Studiuesi Gjon Keka vjen me një Libër të ri - Bota Sot
Studiuesi Gjon Keka vjen me një Libër të ri

Libra

E enjte, 20 shtator 2018

Studiuesi Gjon Keka vjen me një Libër të ri

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:08
Kopertina e librit

Së shpejti do të dal nga botimi libri i ri i studiuesit të njohur shqiptar Gjon KEKA me titull “Arbëria përball renegatëve(Dje dhe Sot),botues Lena Graphic Design ,Prishtinë ”.Në këtë libër autori trajton çështje e identitet ,lashtësisë ,pastja mohuesve dhe armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar.Shfaqja e dukurive negative - individ të ideologjizuar, renegatë etj, që kanë drejtuar shigjetat e demonizuara kundër figurave kombëtare dhe humane të kombit e që në fakt ky është dëmi më i madhë që po i bëhet imazhit dhe vetë kombit,historisë së lavdishme të tij në mbrojtje të qenjes dhe lirisë e identitetit kombëtar europian.Këto dhe shumë tema tjera serioze janë trajtuar brenda librit në fjalë ,libër ky që ka si qëllim mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit europian të shqiptarëve përball mbetjeve,mohuesve dhe renegatëve.

Kur jemi te lashtësia e kombit shqiptar autori nënvizon se :“...arbënorët kanë prejardhje ilire, tanimë kjo është jo vetëm teori, por edhe realitet historik. Shumë autorë kanë ndihmuar që ky realitet të zbardhet deri në fund. Realiteti i prejardhjes së arbënorëve nga ilirët, respektivisht shqiptarëve, e ndihmon jo vetëm gadishullin ilirik, por edhe kontinentin europian të njohë të kaluarën e tij, themelet e tij dhe rrënjët e civilizimit të tij.”

Puna që ka bërë autori Keka në këtë libër do të jetë në shërbim të kombit siç shprehet:“nuk është e vështirë të gjesh talente, e rëndësishme është të përcaktohet vendi ku ato do të shpërfaqen dhe ku duhet të bëjnë shërbime të dobishme për atë vend. Sidoqoftë, rrugëtimi i kombit tim është preokupimi im në këtë libër, duke parë problemet e mëdha që ai ka, sfidat, devijimet, helmimet etj. Ky preokupimi im vjen kur shohim se si mbetjet osmane kanë filluar ta sulmojnë kombin, pra kanë filluar të sillen rreth trungut të kombit tonë.

Dhe kjo sigurisht që është e përkrahur edhe nga disa pushtetarë që kanë lidhur vëllazëri me turqit...“

Poashtu autori Keka me këtë libër vihet në mbrojtje të identitetit dhe figurave kombëtare të cilat janë njollosur sikur që potencon me të drejt: “...që personalitetet tona mbikohore, Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti etj, kanë vend të veçantë në këtë libër, pasi janë shtyllat e kombit dhe imazhi i tij në botën e civilizuar. Neve askush nuk do të na njihte, po të mos i kishim këto dy figura të mëdha dhe të pavdekshme të kombit tonë. Janë pikërisht këto dy figura që bota i njeh dhe na i hap dyert me respekt të lartë, për të qenë pjesë e civilizimit të saj, e dinamikës së përbashkët të jetës në bashkësi dhe e vlerave humane, universale dhe qytetëruese.

“Ndërsa sipas tij: “Renegatët e sotëm janë “monedha” e armikut, prandaj sa ta mbajnë monedhën në duart e tyre, ata do të përpiqen ta dëmtojnë imazhin e kombit tonë europian. Por kur t’ua heqin këtë “monedhë”, ata do të humbasin dhe do të zhduken me gjithë ligësitë e tyre. Pas gjithë këtyre tendencave të tyre shkatërruese, Arbëria jonë do të rrojë dhe do të bëhet pjesë e natyrshme e familjes së saj europiane, sepse udhën e kanë shtruar etërit tanë. Ajo është udha e vërtetë e kombit, ndërsa rikthimi në familjen europiane është qëllimi historik, politik dhe shpirtëror i kombit tonë. “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test