Buxhovi: Në Kosovën e pasluftës çlirimi nuk ka sjellë lirinë e pritur

Libra

Buxhovi: Në Kosovën e pasluftës çlirimi nuk ka sjellë lirinë e pritur

Më: 19 prill 2018 Në ora: 23:09
U promovua libri më i ri “Dushkaja” i shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi.

Sonte në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë u promovua libri më i ri “Dushkaja” i shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi.

Buxhovi me këtë rast duke folur për shqetësimin intelektual  si një gjendje që lidhet edhe me raportet shoqërore të kohës së tranzicioneve të vazhdueshme me të cilat po ballafaqohet bota shqiptare gjatë shekullit të fundit si vihet pasojat që lënë ato në vetëdijen politike, Buxhovi tha se problemet më të mëdha shfaqen në rrethanat kur çlirimi ngatërrohet me lirinë me ç'rast  rrënohet sistemi gjithmbarshëm i vlerave deri te përmasat e pushtimit të kaosit.

“Në Kosovën e pasluftës çlirimi nuk ka sjellë lirinë e pritur. Nga klasa e papërgjegjshme politike është shfrytëzuar për pushtimin e lirisë. Kështu që mund të thuhet se pushtimi i jashtëm është zëvendësuar me pushtim të brendshëm”, ka thënë ndër të tjera Buxhovi.

Promovimi i librit të Buxhovit gjatë kësaj fundjave do të promovohet në qendrat më të mëdha të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat