Vargje dionisiane për jetën idil të katundit - Bota Sot
Vargje dionisiane për jetën idil të katundit

Libra

E enjte, 16 gusht 2018

Vargje dionisiane për jetën idil të katundit

Nga: Ismail Belaj Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Autori H. Zekaj (1947), sikundër thekson recensenti Q. Ujkani, duke pasur formimin e filozofit, ka botuar shumë shkrime socio-kulturore, përkthime filozofike, vlerësime në gazeta, revista periodike të kohës, që nga vitet 70-4 të shekullit XX. Deri tash ka botuar këto vepra: “Dy Gjytete thërrasin ndërgjegjen”, 2010, “Gjytetet thërrasin ndërgjegjen”, 2011, “Kuti I ujit”, 2011 etj.

Që në krye të librit poetik “Zogjtë e Drinit” mbizotron toni meditues dhe përgjithësues. Autori merr për bazë thënien e Ibsenit “Të jetosh do të thotë t’I dëbosh fuqitë e errëta nga vetvetja, kurse të krijosh si poet do të thotë veten ta gjykosh.”

Vendlindja është strumbullari I vjershërimit të tij. Duke u gjendur në hartën krijuese të tij që përbën mjedisin e erëkëndshëm të katundit e të luleve, ku mori mësimet e para të jetës, autori jep imazhe interesante poetike.

Rinia e autorit qe e vështirë, e vuajtur:
“Vështirë të jesh I ri/në rini të jesh urtak…
Vetmia mund të jetë vetëmohim e veturti/ kapërcim qarqesh…”

Mbizotëron prirja për abstraksione. Stili bisedor i mundëson autorit shprehjen e ideve në mënyrë më të gjerë:
“Vetmia si sakrificë; si epsh; Në vetvete të lë; -aq sa vetvetja nuk je.; E qetë; Shpesherë jo vetë; As më pak as më shumë; Ajo është e vërtetë; Nese I teket; As të fal, as të vret”.

Fenomeni I vetmisë autori e ngreh edhe në rrafshin aktual politik: “Të vetmuar në zgafellë-minatorët ishin prej Stantërgut deri te lajmi botëror.”(f.41)

Gjë e dobishme është, në këtë mes, se autori I prirë kah filozofia, shpreh mendime me vlerë:
“Mirë e tha Aristoteli
2500 vjet më parë:
Njeriu I vetmuar
S’është as kafshë as zot
Dhe jeta e do:
Njeriu të jetë -
Njeri”

Autori H. Zekaj është I prirë nga meditimet filozofike, shkruan:

“Të gjatë e ki kujtesën o Dribardhë – Dri/lon; Historinë e shqiptarëve; Në xhep t’vogël e bart; Detit e oqeanit ia shpjegon…

Me një aftësi të shquar për figuracion, në këtë mes autori vazhdon:
“Kujtesa me brigjet bie në përqafim; Edhe dallëndyshet stinore; Si pulëbardhat kur rriten; Me kujtesën që mbajnë; Kthehen një herë ne vit; Fluturim në t’panë; Te kataraktet e bardha e gjëlbrimit nmugullim; Gjoksi I Dukagjinit; Lazdrohet në Bregdi; Gëzohen krojet, prrojet, lumbardhët; Gjarpërojë fushave e grykave; Rrjedhin nëpër Shqipëri; Dhe, Adriatikut I futen në gji.” (Vjersha “Lumi I Kujtesës”f.80) 

Korrektësia gjuhësore, në veprën poetike të H. Zekajt, si rrallëkund, shquan dhe ia shton vlerën veprës së tij.

Motivi që është per t’u vënë re, është ai I mërgimit I përfaqësuar artistikisht përmes dallëndyshes sikundër u pa në vargjet e sipërcituara.

Gërshëtimi I historisë konkretë me emra princërish e mbretërish:
“Brohori, pikëpjekje e krenari; Shqiponja kthetrahapur; Dykrenare e Pirros, Lekës, Gjergjit; Sfondi I kuq – fuqi; … Rilindje përpjekjesh -; Lidhem për plisin tënd – Iliri; Mburrem për gjytetin -; Për Kosovën obelisk; - Flamurin Dardani.”

 Sidomos shquan përshkrimi I figurës së Ibrahim Rugovës në vjershën me titull “Liria në Pavarësi”:
“Shalli I bardhë; I kombit; E I presidentit historik; I shekujve… ; Traditë e mësuar; Modernen për ta përuruar; Vullneti, e drejta, historia do Bashkim; Dardaninë – Kosovën shtet; Themel I jetës së lirë”

Dashurinë, motivit të përjetshëm, Zekaj e vë në kuadër kohor të natyrshëm:

“Ti ishe dashuri që rritej; në pranverë me vrull; Në verë me ngrohtësi; Në vjeshtë me dhimbje…; Frikën nga dashuria; Askush nuk mund ta heqë; E, kur “ndizet” vetëtima; Shihet qielli – vendi I dashurisë; Murmurima shtrihet në paanësi.”(f.16)

Është një shkallshkallshmëri motivore në këtë vëllim poetik. Në fillim radhiten sfidat, si: vetmia, lufta, dilemat, etj e më vonë lehtësirat si dashuria, miqesia, që autori I vë si binom.

Antidogmatizmi është një nga vecoritë kryesore të shkrimit poetik të H. Zekajt:
“Kurrë mos thuaj kurrë; Këndohej kënga; Kush e nisi kush e mbaroi; Mos ta preftë rrugën macja; Mos të përkëdheltë flokun djalli!; Fillimi ka mbarimin; Vlerat shtresohen shkallë – shkallë; Pseja thellë lëshon rrënjë; Fuqishëm jehon – në amshim”(f.30)

Gjithsesi autori H.Zekaj arrin që të përfshijë motive të shumta në vjershërimin e tij sikundër është kontrasti etik midis punës së palodhshme të individit dhe heqjen snobe për vlerat që vijnë nga “prejardhja fisnore” e individëve jopuntorë. “Q’rëndësi ka t’jenë prej fisit t’lartë ata të cilët s’kanë kurfarë njerëzie.” Këtu autori të përkujton Hesiodin që hapi rrugën e përpjekjeve për clirimin e mendjes dhe të shpirtit nga paragjykimet e lashta të kastës e cila e quante punën si dicka të ulët.

Të bëhet I mundshëm krahasimi I vargjereve të H. Zekajt me, sic do të thoshte M.Haxhiu, duke përmendur se koncepti mbi dobinë që sjell puna të cilën e këndoi me aq me pasion Hesiodi, krahasuar me “Duart tua të arta, hijeshia jote dardane… Bukë prej brumi mjeshtron”(f.47)

Autori I vë në krye të librit me vjersha përkushtuese figurave të kombit:

“Historia e jeta kanë një rrëfanë; Gjithqka c’është e djeshme kujtesa e ruan; Bota me norma e etikë krijon ardhmërinë; Kultura instutucionin ka jetë; … Në zgor të historisë rendgenin kurdis; Ruhen rekuizitat të Gjergj Kastriotit...”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test