Doli nga shtypi libri profesional-shkencor “Komunikacioni Ajror”, të autorit Prof. Dr. Ilir doçi

Libra

Doli nga shtypi libri profesional-shkencor “Komunikacioni Ajror”, të autorit Prof. Dr. Ilir doçi

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:18
Kopertina e librit

Pas një pune të gjatë dhe me përkushtim të madh profesional e shkencor  u botua libri mësimor i radhës, më i riu i Prof. Dr. Ilir Doçit, me titull: ““KOMUNIKACIONI AJROR”, për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - Drejtimi Komunikacion dhe Transport.

Në libër janë paraqitur elementët kryesorë të komunikacionit dhe të transportit ajror ku përfshihen: Organizimi i komunikacionit ajror; Infrastruktura e transportit ajror; Transporti ajror-civil dhe komercial; Kontrolli i fluturimeve; Aeroportet; Terminalet; Mjetet transportuese ajrore – aeroplanët; Sistemet e navigacionit dhe instrumentet e fluturimit; Sistemet e komunikimit; Mekanika e fluturimit; Transporti i mallrave; Transporti i udhëtarëve; Organizatat ndërkombëtare të komunikacionit ajror;  Ligjet dhe rregulloret përkatëse, etj. Në fund të tekstit është dhënë edhe fjalori terminologjik anglisht-shqip për komunikacionin ajror.

Sipas autorit të librit, Komunikacioni ajror është pjesë relativisht e re e komunikacionit, që ka për qëllim organizimin, transportin e njerëzve e të mallrave, dhe kontrollin e tyre, duke aplikuar makinat, të cilat mund të kryejnë fluturimin. Fillet e zhvillimit të kësaj dege të komikacionit janë vitet e 20-ta të shekullit XX dhe karaktaristikë është shpejtësia e madhe e transportit, lëvizja në distance të mëdha, marshutat natyrore të lëvizjes etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat