“Psycho”, romani më i mirë triler

Libra

“Psycho”, romani më i mirë triler

Nga: Ilir Muharremi Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:30
Kopertina

Fuqia e fjalës, personazhet, paraqitja e tyre, sfidat e jetës, dhimbja, torturat, janë disa nga elementet që paraqiten në romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Romani është triler dhe shumë lehtë mund të ekranizohet, sepse çdo situatë vjen natyrshëm, përshkruhen edhe detajet me të vogla.

Për studiuesit e letërsisë ky roman mund të konsiderohet si romani më i mirë triler dhe qëndron jashtë rregullave klasike, rregulla të cilat ende i përfillin shkrimtarët tonë të vjetër, por edhe të rinj. Njëri nga studiuesit e letërsisë Vilson Culaj romanin e vlerësoj si mjeshtri të rrallë me njohe të veçantë nga autori dhe lirisht mund të konsiderohet si romani më i mirë triler. “Ta mbarështrosh një vepër letrare me fundament psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, ( si diskurs e fiksion letrar ) është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike, vetënjohjeje e rigjetjeje të vetvetes përmes kulturës së gjerë të leximit”, thotë Culaj. Sipas tij, është fuqia gnostike dhe epistimiologjike për t’i përceptuar gjërat jashtë shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë, por rigjiditet e fatkeqësi sociale, dëshmon struktura e këtij libri kaq joshës për lexuesit. “Aty është e etiketuar dhe e atakuar hipokrizia, miopia, formalizmi dhe emitimet e rrejshme të jetës – jetë që nuk shijohet, por vetëm na shpifet si e lumtur. Aty kryqëzohen kohërat kalorsiake, moderne e posmoderne në kërkim të njeriut real, por gjakimi i shkrimtarit megjithatë mbetet  i kotë për të ndryshuar gjendje të një itelekti kolektiv postmodern por ende në embrionin e Gnostikës së përthelluar”, shkruan Culaj.  

“Libri ‘’Psycho’’ është libër për veshët e shurdhër e mendjet e hapura. Duhet kulturë leximi për ta lakmuar e durim për ta shijuar këtë libër unik. Lexuesi i rëndomtë dhe pa gjeografi të mendimit, ndoshta këtë libër do ta trajtonte si , Libri i errët i ndërdijes autoriale ‘’, por në fakt ky libër është gjakim për ta larguar errësirën dhe iluzionin e tyre sociologjik, psikologjik e të traditës pa përmbajtje të kolektivitetit që shpeshherë në mënyrë të verbër, dinë t’u besojnë edhe ligjeve të Asurdit.”, përfundon Culaj.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat