Ja pse kopsat në këmishat e grave dhe burrave janë në anë të kundërta

Life style

Ja pse kopsat në këmishat e grave dhe burrave janë në anë të kundërta

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:49
Ilustrim

Të gjithë ata që kanë veshur këmishë në jetën e tyre e kanë vënë re se kopsat janë të vendosura në anë të ndryshme, në varësi të gjinisë së personit.

Ndoshta nuk i keni dhënë shumë rëndësi, por në fakt pas kësaj fshihet një histori interesante.

Matt Lauer dhe Savannah Guthrie kanë shpjeguar arsyen gjatë emisionit “What’s Trending”.

Sipas tyre, stilet e ndryshme të këmishave datojnë në periudhën kur u shpikën kopsat, rreth shekullit të 13.

“Vetëm gratë e pasura mund të blinin këmishë me kopsa, dhe nëse je i pasur sigurisht ke shërbëtore. Pra ka kuptim që kopsat të jenë në anën e kundërt, pasi është dikush tjetër që t’i mbërthen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat