Horoskopi, 19 korrik 2016

Life style

Horoskopi, 19 korrik 2016

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 07:31
Horoskopi

Dashi

Për të lindurit e shenjës së dashit, nuk është e këshillueshme të ndërmerrni udhëtime, takime apo vendime të rëndësishme në pjesën e parë të ditës. Edhe kërkimi i informacionit nuk do t’ju shërbejë.

Demi

Gjysma e parë e ditës është e favorshme për finalizimin e planeve tuaja të hershme. Në përfundim të ditës, çështjet familjare do të jenë ato që do të marrin përparësi.

Binjakët

Këshillohet të mos merrni vendime të rëndësishme. Në disa fusha do të mund ta kontrolloni veten, në disa të tjera do të hasni vështirësi. Përpiquni ta kufizoni pak veten dhe dëshirat tuaja nesër.

Gaforrja

Gjatë gjithë ditës do të ndiheni në mëdyshje mes shpresës dhe frikërave që ndjeni. Përpiquni ta kaloni ditën duke lexuar literaturën që ju përshtatet.

Luani

Kontaktet me miqtë tuaj gjatë fillimit të ditës, nuk do të ishin të këshillueshme. Sado idealistë të jeni në marrëdhëniet që vendosni, duhet të dini se realiteti është disi më ndryshe.

Virgjëresha

Marrja e vendimeve afatgjata nuk do të ishte gjëja e duhur për ju. Nëse keni lindur nga mesi i shtatorit, do të vuani për gjërat që nuk jeni në gjendje t’i parashikoni, si sjellja e të huajve ose refuzimi i partnerit.

Peshorja

Marrëdhëniet me njerëz shumë të ndryshëm nga ju, mund t’ju shkaktojnë shumë pikëpyetje në kokën tuaj.  Ju keni të drejtën tuaj të besoni në njerëz më të cilët keni ndarë eksperienca, por gjërat mund të ndryshojnë.

Akrepi

Pjesa e parë e ditës do t’ju favorizojë në eksperimentimin e gjërave që nuk i keni provuar më parë. Nëse vazhdoni të qëndroni pas mjeteve tekonolgjike dhe jetës virtuale do të dëmtoni lidhjet tuaja familjare.

Shigjetari

Dita e nesërme, nuk do të jetë e lehët për ju. Këshillohet të shmangni projektet e reja. Nëse keni lindur nga mesi i dhjetorit, do të përjetoni disa ndjesi të pakëndshme gjatë ditës.

Bricjapi

Situatat e çuditshme e të paparashikuara që mund të përjetoni sot, mendojini si të përkohshme. Frymëzimi që mund të ketë kapur njerëzit përreth jush, mund të jetë jetëshkurtër.

Ujori

Një ide kreative ose një histori dashurie mund t’ju trokasë nesër. Mos e anashkaloni lumturinë tuaj. Por, disa ndryshime do të jenë të pashmangshme. Do t’ju duhet t’i mendoni dy herë disa gjëra.

Peshqit

Nesër do të kuptoni se jo të gjitha problemet janë zhdukur nga horizonti, qofshin këto familjare apo personale. Nëse keni lindur nga mesi i marsit, kontrollojini nervat tuaja në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat