Të bezdisur nga djersa? “Pa të, do të vdisnim nga i nxehti”

Life style

Të bezdisur nga djersa? “Pa të, do të vdisnim nga i nxehti”

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:46
Ilustrim

“Shumë kafshë djerësin, është e vërtet, por organizmat e tyre nuk e përdorin djersën si teknologji ftohjeje kaq efikase e të rafinuar sa ne”.

Të bezdisur nga djersa? Në fakt, duhet ta falenderojmë thotë eksperti i mjedisit në universitetit e Kentit, Vybarr Cregan-Reid; pa të, do të vdisnim nga i nxehti.

Njeriu, shpjegon ai, është e vetmja qënie me aftësinë e vetë-freskimit. “Shumë kafshë djerësin, është e vërtet, por organizmat e tyre nuk e përdorin djersën si teknologji ftohjeje kaq efikase e të rafinuar sa ne”.

Është e qartë për Cregan-Reid se njerëzit janë në gjendje të zhvillojnë më shumë stimuj intelektualë se gjitarë të tjerë, por kushdo që ka një kompjuter e di se sado i fuqishëm të jetë, pa një sistem funksional ftohjeje, ai ngec në vend. “Dhe kjo e bën ndryshimin. Aftësia për të ruajtur një temperaturë të qëndrueshme, në mënyrë që jo vetëm të mund të lëvizim, por edhe të mendojmë gjatë lëvizjes”.

Mbase e kemi organizmin të aftë të përballojë vrapimin në distanca të gjata, por muskujt nuk do të na ndihmonin dot pa një kontroll të saktë të temperaturës trupore.

Mos e stigmatizoni djersën, thotë Cregan-Reid; “pa ato bulëzat e saj në lëkurë që punojnë për të mbajtur një temperaturë korrekte të trupit, nuk do të ishim fare këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat