Kjo është maska më efektive për parandalimin e rrudhave

Life style

Kjo është maska më efektive për parandalimin e rrudhave

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:45
Ilustrim

Kjo maskë me përbërje molle është shumë dobishme për parandalimin e rrudhave në zonën e fytyres dhe qafës, prandaj sapo të kaloni të 25‘tat mund të filloni me aplikimin e saj. Mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi, këshillohet të përdoren përbërës bio.

Përbërësit:

-  1 mollë e gjelbër

-  1 lugë gjelle mjaltë

-  2 lugë gjelle qumësht

Në fillim përzieni mollën dhe qumështin në blender, derisa të krijohet një masë homogjene. Pasi t’i keni përzier mirë, shtojeni mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen.

Para se të filloni me aplikimin e maskës në fytyrë, qafë dhe gjoks, lani mirë pjesët e lartpërmendura me ujë të ngrohtë dhe solucion larës për llojin tuaj të lëkurës, për t’u siguruar që keni larguar çdo sasi të grimit, që mund të ketë mbetur në fytyrë. Pasi ta keni pastruar lëkurën, filloni me aplikimin e maskës, duke filluar nga gjoksi, deri në ballë. Shmangni kontaktin e maskës me sytë, pasi mund të shkaktojë irritim.

Lëreni maskën të veprojë për njëzet minuta dhe pastroni lëkurën me ujë të vakët. Është mirë që maska të aplikohet në mbrëmje pasi në këtë mënyrë lëkura ka më shumë kohë për t’i thithur lëndët e nevojshme ushqyese. Para se të aplikoni maskën konsultohuni me dermatologun pasi jot ë gjitha fytyrat reagojnë njëlloj nda maskave të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat