“Psycho”, a mund të konsiderohet si Besteller?

Libra

“Psycho”, a mund të konsiderohet si Besteller?

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:34
Kopertina

Romani i përfolur në media “Psycho”, i autorit Ilir Muharremi, në natën e promovimit në Shkup nga kritikët letrar u konsideruar si roman Besteller. I një trajtimi të veçantë, roman i cili ka krijuar një kahe të re në letërsinë shqiptare. Roman i cili lirohet nga çdo shabllon. Roman i cili erotikën e trajton drejtpërdrejtë dhe kjo për herë të parë po ndodh në letërsinë tonë. Roman i cili vrasjen e shpreh tepër mizore dhe çdo akt i tillë duket i natyrshëm. Roman i cili psikopatinë e shpreh shumë origjinal, madje mund të shtrohet pyetja se çka ka të përbashkët autori me psikopatinë? Roman i cili dashurinë e shpreh përmes dhembjeve, dhe dhimbja është pjesë kryesore e protagonistit. Po ju sjellim një fragment të shkruar me veçanti:

“Kërkoja heshturazi në veten time që jeta të më bëhej e dhimbshme, fillova të heqja dorë nga ahengjet natën dhe kurvat. Lodhja e tepërt ndaj kësaj jete më kishte përfshirë të tërin, kishte prekur tashmë pikat më të ndjeshme të vetes sime. Teprimet, çdo njeriut ja eliminojnë dhimbjet, nganjëherë edhe shoqërinë, por mua kjo më ndjell kënaqësi. Shfrenimi është kënaqësi e gjatë, duket si gjumë që zgjatë përjetësisht. Unë jam xheloz e pranoj, xhelozoja edhe ndaj kurvave, kisha dëshirë të isha vetëm unë i pari dhe i vetmi, por njerëzit xheloz dëshirën më të madhe e kanë të bëjnë seks me ata që kujtojnë se i kanë tradhtuar. A e di përse e bëjnë këtë mik? Të besojnë se thesari ju takon vetëm atyre. Pas seksit xhelozia e tyre zbutet. Unë kisha probleme me xhelozinë fizike, por kjo ndodhej vetëm në fantazinë time, por kurrë bëja qejf dhe shkoja në teprim dobësoja imagjinatën. Mendojmë keq për femrat që i duam, këtu është dobësia zotëri. Martesat në moshë të re, veçanërisht te dashuritë e para shumë shpejt humbasin durimin dhe zbehen, bëhen si varreza monotone. Harxhohen shpejtë sepse përpara i pretë një jetë e tërë sfidash. Ose kufizimet e hershme në martesë, më vonë përjetojnë shfrenimin, të dy çiftet çoroditen dhe jetojnë në distancë njëri me tjetrin. Fatmirësisht martesa ime ishte jo nga dashuria e parë, por nga e njëqinda femër.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat