Brigitte Bardot publikon librin “Lotët e luftës” - Bota Sot
Brigitte Bardot publikon librin “Lotët e luftës”

Libra

E diel, 27 maj 2018

Brigitte Bardot publikon librin “Lotët e luftës”

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 18:59
Brigitte Bardot

Ish-aktorja franceze, Brigitte Bardot, e cila bën fushatë që prej 40 vitesh për kauzën e kafshëve, në janar publikon libërin-testament, që ajo e prezanton si bilanci i ekzistencës së saj, luftës në mbështetje të kafshëve dhe rrëfimi i thellë i antipatisë së saj.

“Ky do të jetë bilanci i ekzistencës time. Libri do të titullohet ‘Lotët e luftës’. Nuk do të shkruaj më kurrë libra të tjerë. Ky do të jetë bilanci i plotë i vizionit tim për gjërat, shoqërinë, mënyrën si është qeverisur, mënyrën si janë trajtuar kafshët në vendin tim”, deklaroi ajo.

Shtëpia Botuese “Plon” e paraqiti veprën si një “testament të kafshëve”, një reflektim i pazakontë, paqësor dhe herë herë i revoltuar, mbi ekzistencën e saj dhe kuptimin e luftës së saj.

Libri i saj i fundit daton në vitin 2003. “Një britmë në heshtje” Shtëpia Botuese Rocher, që shkaktoi polemika për mbajtjen e qëndrimeve radikale. Ajo do të publikojë nesër në të përditshmen “Le Parisien” një letër të hapur për qeverinë franceze, me rastin e fillimit të një fushate kundër peliçeve nga fondacioni që mban emrin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test