A mendoni që kjo është gjyshja më e bukur në botë?

Life style

A mendoni që kjo është gjyshja më e bukur në botë?

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:00
Livia

Kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale jemi mësuar të shohim shumë make-up artistë, të cilët postojnë video të punës së tyre dhe japin këshilla bukurie.

Por jo çdo ditë shohim video të transformimit përmes grimit të një gjysheje duke u dukur ashtu sikur shumë femra paramendojnë të duken.

Kjo ka ndodhur me gjyshen Livia 80 vjeçare nga Spliti, Kroaci, ku mbesa e saj grimere profesioniste si me magji e ndryshon gjyshen e saj.

“Ne vendosëm të gjirojmë një video ku ndjekësit dhe klientët të shohin se edhe një gjyshe mund të duket e freskët dhe e re” u shpreh mbesa grimere, Tea Flego për Cosmopolitan.

“Ajo ndihet shumë mirë kur grimohet, ajo ndihet e bukur, e re dhe kënaqet. Por më së shumti i gëzohet vëmendjes që ia kushtoj asaj. Zakonisht të vjetërit ndihen të vetmuar dhe unë nuk dua që ajo të ndihet ashtu” u shpreh mbesa.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat