“Psycho” po shënon shitje rekord

Libra

“Psycho” po shënon shitje rekord

Nga: Ilir Muharremi Më: 6 maj 2018 Në ora: 16:05
Ilir Muharremi

Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi i përfolur në media si roman problematik, triler, horror, vulgar dhe shumë  erotik, këto ditë ka shënuar shitje të madhe në librarinë “Artini” në Prishtinë. Arsyeja për një shitje të tillë është ndoshta zhanri dhe titulli provokativ i kësaj vepre. Arsyeja tjetër mund të jetë se romani ka një ndërlidhje të mrekullueshme kronologjike dhe një fund befasues për lexuesin. Tjetra është se nuk ka simbolika e as metafora, çdo gjë rrjedh natyrshëm. Shumë lehtë lexuesi ambientohet me rrëfimet e protagonistit, bëhet vet pjesë e këtyre rrëfimeve sa të dhimbshme, aq edhe të lumtura, shpesh shumë të çmendura.

Këto ditë ky roman është në shitje edhe në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë. Ngjarja e romanit është kjo: Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.  Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat