Je e dashuruar? 13 shenjat që të thonë “PO”

Life style

Je e dashuruar? 13 shenjat që të thonë “PO”

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Nëse je me fat, mund të kesh gjetur personin ideal që të bën të ndihesh siç nuk je ndier kurrë ndonjëherë. Mund të jetë një ndjenjë e shoqëruar me emocione të forta, por nuk ka asgjë të ngjashme me atë ndjesi. Të jesh e dashuruar është gjëja më e mrekullueshme.

Ke rënë brenda kokë e këmbë me partnerin? Këto shenja tregojnë.

1.Kur mendon për të ardhmen, partneri është pjesë e saj.

2. Kur je larg prej tij, të mungon më shumë se çdo gjë dhe se çdokush.

3. Keni kimi të jashtëzakonshme.

4. Të pëlqen shumë të kalosh kohë pa fund me të.

5. U ke dhënë fund një herë e përgjithmonë historive të kaluara.

6. Prioritetet e tjera nuk janë më aq të rëndësishme para çdo gjëje që ka lidhje me të.

7 Ke zbuluar ‘çmenduritë’ e tij të vogla të adhurueshme.

8. Çdo gjë e vogël dhe e parëndësishme të kujton vetëm atë.

9. Ndihesh rehat ndërsa flet me të për gjithçka.

10. Edhe nëse e bën të çmendet, di gjithmonë të falësh.

11. Gjithmonë gjen veten ndërsa je duke folur me të.

12. Mendon se është ai që po të bën njeri më të mirë.

13. Mendimi për të jetuar pa të është thjeshtë i paimagjinueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat