Dushkaja, libri metaforik që pasqyron jetën në Kosovë

Libra

Dushkaja, libri metaforik që pasqyron jetën në Kosovë

Nga: Adem Lushaj Më: 15 prill 2018 Në ora: 09:37
Gjakovë

Në Gjakovë promovohet libri metaforik "DUSHKAJA" i autorit Jusuf Buxhovi, botuar nga Shtëpitë botuese "FAIK KONICA"-Prishtinë dhe "JALIFAT PUBLISHING"-Houston. Promovimi i këtij libri, kishte zgjuar interesimin e shumë dashamirve të fjalës së shkruar artistike, jo vetëm nga Gjakova, në mesim e të cilëve ishte, edhe Saranda Hyseni, drejtorësh e Drejtorisë për Kulturë në Gjakovë, e cila kishte treguar gatishmëri në përkrahje të promovimeve të tilla, edhe në të ardhmen. Pos drejtoreshës Hyseni, nga Houstoni i largët kishte ardhur edhe Ramiz Tafilaj, shtëpia botuese e të cilit, ka përkrahur shumë botime, jo vetëm të historianit Buxhovi. Tafilaj në fjalën e tij ka thënë se është nderë të botosh librat e të palodhshmit Buxhovi, e që shpejti do dalin nga botimi edhe kompleti tjetër apo vazhdimësia e kompletit i këtij autori, "Kosova 6, 7, 8".

Ndërsa autori i librit " DUSHKAJA", ka treguar se ky libër metaforik (emri i librit muk paraqet toponim), iu kushtohet dy shkrimtarëve të mirënjohur, personaliteteve të njohura, Ali Podrimja dhe Teki Dervishi, e që në faktë paraqet gjendjen reale në shoqërinë tonë kosovare, "kush çka do bën sipas qejfit tij, ku e keqja shitet si e mirë apo e kundërta"!
Historiani Buxhovi, duke shtjelluar tematikën metaforike të librit, kishte zgjuar interesimin e të pranishmëve, duke parashtruar edhe pyetje apo diskutime rreth kësaj tematike. Gjithnjë sipas autorit, kundrimi i jetës në "Dushkajë" është e ftohur, e ngrirë dhe pa buzëqeshje. Jetë me rënie shpirtrore nga kriminaliteti. Jetë e thyer e pa shpresë. Jetë, sikurse që është në Kosovë. Brenda kësaj jete, jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë. Pra, është jetë ku, i keqi bëhët i mirë apo i dështuari bëhët i suksesshëm. 

Profesor Buxhovi, duke folë për jetën politike dhe zhvillimet në Kosovë, ka thënë se është e domosdoshme të kemi një alternativë të re qeverisëse, apo bashkim intelektual të ngjashëm si të viteve '90-ta, edhe pse në shoqëri apo shtet të mirëfilltë, shtresa intelektuale nuk do duhej të merrej fare me politikë. Ai, për ndryshime pozitive ka përmendur dy rrugët, atë të evolucionit dhe revolucionit, e që kjo e dyta nuk do duhej të përdorej në këtë kohë, por edhe nuk do ishte e përjashtueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat