Krasniqi: Është vështirë ta bëjmë politikën në shërbim të publikut

Libra

Krasniqi: Është vështirë ta bëjmë politikën në shërbim të publikut

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 13:14
Pamje nga promovimi i librit

(E plotësuar) - I jashtëzakonshëm është vlerësuar kontributi i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, me rastin e promovimit të librit “Reflektime demokratike”, që është një përmbledhje e periudhave të ndryshme të përjetuara nga vetë autori, i cili shpalos pjesë nga to.

Autori nuk foli shumë për librin, por sugjeroi për ta lexuar, sepse shërben si udhërrëfyes për ata që duan të hyjnë në jetën politike.

Krasniqi: Te ne është vështirë ta bëjmë politikën në shërbim të publikut

“Konsideroj që një gjeneratë që është në politikë, sapo ka hyrë në politikë, apo edhe ajo që do të hyjë në në politikë do t’i shërbejë, nëse hyrja në politikë është synim për t’i shërbyer publikut. Dhe këtu ne e kemi vështirë sepse mjaft vështirë politika bëhet në shërbim të publikut”, tha ai.

Me besimin që vendi ynë, brezat e rinj nuk do të jenë me fatin e gjeneratave më të vjetra, Krasniqi pohoi se librat e këtij lloji ndihmojnë si këshillë, si orientim etj.

Shkrimtari dhe njëkohësisht botuesi i këtij libri, Abdullah Zeneli, tha se kishte insistuar shumë që Jakup Krasniqi ta botojë këtë libër, pasi ky është një libër që për “fajin e tij” ishte dorëzuar pak më herët këtë vit kalendarik.

Studiuesi letrar Agim Gashi, e lartësoi punën e autorit Jakup Krasniqi, duke thënë se ka kohë që e kishte lutur ta linte politikën dhe t’i kthehej librit. Ndërsa për veprën tha se ka një rëndësi të madhe meqenëse autori ishte në proces të ngjarjeve për të cilat ai shkruan.

Gashi: Jakupi ka burim energjie brenda vetes

“Jakupin tashmë e ka pensionuar mosha, por nuk e ka lënë as politikën, as librat. Unë e njoh që nga fëmijëria dhe konstrukti fizik nuk më jep dorë ta shpjegoj burimin e këtyre energjive në qënien e tij, e në këtë libër shoh se ai natyrshëm po rrëshqet në zhanrin e shkrimeve memoaristike, aty ku unë edhe e pres. T’ua kujtoj se publikimet e tij të deri tashme sillen mes 4 mijë a 5 mijë faqe “, u shpreh ai.

Ndërsa, Bashkim Musliu, i njohur si profesor dhe studiues, me shumë fjalë miradie për autorin  e vlerësoi dhe analizoi këtë vepër, e cila sipas  i afrohet të vërtetës në një një kohë të caktuar.

Musliu: Autori, personalitet me përvojë të gjatë në jetën tonë politike
“Autori është personalitet me përvojë të gjatë në jetën tonë politike, ka qenë pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve për të cilat flet, ka mbajtur qëndrim vertikal  gjatë gjithë jetës së tij qoftë si profesor, qoftë si i burgosur, qoftë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qoftë si politikan. Mendimet dhe reflektimet e dr.Jakup Krasniqit në librin “Reflektime demoraktike” kanë peshë më të madhe sepse janë shqiptuara nga një njeri dhe nga një autor që nuk ka bërë kompromis me të vërtetën dhe me të drejtën”, tha Musliu.

Përkthyesi nga Shqipëria, Elvi Sidheri, foli për mardhëniet e tij shpirtërore që ka me Kosovën, duke pohuar se shumicën e punës e ka me bashkëpunëtorë të Kosovës dhe se dashuria për këtë vend është amanet i gjyshit. Ndërsa, për librin shprehu besimin për subjektin që e posedon.

Ndryshe, ky është edhe libri i dymbëdhjetë me radhë nga autori Jakup Krasniqi.

Promovohet libri “Reflektime demokratike” nga autori Jakup Krasniqi

Kontributi i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, është vlerësuar shumë me rastin e promovimit të librit të tij “Reflektime demokratike”, që është një përmbledhje e periudhave të ndryshme të përjetuara nga vetë autori, i cili shpalos pjesë nga to.

Autori Jakup Krasniqi nuk foli shumë për librin, por vetëm e sugjeroi atë si një udhërrëfyes për ata që duan të hyjnë në jetën politike.

“Ky libër do t’i shërbejë atij që sapo ka hyrë në politikë, atij që është dhe atij që mendon të hyjë”, tha ai.

Shkrimtari, njëkohësisht edhe botuesi i këtij libri Abdullah Zeneli, tha se kishte insistuar që ky libër të botohej më shpejt për shkak të vlerës që  ka.

Ndërsa studiuesi letrar Adem Gashi librin e quajti “Reflektim për reflektimin”, si titull i dytë i mundshëm.

“Jakupin tashmë e ka pensionuar mosha, por nuk e ka lënë as librin e as politikën”, u shpreh ai.

Bashkim Musliu, profesor, shkrimtar dhe kritik, tha se sipas tij kjo vepër do të shërbejë për ta ruajtur kujtesën historike dhe se ky libër përbëhet nga fjalimet e autorit kur ishte në pozitën e kryetarit të kuvendit dhe kryesisht pjesë nga jeta e tij në politikë.

“Autori është personalitet me jetë të gjatë në sferën politike, ka qenë pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve për të cilat flet. Së pari kombi, pastaj shteti dhe krejt në fund partia”, tha ai.

Përkthyesi nga Shqipëria Elvi Sidheri, foli për marrëdhëniet shpirtërore që ka me Kosovën.

“Kosovën e kam konsideruar si lloj amaneti nga gjyshi”, tha ai.

Sa i përket librit, ai e vlerësoi punën e autorit mjaft shumë dhe shprehu besimin që ka për subjektin e librit.

Ndryshe, ky është libri i dymbëdhjetë i radhës nga Jakup Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat