Vështrim mbi trungun gjenealogjik të familjes Hoti - Bota Sot
Vështrim mbi trungun gjenealogjik të familjes Hoti

Libra

E enjte, 22 shkurt 2018

Vështrim mbi trungun gjenealogjik të familjes Hoti

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:21
SHB "PROKULUTPRESS" NXORI NGA SHTYPI LIBRIN MONOGRAFIK "HUMANITETI I FAMILJES SË REFIK HOTIT"

Po të vështrojmë trungun gjenealogjik të familjes HOTI, shohim se lisi i familjes gjendej gjithmonë aty ku e kërkonte koha. Aty i gjejmë burrat edhe gratë e HOTËVE, sikur bleta. Burrat, gratë, vajzat dhe djemtë e kësaj dere përherë ishin dhe mbetën kurorë e ndritshme e familjes. Sipas rrëfimit të protagonistit tonë, që kemi në këtë monografi për familjen e madhe të HOTËVE, z. Refik Hoti, nga kjo derë dolën shumë burra që nuk pushuan kurrë gjatë gjithë periudhave të ndryshme kohore. Ndaj me të drejtë mund të konstatojmë se brezat e këtij trungu lindën njerëz duke qenë gjithmonë të përgatitur nga kulti i nderimit ndaj gjyshërve, stërgjyshërve nga trungu gjenealogjik degëshumë i kësaj familje.

Në gjenaoelogjinë e familjes kjo dukuri toponimike ndodhë për arsye se kjo familje e kishte në gjenezën e saj dhe këtë e dëshmojnë brezat më të vjetër, por edhe tash gjeneratat e reja. Po ta vështrojmë në mënyrë reale portën e tyre të madhe nëpër kohë, del se HOTËT përherë kishin objektiva shumë të qarta për të ardhmen, bamirësinë, ndihmën dhe humanitetin, pra me një fjalë kjo familje ishte, dhe mbeti hambar i skamnorëve dhe njerëzve me halle.

Redaktor: Mr. Fatmir Halimi

E përgatiti: Fadil Curri

Lektor: Zymer Mehani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test