllëkun që la rënia e Adem Jasharit. Në krye të atij grupi ishte i madhi Fehmi Lladrovci, “vëllau i katërt i Jasharëve”, -siç i thoshin, me Xhevën e me trima të tjerë sypatrembur, që ngrohu shpresat e ushtarëve të UÇK-së, nxiti rininë drenicase dhe më gjerë t`i bashkohet UÇK-së, filloi një strategji luftarake që i përshtatej kohës dhe rrethanave të reja.

Autori Hamdi Thaçi, si historian me përvojë e me diapazon të gjer njohurish, rënien heroike të Komandant Fehmiut me të shoqen bashkëluftëtare, Xhevën, me Sokoleshën e Shalës, Fatime Hetemin e me trimat e tjerë, e ka paraqitur mjeshtërisht e artistikisht, duke tërhequr një paralelizëm me rënien e heronjve mitikë homerikë. Ata bien për të mos vdekur kurrë, ata bien që të mos bie atdheu. Ata bien, por në vend të tyre ngrihen të tjerë. Kështu, mbase ngjau vetëm te shqiptarët, që si Feniksët, ringjallën nga hiri i vet. Kështu ngjau edhe me komandant Adem Jasharin. Kështu ngjau edhe me komandant Fehmi Lladrovcin.

-Thuaj Jashës ta vazhdojë luftën deri në çlirim! Ky qe amaneti i tij në momentin e fundit të jetës, të cilin Sabit Lladrovcit ia përcolli pjesëmarrësi i betejës së Gradinës, trimi Asllan Fazliu nga Gradica. Dhe, Jasha mblodhi gjithë fuqinë e i dha luftës përtëritje...Amanetin e komandant Fehmiut e mbajti vath në vesh Sabit Lladrovci, komandati i Batalionit I, sukseset e të cilit nuk kishin të ndalur në fushën e betejave...

Libri “DRENICA DJEP I UÇK-së dhe BATALIONI I i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” i studiuesit të palodhur Hamdi Thaçi para lexuesit kureshtar vë një pasqyrë reale, pa zbukurime e ekzagjerime, të të bëmave e të heroizmave të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dy kryekomandatëve Adem Jashari e Fehmi Lladrovci, duke u përqendruar veçan te Batalion I i Brigadës 114 “FEHMI LLADROVCI”, udhëhequr nga trimi e strategu Sabit Lladrovci. Mënyra e të rrëfyerit dhe diskursi ligjërimor kanë veçantitë e veta dhe ia shtojnë vlerat librit.

Autori, i vetëdijshëm se punët e mëdha nuk bëhen vetëm, librin e hartoi “bashkë” me bashkëluftëtarë e komandantë, me luftëtarë që ishin pjesë e betejave e aksioneve të suksesshme, me autorë të librave të ndryshëm, me dëshmitarë të ditëve të përgjakshme, me familjarë të të rënëve, me invalidë të luftës, andaj edhe ka dalë mjaft i kompletuar dhe do të shërbejë si bazament studimi për hulumtuesit e rinj.

Libri, pos tjerash, paraqet një dokument dhe argument të fuqishëm për të demantuar shpifjet nga Dick Marty e gojëkëqinjtë e tjerë, që, me çdo kusht u munduan dhe po mundohen ta njollisin UÇK-në, e cila si formacioni më unikat për pastërti morale, kombëtare e humanitare, shkëlqeu dhe përvetësoi mendjet e gjithë civilizimit botëror. Për të patën admirim edhe gjeneralët më të lartë të ushtrive botërore, saqë njeri prej tyre, duke iu kundërvënë atyre që trimat tanë i quanin të pashkolluar, në një vend pat deklaruar: “Pjesëmarrja në një betejë është e barabartë me mbarimin e një Akademie”.

Në fund, nuk na mbetet tjetër, përveçse ta përgëzojmë e ta urojmë autorin për një punë kaq me vlerë për historiografinë tonë, në përgjithësi, e për literaturën kushtuar UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë, në veçanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat