Çka ka të përbashkët “Psycho” me Mike Tyson-in?

Libra

Çka ka të përbashkët “Psycho” me Mike Tyson-in?

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:41
Kopertina

Romani tashmë i njohur triler “Psycho” i Ilir Muharremit ka zënë vend në hapësirat e Akademisë së Shkencave në Tiranë. U konsiderua si romani më i veçantë shqiptar i shkruar ndonjëherë. Kështu së paku u theksua nga Akademikët. Skenat erotike ato të dhunës nuk mungojnë fillim e fund. Lexuesi ngadalë rrëshqet në botën e këtij romani, ndonëse secili nga ne ka nga pak elemente psikopatie. Porse edhe të kanibalizmit sepse ne shqiptarët jemi bërë kanibal të vërtetë ndaj njëri-tjetrit. Kjo trajtohet shumë në këtë roman. Mirëpo, autori protagonistit nuk i vendos ndonjë emër, nga pyetja se si quhet ai? Përgjigja është: Mike Tyson. Çfarë ka të përbashkët me legjendën e boksit Tyson? Fuqinë e tij, teknikën e tij, dështimin real të Tyson-it. Pikërisht dështimi i Tyson-it është njëri ndër elementet i cili i ngarkohet biografisë së personazhit. Në vazhdim po ju sjellim një fragment që ka të bë me këtë:

“Më lejoni të prezantohem: Mike Tyson. Boksier, tash i pa punë dhe pa grua. A është përgjigje e shkëlqyer? Më lejoni të bëhem hetues. Ju keni moshën time a po jo? Një sy të tridhjetekatërvjeçarit që dinë të marrë pjesë në të gjithë gjërat, që dikur isha i veshur mirë, siç vishen te ne politikanët me kravatë, dhe tru gomari. Duart i kishin të qara nga puna, kurse tash i kanë të lëmuara, ashtu si puna jote. Isha pasanik, por i rafinuar. E para është se unë i njoh ata, dhe e dyta është se me acarojnë shumë. Kërkoj që ju të argëtoheni me mua, kjo tregon që jam shumë i hapur. Ju jeni përafërsisht një femër që studion dhe nga kjo punë paguan semestrin. Apo i keni përfunduar studimet dhe nuk gjeni punë me profesion tëndin. Ose ju kanë larguar nga shtëpia, apo je divorcuar, ke një fëmijë....

Më lejoni vetëm edhe një pyetje: A zotëroni pasuri të trashëguar nga prindi?  Ndopak? Mirë, fjala e parë nga ju. A ju keni ndihmuar të varfërve? Po. Me siguri se nuk i ke tejkaluar mundësitë e ndihmës. Jo. Kjo më pëlqen. A merreni me lexime? Ose harroje këtë, ju më interesoni më shumë. Shpatullat, fytyra dhe vithet i ke të mira. Kurse unë kam pamjen e një boksieri më hundë të thyer. Pallton që kam të veshur e kam marr nga një njeri i cili vuante nga zgjebja, por thonjtë e këmbës dhe të duarve i kam të prerë mirë. Thjesht po rrëfehem pa kujdes ndaj jush zonjë. Pavarësisht gjuhës, jam një njëri i zakonshëm që ditën bredh nëpër kafene të rakisë, kurse natën barëve. Edhe te shtëpia  e rrotulloj një gotë apo dy raki, dhe më zë gjumi me gotë në dorë. Mos kërkoni më gjatë të rrëfehem. Vazhdoni. Jua thash, e vërteta është se tashmë nuk zotëroj asgjë. Isha i pasur, asgjë nuk ndaja me të tjerët...”

Image
Mike Tyson
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat