Shkenca: Sarkazma ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik

Life style

Shkenca: Sarkazma ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Sarkazma, për shumë njerëz është lloji i preferuar i humorit për shkak të natyrës së errët dhe armiqësore. Kur bëhet në mënyrën e duhur, ky lloj humori është i papritur dhe ndërlidhet me situatën. Sarkazma ngacmon njerëzit të cilët do të mund të na bezdisnin apo fyejnë, duke na vënë neve në një nivel më të lartë intelektual

A është sarkazma toni i zërit i duhuri kur e komplimentoni gruan tuaj? Natyrisht se jo. Sidoqoftë mund të jetë, një mjet fantastik me të cilin mund t’i qaseni anës suaj kreative e intelektuale. Sarkazma kërkon një nivel të madh të intelegjencës, sikurse edhe aftësinë për të analizuar dhe kuptuar mendimet komplekse.

Kjo është ilustruar edhe në një studim të publikuar së fundi nga Qendra Kombëtare për Informacion Bioteknik. Shkencëtarët kanë vrojtur vullnetarët dhe kanë arritur në përfundim se sarkazma ndikon në zhvillimin e të menduarit kritik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat