Poemë me një ndjesi të hollë epiko- lirike

Libra

Poemë me një ndjesi të hollë epiko- lirike

Më: 28 mars 2018 Në ora: 12:46
Salih Salihu “Pellazg Ilir Shqiptar”, Galaktika Poetike Atunis- Prishtinë 2015

Vend të rëndësishëm në krijimtarinë letrare  shqipe  zënë temat dhe motivet nga historia jonë kombëtare  duke filluar nga lashtësia jonë. Kjo tematikë nuk është e rastësishme por është rezultat  i krajatave  shumë shekullore që i përjetoi populli ynë. Në këto krijime letrare  përshkruhen edhe betejat  e zhvilluara  për mbijetesë  që iu imponuan popullit tonë  nga okupator të ndryshëm. Të gjitha këto na japin  të kuptojmë  se populli ynë  gjithherë u mundua  të mbrojë ekzistencën e tij, nderin e vetë kombëtar që edhe përkundër  të gjitha këtyre asnjëherë nuk ra në pozita të agresorit siç ndodhi shumë herë me popujt tjerë.

Populli ynë zhvilloi shumë luftëra për mbrojtjen e atdheut por edhe ndihmoi popujt tjerë liridashës.

U zhveshëm nga mitet

Rilindëm me kohë

Dithirambe epe u shkruan

E çka jo ?!...

Me këto vargje nisë poema epiko-lirike e Salih Salihut e titulluar “Pellazg Ilir Shqiptar”. Këtë krijim artistik autori e ka shkruar nga fillimi i prillit e deri në fund të qershorit të vitit 1987  gjatë kohës sa ishte në kampin famëkeq të Burgut të Nishit, në repartin e quajtur “Izolimi”.

Andaj historia jonë kombëtare  ka një lidhmëni të ngushtë me gjakun e derdhur për liri. U qëndroi të gjitha shtypjeve dhe tendencave për asimilim kombëtar nga okupatorët e ndryshëm. Andaj shumë krijues letrar në krijimet e tyre  edhe sot i këndojnë  me lavdinë më të madhe kësaj qëndrese titanike që brez pas brezi dha edhe  figura të shkëlqyera historike, ë me flijimin e tyre për një të ardhme më të ndritshme të popullit tonë.

Ja si e thotë autori në vargjet e poemës së tij:

Tym e flakë

Por askujt s’ju përulëm

Edhe atyre që u munduan

Rrënjët të na i shkulin

Ato figura kombëtare  dhe ajo kohë  nuk u harruan asnjëherë, u përcollën me kujtimet gojore të popullit tonë, e sidomos në legjenda dhe lëshuan rrënjë edhe tek shumë krijime artistike, të cilat përcillen tek gjeneratat e reja në mënyrë që të njohin më mirë dhe më drejtë lashtësinë dhe historinë  tonë kombëtare.

Njëra nga këto krijime  është padyshim edhe libri  me vargje poetike që është një  poemë epiko-lirike e autorit Salih Salihu “Pellazg Ilir Shqiptar “.

Ta shoh si lulëzon

At’ herë kjo ardhmëri

Njëherë në Pellazgji

Pastaj në Çamëri

Poema e Salihut është realizuar me një ndjesi të hollë epiko- lirike dhe që  çdo herë ashtu si ka bërë autori në angazhimet e tij për liri edhe këtu bënë thirrje për lirinë e vendit. Andaj edhe këto vargje të kësaj poeme kanë heroizmin, trimërinë dhe angazhimin për liri të vendit duke filluar që nga pellazgët e deri tek historia më e re që u kurorëzua me  UÇK-së.

Sikur edhe në krijime tjera të autorëve tjerë që kanë shkruar prapa grilave të ish regjimit shovinist serb edhe poema e Salihut  është krijuar ne? rrethana dhe kushte tejet te? ve?shtira. Në kohën e Jugosllavisë  së atëhershme e më pas të Serbisë  të burgosurit shqiptar para viteve të 60 ndoshta edhe më herët e deri tek vitet e 90 kanë krijuar prapa grilave  dhe ato krijime i kanë nxjerrë në mënyra të ndryshme nga atje. Kjo letërsi ne? Kosove? ndryshe identifikohet si, lete?rsia nga burgu.

Është me rëndësi të përmendet edhe mënyra e të nxjerrit nga burgu i këtyre vargjeve të autorit Salih Salihu e të cilat tashmë janë në duart e lexuesve .

Vargjet autori I shkroi në çarçafët e krevateve të burgut të cilët i ndante në rripa me gjatësi 10 deri 20 cm, ndërsa gjatësia prej 0.50 deri në 2 metra dhe nga aty i nxirrte në rrobat e brendshme që kohë pas kohe kishte të drejtë ti dërgon në shtëpi për ti pastruar, apo për ti sjell të rejat.

Këta rripa me vargje të shkruar i fuste në ushkur të brekëve dhe pizhameve dhe kështu i nxori jashtë burgut dhe u ruajtën e u shpëtuan e sot kemi mundësin ti lexojmë. Besojmë se kjo mënyrë e nxjerrjes së krijimtarisë nga burgu ka qenë  unikate dhe nuk kemi njohuri që edhe dikush tjetër ka vepruar kështu për nxjerrjen e krijimtarisë  së shkruar prapa grilave. Ka edhe krijues tjerë që kanë nxjerrë pjesë nga krijimtaria e tyre artistike, por ka edhe shumë krijimtari që është zënë dhe është asgjësuar nga ata të cilët u munduan ta shkatërrojnë çdo gjë shqiptare .

Edhe në poemën e Salihut ku paraqitet lashtësia, historia me beteja e heronj të krahinave të ndryshme, por hasim edhe revoltë  ndaj atyre që nuk u angazhuan për të mirën e popullit apo ka edhe asi që u bënë shërbëtor të okupatorit dhe punuan në dëmë  të vendit.

Në poemë  hasim edhe pjesë që e kanë burimin nga epika jonë popullore ku  shohim se si edhe krijues tjerë edhe Salihu ka dëshirën që historinë tonë kombëtare ta paraqes madhështore më heroizëm të rrallë. Ai përpiqet që Arbërinë  ta praqes sa më të fortë  e të pathyeshme.

Andaj mënyra e të kënduarit apo e të shkruarit të këtyre vargjeve në kohën kur autori ishte  prapa  grilave  të ish regjimit shovinist tregojnë respektin dhe idealin e poetit që ka për vendin, për të kaluarën dhe aspiratën që një ditë vendi të lulëzoi.

Edhe përmes këtyre vargjeve autorin e shohim  ashtu si ishte gjithherë me një? moral te? pathyeshe?m, shpirt liridashe?s, pe?rplot shprese? ne? idealin dhe rruge?n e drejtë të popullit për liri e pavarësi.

Poemën autori e përmbyll me vargjet:

Lirinë tënde e shoh

Vetëm bijtë revolucionar i njoh

Se ata të ç ’thurin

Nga prangat e robërisë!

Dhe ata të thurin

Këngën e lirisë ?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat