Tregut të librit i shtohet edhe romani psiko-triler “Psycho"

Libra

Tregut të librit i shtohet edhe romani psiko-triler “Psycho"

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:55
Ilir Muharremi

Romani psiko-triler “Psycho” i Ilir Muharremit do të promovohet sot në librarinë e Çarshisë në Shkup. Ilir Muharremi, autor i romanit “PSYCHO", tha se ky roman është mirëpritur nga lexuesit.

"Ky promovim, që do të mbahet në Shkup, nuk do të jetë promovim shabllon, por secili pjesëmarrës fp të mund të jetë pjesë në debat", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, ky libër bën pjesë në zhanrin psiko- triller dhe është i pa trajtuar tek ne.

"Në këtë libër lexuesi shumë lehtë mund të mishërohet me personazhin", tha ai. Promovimi i këtij libri në Shkup do të mbahet prej orës 18:00. Në promovim, publiku mund të kyqet edhe në debat rreth romanit dhe mund t’i bëjë pyetje autorit. Për librin do të flasë studiuesi Faruk Buzhala.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat