Pesha filozofike në poezinë e Skender Buçpapaj

Libra

Pesha filozofike në poezinë e Skender Buçpapaj

Nga: Tahir Bezhani Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:56
Skender Buçpapaj: “Jubileu i shiut të çmendur”.SHB.”Onufri”-Tiranë

Skënder Mehmet Buçpapaj,njëri ndër poetët më të spikatur që ka vendi jonë,letërsia bashkëkohore shqipe  sot,  nuk na vjen nga kozmosi, me fuqinë e vargut poetik 1 por,na vjen nga trojet tona,nga çerdhja e poetëve të mëdhenj,Tropoja, i formuar, i edukuar nga hapat e parë të jetës në gjirin familjarë, nën tingujt e ëmbël të lumit Valbona,nën flladin e Alpeve tona, të cilat ia mësuan eposin e kreshnikëve, ia dhanë forcën si qëndresë, kalitjen mendore, për t’iu bërë ballë rrëmujave, rrebesheve të jetës.... I ngjeshur me këto vlera të rralla, Skënder Mehmet Buçpapaj, duke perfeksionuar jetën,duke tjerrë detalet e saja në boshtin e dijës,u ngjit ngadalë e sigurt,majave të larta të artit letrarë, duke na bërë e lënë krenarinë kombëtare plot vlera, nëpër bibliotekat dhe universitetet e vendit, kudo.

Në librin me poezi”Jubileu i shiut të çmendur”,të poetit Skënder Buçpapaj, lexova edhe disa mendime të njerëzve meritorë nga fusha e dijes letrare, posaçërisht nga arti poetik, të cilat mendime janë në përputhshmëri me fuqinë e artin poetik të zotit Buçpapaj.

Duke lexuar poezitë e librit në fjalë, secili lexues i sinqertë dhe i vëmendshëm,padyshim se nuk mund të kaloi poezitë vetëm me një lexim kalimthi,pa iu rikthyer secilës, për ta shijuar fjalën me peshë të madhe poetike. Në këtë formë leximi e mbarova leximin me një frymë, ku pastaj mbeta gjatë me mendimet ,duke lëvruar gjithandej botës së poetit,duke u shndërruar në figurë të mundshme, për t’u ushqyer sadopak me gjithë atë pasuri shpirtërore e fuqi njerëzore që takova  brenda rreshtave të këtij libri,art poetik..

Nuk mendoj se ka ndonjë poet, them ndonjë poet të vërtetë, që “harron” vendlindjen,Atdheun e tij, pavarësisht kudo të qëlloi,kah do të shkoi. Nëse je brenda,”zihesh” me te,vuan e gëzohesh ,ditë e natë, në i “largohesh”,te vjen pas si hije,te rrinë si samar dhe të vret gjithë jetën.....Mendoj se këtë zjarr të pashuar e mban gjithmonë poeti Skënder  Buçpaja. Që në fillim të librit, zhytet këndshëm e me gjithë shpirt në “Qyteti Bregqiellor”,për të cilin, pos përshkrimit nostalgjik, ne fund lexojmë dy rreshta mjaft sinjifikatin :”Qyteti është gjysmatokë/E gjysma qiell.?Nuk di cili cunam qiellor e la këtu?Dhe a lindi ai para meje apo linda unë para tij”. Të gjitha poezitë e këtij libri, kanë të njëjtën peshë e fuqi poetike, duke u bazuar edhe ne motivet që trajton autori.

Pra,ndaj mendjen se i gjithë shtrati i krijimtarisë poetike të këtij krijuesi,tani të mirënjohur, pashmangshëm është vendlindja, Atdheu,të cilit ia poqi bukur frymëzimet kulmore poetike, për të udhëtuar gjithandej botës e kozmosit poetik,ku vargu bart peshën e pamatshme dhe lartëson krenarinë tonë kombëtare. Me plot të drejtë i takon epiteti  “uitmanian” etj. siç e quan Z.Hamit Aliaj etj.

Poezitë e Skender Buçpapaj,padyshim se nuk lindin lehtë,pa pasur të ngjeshur brumin e fjalës së madhe poetike,e cila garanton qëndrimin ne mesin e poezisë moderne evropiane. Në këtë kuptim,pos ndërtimit e rrjedhjes se bukur poetike, poeti  Skender Buçpapaj,prekë në detale,”si poet i vizatimeve të imta”,gjithë problematiken jetësore të njeriut,tema të cilat janë bosht gjithandej botës krijuese ndër poetët që zemrën ia falin këtij arti. Në këtë kuptim gjithëpërfshirës, Skënder Buçpapaj, është një zë që ka vesh e  sy për çdo gjë brenda për brenda jetës njerëzore,është një pëlcitje bashkëkohore....Figuracioni, krahasimet dhe figurat tjera stilistike,  janë të përdorura me një përkujdesje  të veçantë.

Impresioni im gjatë leximit të librit poetik”Jubileu i shiut të çmendur”,të autorit Skënder Buçpapaj, më drejton kahen e mendimit se te autori pashmangshëm  ço peshë fjala poetike me përballjen e zjarrtë për vendlindjen. Si person e personalitet i njohur edhe më parë, i cili ka dhënë shumë nga vetja për demokratizimin e Shqipërisë, për bashkimin e kombit, në ditët më të rënda, iu deshi të largohet nga Atdheu dhe nga larg, të bëjë akoma më të mirën për vendin e vet,si Rilindasit dikur. E gjithë kjo nostalgji e trusur në brendinë e tij shpirtërore, mendoj, ka lindur në artin poetik, si domosdoshmëri kohe.... Skënder Buçpapaj ka dhënë një kontribut të madh edhe për Kosovën, në kohën e vështirë, atëherë kur e mbuloi terri informativi viteve 90-ta, Buçpapaj  nxori gazetën “Bota sot” në Zvicër, e cila hapi dritë në terrin e informativ atëherë e sot....

Buçpapajt janë një dinasti kulturore sot në trojet tona, kontributi i të cilëve është i pashëm në të gjitha fushat e jetës. Pa dashur të largohem nga përshtypjet e leximit të librit të z.Skender Buçpapaj, dua të shprehë mendimit se ky poet i mirëfilltë i kohës sonë, brenda universit poetik të fuqisë shpirtëro,nuk ka lënë asgjë anash frymëzimit të tij pa e thënë, as për gurët, malin, ujin, bjeshkën, bariun, dashurisë,vuajtjes, bile, bile, në dukje edhe mitologjike ne ca raste...

 Pos tjerash Hamit Aliaj thotë: “për nga larmia e motiveve që trajton,thua se një poet s’ka ç’ka thotë më shumë gjatë gjithë jetës së vet”.(Frika nga Atdheu”).

 Këtij mendimi më si bukuri i përgjigjet thënia  filozofike e poetes  Elida Buçpapaj, e cila thotë:” ...shumë afër cakut të kufirit ku poeti vë në dyshim vetveten a është njeriu apo është vetë Zoti”.

Libri i zotit Skënder Mehmet Buçpapaj, meriton studim akademik, për të hedhur në pah (dritë),të gjitha  anët meritore të  filozofisë poetike, ku në epiqendër është vet jeta njerëzore e këtij universi që jetojmë. Autori i këtij libri, shpresoj se tek  ka gjetur,  amen e burimit të pashtershëm te  Maja së Hekurave.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat