Këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që i parandalon seksi oral

Life style

Këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që i parandalon seksi oral

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 18:02
Ilustrim

Ky lajm i mirë, i cili thotë se seksi oral mund të parandalojë kancerin dhe mund të na shpëtojë jetët, vlen si për meshkujt, njashtu edhe për femrat.

Një hulumtim online i Daily Star ka zbuluar se seksi oral sjell përfitime të ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe parandalimin e shumë llojeve të kancerit. Me një fjalë, seksi oral na ndihmon të jemi gjallë.

Një zyrtar i lartë i Journal of the american Medical Association ka thënë se shpeshtësia e madhe e ejakulimit lidhet me zvogëlimin e rrezikut total të kancerit në prostatë.

Darryl Burch, edukator i studimeve riprodhuese thotë: “Në fakt, hulumtimet e kryera tregojnë se seksi oral parandalon kancerin për meshkujt dhe femrat, ndryshe nga ato që është raportuar se seksi oral i shkakton ato.”

“gjatë orgazmës, femrat prodhojnë hormone si oksitoksina dhe endorfine tjera të cilat janë dëshmuar se kanë efekte mbrojtëse kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Mbi të gjitha, një tjetër hulumtim i fundit i ekzaminuar në 200 apo më shumë çifte heteroseksuale dhe homoseksuale, ka zbuluar se gjysma e çifteve që jetën seksuale e fokusonin në seksin oral kishin intimitet më të lartë, nivele më të zvogëluara të stresit dhe përfitime tjera shëndetësore.

Prandaj, aspak nuk duhet që seksi oral të jetë një tabu. Është dëshmuar shkencërisht që i parandalon llojet e ndryshme të kancerit dhe shumë sëmundje vdekjeprurëse tek të dy gjinitë. “

Jennifer Bass, akademik në Institutin Kinsey për hulumtime në seks, gjini dhe riprodhim, thotë se kanë të dhëna të mira që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejt të seksit oral me shëndetin e mirë.

“Ne e dimë se njerëzit e shëndetshëm kanë më shumë aktivitet seksual. Këto të dhëna gjithashtu tregojnë për mundësinë që sperma mund t’i luftoj simptomat depresive.”

Përveç këtyre gjërave, studimet thonë se sperma e zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ka një rol vital si antidepresues.

Prandaj, Carin Koelman, profesor i shëndetësisë në Leiden University Medical Centre, Holandë, i sugjeron grave që të kryejnë seks oral dhe të gëlltitin spermën për shkak se ka shumë efekte të mira shëndetësore.  /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat